Skip to content
Home » Humbja e oreksit tek fëmijet. Sugjerimi ynë.

Humbja e oreksit tek fëmijet. Sugjerimi ynë.

Ka periudha të vitit kur lodhja dhe nervozizmi pushtojnë të vegjlit tanë. Ankthi, ndryshimet klimatike apo sëmundjet sezonale janë ndër shkaqet kryesore të lodhjes, të shoqëruara më shpesh me humbje të oreksit. Por edhe kur është vapë, gjatë verës, përveç mbrojtjes adekuate të lëkurës së fëmijës duke zgjedhur kremin e duhur kundër diellit per ta, është e nevojshme edhe monitorimi i ekuilibrit psiko-fizik të tyre.

Po flasim për një gjendje mjaft të zakonshme por që në të njëjtën kohë nuk duhet nënvlerësuar aspak. Kur shfaqen simptoma dhe sjellje specifike, këshillohet përdorimi i një suplementi të veçantë për fëmijët. Por cili prej tyre eshte me i përshtatshmi?

Fëmijët e lodhur pa oreks: kur duhet të ndërhyni me një suplement ushqimor?

Duke qenë se për një tablo sa më të besueshme dhe më të plotë të mundshme është e nevojshme që fillimisht të konsultoheni me pediatrin tuaj të besuar, por në parim duhet t’ë marrim menjëherë një suplement adekuat kur fëmija:

  • shpesh refuzon të hajë
  • nuk mund të përqendrohet
  • manifeston lodhje të vazhdueshme që nuk largohet me gjumin
  • ndihet i dobët, i mungon forca dhe ankohet për dhimbje muskulare
  • shpesh ka infeksione si ftohja, bajamet, bronkiti etj.

Suplement natyral për fëmijë: cilin të zgjidhni?

Kur humbja e oreksit dhe lodhja nuk janë më të përkohshme, por vazhdojnë për periudha të gjata, atëherë është e nevojshme t’i drejtoheni suplementeve. Në përgjithësi, ne të Farmaceutika.org rekomandojmë gjithmonë të zgjidhni suplemente natyrale që i japin fëmijës të gjitha lëndët ushqyese thelbësore për rritjen dhe në të njëjtën kohë gjithashtu stimulojnë oreksin e tij.

Këtu kemi mbledhur disa karakteristika që duhet të ketë suplementi për fëmijët nën peshë, të lodhur dhe pa oreks:

1.Suplement natyral i bazuar në pelte mbretërore (Propolis)

Propolis është një element i shkëlqyer multimineral dhe multivitamina i pasur me kalium, kalcium, zink, hekur, mangan, vitamina të grupit B dhe bakër. Përbëhet nga 65% ujë dhe përqindja e mbetur perbehet nga lipide, sheqerna dhe proteina.

Rekomandohet kryesisht gjatë ndryshimeve sezonale për të përballuar lodhjen dhe për të nxitur oreksin.

2.Suplement natyral i bazuar nëgrupin e vitaminave B

Ndër suplementet më të mira për fëmijët me mungesë oreksi sigurisht që gjejmë ato që përmbajnë vitamina të grupit B. Këto vitamina për fëmijë ndihmojnë në metabolizimin e ushqimit dhe shndërrimin e tij në energji thelbësore për funksione të shumta fiziologjike të trupit.

3.Suplement natyral me bazë mjalti Manuka.

Ndryshe nga vaji i mëlçisë së merlucit, ky suplement natyral vlerësohet shumë më tepër nga fëmijët për shkak të shijes së tij të ëmbël dhe të këndshme. Për më tepër, njihet si suplementi më i mirë natyral duke pasur parasysh përmbajtjen e konsiderueshme të vitaminave dhe kripërave minerale.

4.Suplementet multivitaminike për fëmijë.

Një pikë tjetër e fortë e disa suplementeve është se ato forcojnë mbrojtjen imune. Pra, jo vetëm për të luftuar humbjen e oreksit ose lodhjen, por një përfitim të vërtetë 360°. Një organizëm më i fortë do të ketë më pak gjasa të zhvillojë patologji të ndryshme dhe aq më tepër në një moshë të vogel rekomandohet një marrje adekuate e kripërave minerale dhe vitaminave restauruese për fëmijët.

Kur jemi duke u përgatitur për të zgjedhur një suplement multivitaminik, duhet të sigurohemi që ai të përmbajë substanca të tilla si: vitamina (A, B1, B2, B3, B5, B6, B12, C, D, E), Hekur, Zink, Mangan, Seleni, Vitamina H (Biotinë) dhe Acidi Folik.

Farmacistët tanë rekomandojnë:

Bon Appetite nga PharmaLead i cili është suplementi ushqimor më i mirë për fëmijët mbi 3 vjeç.
Dhe kemi disa arsye pse po e themi këtë gjë!
Bon Appetite përmban :

1. Mjaltin Manuka i cili prodhohet në Zelanden e Re nga nektari i pemes Manuka . Ky mjaltë është perdorur që në lashtësi për të trajtuar sëmundje . Mjalti është anti bakterial . Gjithashtu ky mjaltë stimulon prodhimin e qelizave speciale të cilat riparojnë indet e dëmtuara nga infeksionet .

2. Propolis-in i cili është prodhim i bletëve për të cilin shumë studime kanë vërtetuar se i zhduk bakteriet, këpurdhat, viruset dhe infeksionet poashtu ka veti anestetike, antioksiduese dhe antitumorale, nxit rigjenerimin e indeve dhe e forcon sistemin imunologjik.

Përdorimi i propolis bëhet si parandalues të sëmundjeve sepse i zbut pasojat dhe parandalon gripin, virozat, ndezjet e fytit dhe gojës kundër paradontozës, aftës etj. Është antibiotik natyral, nxit qarkullimin e gjakut epitelizimin e indeve gjatë djegjes, dhe plagëve sipërfaqësore, gërvishtjeve dhe kundër herpesit.

3. Përmban Vitamin C që tashtë e dimë që është një nga antioksidantët natyral më të fuqishem.

4. Grupin e Vitaminave B , Acid folic Zink Etj.

Të gjithë këto përbërës e bëjnë Bon Appetit Propolis+ suplementin ideal për fëmijën tuaj.

E gjeni në cdo farmaci dhe do të na falenderoni…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version