Çrregullimet e periodave, si dhe dhimbjet dhe shqetësimet që pasojnë, ndryshojnë nga gruaja në grua, edhe pse për shumicën prej nesh është gjithmonë diçka që ndikon në ditët tona.
Këto janë çrregullime që prekin shpesh pjesën e poshtme të barkut, megjithëse ka mundësi që të prekin edhe pjesë të tjera të trupit, si për shembull kur shfaqen dhimbje shpine dhe dhimbje koke. Zakonisht janë dy ditët e para që karakterizohen nga manifestimet më intensive dhe që shpesh ndryshojnë aspekte të ndryshme të jetës, duke shkaktuar rraskapitje dhe stres.
Dismenorea:
Janë dhimbje apo krampe menstruale shoqëruese të ciklit menstrual. Këto dhimbje mund të nisin me ardhjen e ciklit, ta paraprijnë atë, të vazhdojnë deri në perfundimin e tij dhe më rrallë akoma të vazhdojne dhe disa ditë më pas. Mund të jenë thjesht besdizese por në raste të tjera mund të jenë të forta aq sa të pengojnë aktivitetin fizik normal.
Dismenorea, ose kur dhimbja menstruale bëhet shumë intensive, është një nga çrregullimet më të zakonshme gjinekologjike. Mund të ndahet në:
- dismenorea primare, e njohur gjithashtu si e brendshme, thelbësore ose idiopatike, që çon në simptoma të dhimbshme pa ndonjë shkak të dukshëm;
- dismenorea dytësore, dhimbjet e së cilës janë zakonisht për shkak të kushteve shëndetësore të veçanta të organeve gjenitale të brendshme, si endometrioza, stenoza e qafës së mitrës, adenomioza, çrregullimi inflamator i legenit dhe neoplazitë e mitrës, beninje ose malinje.
Disa mënyra per tu qetësuar nga dhimbjet menstruale.
Hidratimi është baza e shëndetit të njeriut, madje më shumë se femrat gjatë gjithë menstruacioneve, sidomos kur është ftohtë: çajrat bimorë në këto raste duhen marrë edhe dy ose tre herë në ditë, për të përfituar nga efektet e tyre si hidratimi i brendshëm dhe për vetitë që kanë disa bimë për shëndetin tonë, si p.sh:
- gjethet e mjedrës, të pasura me flavonoide dhe me veti diuretike;
- kamomili, për vetitë e tij relaksuese;
- xhenxhefili (ginger) për përfitimet e tij tretëse dhe qetësuese;
- kanella, për vetitë e saj anti-inflamatore.
Për më tepër, nxehtësia ndihmon muskujt të relaksohen, duke reduktuar kështu çdo ngërç, efekt që mund të arrihet edhe me një banjë të këndshme të nxehtë, ndoshta me shtimin në vaskë e vajit esencial të livandës, perfekt për relaksimin e trupit.
Shpesh ne mund të gjendemi në pozicionin që duhet të rrisim dozat e magnezit, hekurit dhe vitaminës B6 të pranishme në trup: të cilat gjënden në oriz, banane, arra dhe peshk, dhe janë super efektive për forcimin e të gjithë trupit.
Kur nuk është e mundur marrja e tyre në doza të mira përmes ushqimit, është e mirë të drejtoheni në suplemente ushqimore , ndoshta duke ndjekur këshillën e mjekut ose farmacistit, duhet të merren për disa javë para ose gjatë menstruacioneve.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë ose keni ndonjë pyetje, na kontaktoni. Ekipi ynë i profesionistëve do t’ju përgjigjet me kënaqësi.