Skip to content
Home » Problemet e fertilitetit në cift.

Problemet e fertilitetit në cift.

ÇFARË ËSHTË STERILITETI NË ÇIFT

Infertiliteti në çift është një reduktim i pavullnetshëm i aftësisë për të ngjizur një shtatzëni në krahasim me mesataren e përgjithshme të popullsisë, termi “sterilitet” nënkupton pamundësinë e plotë të shtatzënisë.

Femrat kulmin e fertilitetit e arrijnë rreth moshës 25 vjeçare, e cila zvogëlohet pas moshës 30 vjeçare dhe ulet në mënyrë drastike pas moshës 40 vjeçare.

Sipas statistikave, rreth gjysma e çifteve infertile që kërkojnë trajtim mjekësor arrijnë të mbeten shtatzënë.

CILAT JANË SHKAQET E STERILITETIT TË CIFIT?

Steriliteti mund të ndodh si tek mashkulli ashtu edhe tek femra dhe më rrallë nga një kombinim i të dyjave. Shkaqet më të zakonshme janë:

  • mosfunksionimet ovuluese dhe ndryshimet e ciklit menstrual tek femrat që mund të ndodhin në prani të disa sëmundjeve, si sindroma e vezores policistike, amenorrea nga çrregullimet e të ngrënit ose stresi psiko-fizik ;
  • sëmundjet e legenit të femrave të shkaktuara kryesisht nga infeksione të tilla si gonorreja ose klamidia, endometrioza ose sëmundja inflamatore e legenit;
  • prodhimi jonormal i lëngut seminal dhe spermës tek meshkujt me një numër shumë të ulët të spermatozoideve të pranishme në lëngun seminal ose me spermë të dobët të lëvizshme ose morfologjikisht jonormale.

MUNDESI TERAPEUTIKE PËR TRAJTIMIN E STERILITETIT

Qëllimi i trajtimeve të infertilitetit është të lejojë një shtatzëni dhe lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe trajtimet duhet të minimizojnë shqetësimet fizike dhe psikologjike për çiftin.

Nëse infertiliteti shkaktohet nga obeziteti, humbja e peshës është terapia më pak e kushtueshme dhe më efektive duke marrë parasysh gjithashtu se obeziteti shpesh shkakton sindromën e vezores policistike (PCOS) e cila shkakton një ulje të ovulacionit. Humbja e peshës dhe ndryshimi i stilit të jetesës drejt një diete më të shëndetshme dhe më adekuate është padyshim zgjidhja më e mirë.

Nëse problemi i infertilitetit është i lidhur me problemet e ovulacionit, trajtimi i zgjedhur përfshin induksionin farmakologjik të ovulacionit, i cili, gjithashtu, nuk duhet të tentohet nëse pacienti vuan nga çrregullime të tiroides. Ovulacioni mund të shkaktohet me terapi të ndryshme medikamentoze si:

  • Klomifen citrati është medikamenti më i përdorur dhe nxit ovulimin në rreth 80% të grave të trajtuara. Terapia me klomifen duhet të fillojë në ditën e tretë-pestë nga fillimi i menstruacioneve dhe pas 5-12 ditësh çifti këshillohet të kryejë marrëdhënie çdo të dytën ditë;
  • letrozoli dhe anastrozoli të cilët janë frenues të një enzime të quajtur aromatase. Këto barna janë të përshkruara për trajtimin e kancerit të gjirit tek gratë pas menopauzës, por janë gjithashtu efektive për nxitjen e ovulacionit në rastet rezistente ndaj terapisë me klomifen;
  • terapi e bazuar në gonadotropina të cilat janë efektive për nxitjen e ovulacionit në rastet e cikleve anovuluese. Trajtimi me gonadotropina përcakton shtatzënitë e shumëfishta në rreth 30% ndërsa në 5% është shtatzëni trefishe ose multiple;
  • Barnat agoniste të dopaminës si bromokriptina dhe kabergolina të cilat nxisin ovulimin tek gratë me hiperprolaktinemi.

Teknikat kirurgjikale janë të rezervuara për p.sh. në trajtimin e endometriozës për shkak se asnjë terapi mjekësore nuk është në gjendje të rrisë shkallën e konceptimit, kirurgjia laparoskopike është operacioni i zgjedhur ne keto raste.

Pas operacionit, 50-60% e grave me endometriozë të moderuar do të jenë në gjendje të mbeten shtatzënë, dhe vetëm rreth 30% e atyre me endometriozë të rëndë.

Një teknikë tjetër e përdorur gjerësisht është inseminimi intrauterin që është një trajtim i thjeshtë dhe relativisht i lirë. Mosha është një faktor përcaktues për sukses, në fakt, mbi moshën 40 vjeç, normat e shtatzënisë janë shumë të ulëta.

Teknikat e riprodhimit të asistuar, nga ana tjetër, indikohen në çifte me patologji tubale, endometriozë, çrregullime në prodhimin ose transportin e spermës dhe konsistojnë në manipulimin e spermës dhe ovocitit jashtë trupit të njeriut. Gjithashtu në këtë rast mosha luan një rol themelor sepse mbi moshën 40 vjeç shanset për sukses bien në rreth 10%.

Materiali më sipër është vetëm informues dhe nuk zëvendëson konsultën me mjekun specialist, këshillat dhe materialet e publikuara nga stafi i Farmaceutika.org janë vetëm për qëllime informimi dhe nuk mund të përcaktojnë një sëmundje apo diagnozë.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.