Skip to content
Home » RRETH NESH

RRETH NESH

KUSH JEMI, DHE PSE NJE FAQE WEBI?!

Farmacia (nga Greqishtia φάρμακον-bar) është shkenca e studiuar (parimet teorike) dhe teknika (procedurat praktike) të përgatitjes dhe shpërndarjes së produkteve farmaceutike. Koncepti i “përgatitjes” së një bari (duke iu referuar punës së farmacistit) përfshin interpretimin e saktë të recetave mjekësore, aftësitë e duhura shkencore, kimike, fizike, biologjike dhe teknike, si dhe zotërimin specifik të rregullave të farmakopesë zyrtare.

Koncepti i “shpërndarjes” kryesisht i referohet shpërndarjes së barnave, përveç aspekteve teknike të këshillave për dozimin, efektet anësore, ushqimin, gjithashtu nënkupton një njohuri të gjerë të karakteristikave të produkteve, aftësinë për të dhënë këshilla për përdorimin e tyre të saktë.

Si një e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Farmaci dhe me një experiencë 10 vjecare në tregun farmaceutik Shqipëtar krijimi i një faqeje të tillë erdhi si dëshirë e mirë per të kontribuar sado pak në rritjen e profesionalizmit në tregun farmaceutik, në këshillimin, ofrimin e informacioneve dhe kontributit tim online dhe jo vetëm për të gjithë ata pacientë të cilët besojnë tek profesioni i farmacistit.

Faqja u themelua në vitin 2020 gjatë Pandemisë nga COVID-19, por mori zhvillim pak më vonë me vullnetin e Msc.Silvana Crroj (Farmaciste) me qëllim që të ndihmojë në shpërndarjen e informacionit shëndetësor të besueshëm dhe cilësor në gjuhën Shqipe.

Interneti ka ndryshuar thellësisht mënyrën se si një përdorues mund t’i qaset informacioneve të natyrës mjekësore ose shëndetësore. Fatkeqësisht, është shumë e vështirë, për persona jo të fushës, prandaj kanë më shumë nevojë për shpjegime të verifikuara dhe të besueshme, të marrin informacione dhe të vlerësojnë burimet jozyrtare me një frymë korrekte kritike.

Faqja u krijua me synimin dhe shpresën për të qenë një burim sa më i qartë, i sigurt dhe objektiv për të gjithë ata që dëshirojnë t’i eksplorojnë më tej këto çështje, gjithashtu për të promovuar komunikimin korrekt pacient-mjek- farmacist.

Për ta bërë këtë, përpjekje të mëdha i kushtohen përdorimit të terminologjisë së thjeshtë dhe të menjëhershme.

Informacioni që përmbahet në këtë web-site paraqitet vetëm për qëllime informative, në asnjë rast nuk ka pretendimin ose objektivin për të zëvendësuar personelin mjekësor të specializuar në fazën e diagnostikimit ose në përshkrimin e një terapie ose një medikamenti, i cili mund të ndryshojë ndjeshëm nga informacionet nga faqja sepse bazohen në vizita dhe vlerësimi i rastit individual, por më tepër synojnë të promovojnë dhe inkurajojnë komunikimin korrekt pacient-mjek. Këshillat në ketë faqe webi në asnjë rast nuk mund të përbëjnë formulimin e një diagnoze ose përshkrimin e një trajtimi dhe nuk synon dhe nuk duhet të zëvendësojnë në asnjë mënyrë marrëdhënien e drejtpërdrejtë mjek-pacient ose vizitë tek specialisti.

KUJDES: Informacioni i përmbajtur në faqen www.farmaceutika.org është vetëm për qëllime informative dhe mund të modifikohet ose hiqet në çdo kohë, megjithatë në asnjë rast ato nuk mund të përbëjnë përshkrimin e një trajtimi ose formulimin e një diagnoze dhe nuk synojnë dhe nuk duhet që të zëvendësojë ndonjëherë marrëdhënien e drejtpërdrejtë mjek-pacient ose vizitën e specialistit; rekomandohet që gjithmonë të kërkoni mendimin e mjekut dhe/ose specialistëve në lidhje me çdo indikacion të raportuar.

Nëse keni dyshime ose pyetje në lidhje me përdorimin e një medikamenti, duhet të kontaktoni mjekun tuaj

Të gjitha përmbajtjet në faqen Farmaceutika.org (ilustrime, tekste, logo, emra të markave, imazhe dhe video) janë pronë e Farmaceutika.org .

Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre, duhet t’i nënshtrohet autorizimit paraprak dhe të shprehur nga Farmaceutika.org.

Të gjitha informacionet, përmbajtjet dhe skedarët mbrohen nga ligjet kombëtare dhe e drejta e pronësisë intelektuale Shqiptare. Farmaceutika.org nuk mund t’ju japë të drejtën për të kopjuar, shfaqur ose shpërndarë përmbajtje për të cilat ju nuk keni të drejta pronësie intelektuale.

Të gjitha përdorimet mashtruese të kësaj përmbajtje që cenojnë të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas Ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Farmaceutika.org nuk do të konsiderohet, në asnjë rrethanë, përgjegjës nëse një përdorues shkel të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë nëpërmjet aktiviteteve të tij në këtë faqe interneti (www.Farmaceutika.org)

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.