Të kesh mpiksje gjaku gjatë menstruacioneve është mjaft e zakonshme. Në shumicën e rasteve, edhe pse janë të bezdisshme, nuk paraqesin shqetësim, pasi janë pjesë e procesit menstrual. Ato shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, të brendshëm apo të jashtëm.
Mpiksja e gjakut mund të shkaktohet nga faktorët e mëposhtëm:
1. Shkëputje e papritur e mukozës
Gjatë ciklit menstrual, mitra tkurret për të nxjerë përmbajtjen e brëndeshme. Gjatë kontraktimit prodhohet prostaglandinë, nëse pastrohet më shpejt, shfaqen mpiksje gjaku. Dhe gjatë natës, një pjesë e madhe e gjakut grumbullohet në vaginë pa u nxjerrë jashtë dhe për këtë arsye formohen këto masa të vogla si mpiksje gjaku që në mëngjes shkarkohen.
2. Kist ose fibroid i mitrës
Gratë gjatë kohës se riprodhimit kanë më shumë gjasa të kenë kiste ose fibroide intrauterine; një nga simptomat janë mpiksjet që shfaqen gjatë menstruacioneve. Ato shkaktojnë një rritje të indeve në mitër dhe, megjithëse janë kryesisht beninje, është e nevojshme të shkoni te gjinekologu për të përjashtuar probleme më serioze.
3. Ndryshimet hormonale
Ndryshimet hormonale, veçanërisht estrogjeni dhe progesteroni janë një tjetër shkak i mundshëm. Këto ndryshime ndodhin kryesisht në adoleshencë dhe paramenopauzë.
4. Anemia
Gjakderdhja e rëndë mund te jetë si pasoje e mungesës së hekurit. Kur, ky element zvogëlohet, trupi humbet një pjesë të kapacitetit të tij antikoagulant. Në këto raste është e nevojshme të ndiqet një trajtim integrues.
5. Çrregullime të sistemit riprodhues
Një sëmundje kudo në sistemin riprodhues mund të shpjegojë praninë e mpiksjes së gjakut gjatë periudhës se ciklit menstrual. Ka shumë mundësi që ato të shoqërohen edhe me dhimbje të forta barku.
6. Aborti spontan
Humbja në javët e para të shtatzënisë shpesh ngatërrohet me një periodë. Në këtë rast, për fat të keq, nuk përjashtohen mpiksjet e thjeshta të gjakut, por fetusi dhe lëngjet që lidhen me shtatzëninë.
7. Çrregullime të të ngrënit
Disa çrregullime të të ngrënit, si anoreksia ose bulimia, kanë ndikim në rregullsinë e ciklit menstrual. E njëjta gjë ndodh me ndryshimet ekstreme të peshës, si kur rritet, ashtu edhe kur zvogëlohet.
8. Stresi
Ankthi dhe stresi janë shkaku i vonesave të menstruacioneve. Në këtë rast, cikli që pason është më i bollshëm dhe i shoqëruar me mpiksje gjaku të përmasave të ndryshme. Nëse ky është problemi, mësoni të relaksoheni: trupi po ju thotë se emocionet tuaja po ju lëndojnë.
Mpiksja e gjakut gjatë menstruacioneve: kur të shqetësoheni?
Siç e thamë dhe më lart, në shumicën e rasteve është një fenomen krejtësisht normal dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Megjithatë, në prani të simptomave të mëposhtme, është më mirë të konsultoheni me një gjinekolog patjeter.
- Ndjenja e vazhdueshme e lodhjes. Mund të ketë anemi te theksuar. Siç e kemi parë, ky është një nga shkaqet e pranisë së mpiksjeve gjate ciklit menstual dhe duhet trajtuar në kohë. Me një suplement hekuri është shumë e lehtë për të zgjidhur problemin.
- Dhimbje të forta dhe gjakderdhje e tepërt. Ngërçet veçanërisht intensive ose të pazakonta ose gjakderdhja e shtuar mund të jenë simptoma të një çrregullimi që duhet të hetohet me tej.
- Mpiksje të mëdha. Nuk është shumë e këndshme të shikosh atë që prodhohet gjatë ciklit menstrual. Por, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të monitoroni madhësinë e mpiksjes së gjakut. Nëse ato janë shumë të mëdha dhe të vazhdueshme, është e nevojshme t’i nënshtroheni testeve dhe kontrolleve patjeter.
Menstruacionet janë një proces fiziologjik shumë i rëndësishëm në jetën e grave, sepse ato shënojnë periudhën pjellore. Pavarësisht bezdisjeve që mund të shkaktojnë në rutinën e përditshme, ato luajnë një rol themelor.
Të jesh në gjendje të kalosh ditët e menstruacioneve në mënyrën më të natyrshme dhe paqësore promovon mirëqenien psikofizike dhe shëndetin në përgjithësi. Të kuptuarit e origjinës së mpiksjes ndihmon për të pasur një marrëdhënie më të sigurt me trupin.
Please tell me more about your excellent articles
Great beat ! I would like to apprentice while you amend your web site, how could i subscribe for a blog site? The account helped me a acceptable deal. I had been a little bit acquainted of this your broadcast provided bright clear concept
Great content! Super high-quality! Keep it up!