Home » RRETH NESH

RRETH NESH

KUSH JEMI, DHE PSE NJE FAQE WEBI?!

Farmacia (nga Greqishtia φάρμακον-bar) është shkenca e studiuar (parimet teorike) dhe teknika (procedurat praktike) të përgatitjes dhe shpërndarjes së produkteve farmaceutike. Koncepti i “përgatitjes” së një bari (duke iu referuar punës së farmacistit) përfshin interpretimin e saktë të recetave mjekësore, aftësitë e duhura shkencore, kimike, fizike, biologjike dhe teknike, si dhe zotërimin specifik të rregullave të farmakopesë zyrtare. Koncepti i “shpërndarjes” kryesisht i referohet shpërndarjes së barnave, përveç aspekteve teknike të këshillave për dozimin, efektet anësore, ushqimin, gjithashtu nënkupton një njohuri të gjerë të karakteristikave të produkteve, aftësinë për të dhënë këshilla për përdorimin e tyre të saktë.

Si një e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Farmaci dhe me një experiencë 10 vjecare në tregun farmaceutik Shqipëtar krijimi i një faqeje të tillë erdhi si dëshire e mirë per te kontribuar sado pak në rritjen e profesionalizmit ne tregun farmaceutik, në këshillimin, ofrimin e informacioneve dhe kontributit tim online dhe jo vetëm për të gjithe ata paciente te cilët besojnë tek profesioni i farmacistit.

Informacioni që përmbahet në këtë web-site paraqitet vetëm për qëllime informative, në asnjë rast nuk mund të përbëjnë formulimin e një diagnoze ose përshkrimin e një trajtimi dhe nuk synon dhe nuk duhet të zëvendësojnë në asnjë mënyrë marrëdhënien e drejtpërdrejtë mjek-pacient ose vizitë tek specialisti. Rekomandohet që gjithmonë të kërkoni këshillën e mjekut dhe / ose specialistëve në lidhje me ndonjë indikacion ose shqetesim. Nëse keni ndonjë dyshim ose pyetje në lidhje me përdorimin e një medikamenti, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

Të gjitha përmbajtjet në faqen Farmaceutika.org (ilustrime, tekste, logo, emra të markave, imazhe dhe video) janë pronë e Farmaceutika.org . Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre, duhet t’i nënshtrohet autorizimit paraprak dhe të shprehur nga Farmaceutika.org. Të gjitha informacionet, përmbajtjet dhe skedarët mbrohen nga ligjet kombëtare dhe e drejta e pronësisë intelektuale Shqiptare. Farmaceutika.org nuk mund t’ju japë të drejtën për të kopjuar, shfaqur ose shpërndarë përmbajtje për të cilat ju nuk keni të drejta pronësie intelektuale. Të gjitha përdorimet mashtruese të kësaj përmbajtje që cenojnë të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas Ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Farmaceutika.org nuk do të konsiderohet, në asnjë rrethanë, përgjegjës nëse një përdorues shkel të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë nëpërmjet aktiviteteve të tij në këtë faqe interneti (www.Farmaceutika.org)