Skip to content
Home » Mpiksjet e gjakut gjatë ciklit menstrual: A duhet të shqetësohem?

Mpiksjet e gjakut gjatë ciklit menstrual: A duhet të shqetësohem?

Të kesh mpiksje gjaku gjatë menstruacioneve është mjaft e zakonshme. Në shumicën e rasteve, edhe pse janë të bezdisshme, nuk paraqesin shqetësim, pasi janë pjesë e procesit menstrual. Ato shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, të brendshëm apo të jashtëm.

Mpiksja e gjakut mund të shkaktohet nga faktorët e mëposhtëm:

1. Shkëputje e papritur e mukozës

Gjatë ciklit menstrual, mitra tkurret për të nxjerë përmbajtjen e brëndeshme. Gjatë kontraktimit prodhohet prostaglandinë, nëse pastrohet më shpejt, shfaqen mpiksje gjaku. Dhe gjatë natës, një pjesë e madhe e gjakut grumbullohet në vaginë pa u nxjerrë jashtë dhe për këtë arsye formohen këto masa të vogla si mpiksje gjaku që në mëngjes shkarkohen. 

2. Kist ose fibroid i mitrës

Gratë gjatë kohës se riprodhimit kanë më shumë gjasa të kenë kiste ose fibroide intrauterine; një nga simptomat janë mpiksjet që shfaqen gjatë menstruacioneve. Ato shkaktojnë një rritje të indeve në mitër dhe, megjithëse janë kryesisht beninje, është e nevojshme të shkoni te gjinekologu për të përjashtuar probleme më serioze.

3. Ndryshimet hormonale

Ndryshimet hormonale, veçanërisht estrogjeni dhe progesteroni janë një tjetër shkak i mundshëm. Këto ndryshime ndodhin kryesisht në adoleshencë dhe paramenopauzë.

4. Anemia

Gjakderdhja e rëndë mund te jetë si pasoje e mungesës së hekurit. Kur, ky element zvogëlohet, trupi humbet një pjesë të kapacitetit të tij antikoagulant. Në këto raste është e nevojshme të ndiqet një trajtim integrues.

5. Çrregullime të sistemit riprodhues

Një sëmundje kudo në sistemin riprodhues mund të shpjegojë praninë e mpiksjes së gjakut gjatë periudhës se ciklit menstrual. Ka shumë mundësi që ato të shoqërohen edhe me dhimbje të forta barku.

6. Aborti spontan

Humbja në javët e para të shtatzënisë shpesh ngatërrohet me një periodë. Në këtë rast, për fat të keq, nuk përjashtohen mpiksjet e thjeshta të gjakut, por fetusi dhe lëngjet që lidhen me shtatzëninë.  

7. Çrregullime të të ngrënit

Disa çrregullime të të ngrënit, si anoreksia ose bulimia, kanë ndikim në rregullsinë e ciklit menstrual. E njëjta gjë ndodh me ndryshimet ekstreme të peshës, si kur rritet, ashtu edhe kur zvogëlohet.

8. Stresi

Ankthi dhe stresi janë shkaku i vonesave të menstruacioneve. Në këtë rast, cikli që pason është më i bollshëm dhe i shoqëruar me mpiksje gjaku të përmasave të ndryshme. Nëse ky është problemi, mësoni të relaksoheni: trupi po ju thotë se emocionet tuaja po ju lëndojnë.

Mpiksja e gjakut gjatë menstruacioneve: kur të shqetësoheni?

Siç e thamë dhe më lart, në shumicën e rasteve është një fenomen krejtësisht normal dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Megjithatë, në prani të simptomave të mëposhtme, është më mirë të konsultoheni me një gjinekolog patjeter.

  • Ndjenja e vazhdueshme e lodhjes. Mund të ketë anemi te theksuar. Siç e kemi parë, ky është një nga shkaqet e pranisë së mpiksjeve gjate ciklit menstual dhe duhet trajtuar në kohë. Me një suplement hekuri është shumë e lehtë për të zgjidhur problemin.
  • Dhimbje të forta dhe gjakderdhje e tepërt. Ngërçet veçanërisht intensive ose të pazakonta ose gjakderdhja e shtuar mund të jenë simptoma të një çrregullimi që duhet të hetohet me tej.
  • Mpiksje të mëdha. Nuk është shumë e këndshme të shikosh atë që prodhohet gjatë ciklit menstrual. Por, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të monitoroni madhësinë e mpiksjes së gjakut. Nëse ato janë shumë të mëdha dhe të vazhdueshme, është e nevojshme t’i nënshtroheni testeve dhe kontrolleve patjeter.

Menstruacionet janë një proces fiziologjik shumë i rëndësishëm në jetën e grave, sepse ato shënojnë periudhën pjellore. Pavarësisht bezdisjeve që mund të shkaktojnë në rutinën e përditshme, ato luajnë një rol themelor.

Të jesh në gjendje të kalosh ditët e menstruacioneve në mënyrën më të natyrshme dhe paqësore promovon mirëqenien psikofizike dhe shëndetin në përgjithësi. Të kuptuarit e origjinës së mpiksjes ndihmon për të pasur një marrëdhënie më të sigurt me trupin.  

3 thoughts on “Mpiksjet e gjakut gjatë ciklit menstrual: A duhet të shqetësohem?”

  1. Great beat ! I would like to apprentice while you amend your web site, how could i subscribe for a blog site? The account helped me a acceptable deal. I had been a little bit acquainted of this your broadcast provided bright clear concept

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.