Skip to content
Home » Endometrioza, C’fare eshte?Kujdesi:

Endometrioza, C’fare eshte?Kujdesi:

endometrioza

Nga: Vinela Gjata

Endometrioza në jetëgjatësinë e grave:

Indet që ndodhen normalisht pjesën e brendshme të mitrës quhen endometrium.
Por, në disa gra endometriumi rritet jashtë mitrës. Kur kjo ndodh, një grua ka një gjendje kronike të quajtur endometrioza. Zonat më të zakonshme për këtë rritje anormale të tyre janë organet riprodhuese (vezoret, tubat fallopiane dhe mitra). Gjithashtu mund të rriten edhe në zorrë, fshikëzë, rektum dhe rreshtimin e zonës së legenit dhe barkut.

Kjo gjendje prek një ndër dhjetë gra në mbarë botën ku secila prej tyre mund ta përjetojë: pa simptoma, disa e përjetojnë në shkallë të ndryshme dhimbjeje, e disa të tjera deri në probleme me infertilitetin. Këto inde të pozicionuara gabimisht jashtë mitrës, u përgjigjen hormoneve të ciklit menstrual, dhe arrijnë rriten, trashen dhe tentojnë të bien gjatë këtij cikli. Sidoqoftë, nëse indet nuk janë në mitër, gjakderdhja nga indet nuk ka mundësi të largohet nga trupi dhe mund të shkaktojnë dhimbje të shumta e madje edhe ndërlikime të tjera, përfshirë këtu dhe infertilitetin.

Shumë rrallë, kjo gjendje mund të bëhet dhe kanceroze, duke përfshirë gjatë saj gjithsej 4 faza:

  • Minimalen,
  • Mesataren,
  • Faza e moderuar,
  • Faza e rëndë.

Ndonëse, nuk është kuptuar plotësisht se çfarë e shkakton endometriozën, apo te mundësohet gjetja e një “kure” për të, ajo zakonisht zgjidhet me menopauzën, për vetë faktin se mosha 25-40 vjeç është zakonisht më e prekura.


Cilat janë simptomat?

Simptomat e para nisin në periudhën e pubertetit dhe ndonëse disa gra nuk kanë
simptoma, nëse këto të fundit shfaqen, ato mund të përfshijnë:Dhimbje të legenit, shpinës para ose gjatë periudhës së menstruacioneve

  • Dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale
  • Rrjedhje jonormale ose e rëndë e menstruacioneve
  • Lëvizje të dhimbshme të zorrëve, diarre ose kapsllëk
  • Urinim të dhimbshëm ose nevojë për të urinuar shpesh gjatë periudhave menstruale


Diagnostikimi:


Zakonisht endometrioza diagnostikohet me anë të një laparoskopie, por kjo jo
gjithmonë kryhet para fillimit të trajtimit. Nëse një grua ka dhimbje dhe hamendëson se vuan nga endometrioza, ka disa trajtime që mund të provojmë të cilat nuk përfshijnë operacionin. Nëse endometrioza ka shkaktuar ciste në vezore, ose depozita më të mëdha (të quajtura nyje), kjo shpesh mund të shihet dhe në ultratinguj.


Keshilla dhe Trajtimi:


Ka shumë mënyra për të zvogëluar simptomat dhe problemet e shkaktuara nga endometrioza. Trajtimi varet nga ashpërsia e simptomave, vendndodhja dhe shkalla e endometriozës, mosha e gruas dhe planet e saj për të pasur fëmijë. Nëse e vetmja simptomë është dhimbja e lehtë para menstruacioneve, mund të jetë e nevojshme marrja e një medikamentin antiinflamator si lehtësues i dhimbjeve si psh : aspirina, acetaminofeni (paracetamoli) ose ibuprofeni.
Nëse këto barna (otc) pa recetë nuk lehtësojnë dhimbjen, duhet te konsultoheni me mjekun ose gjinekologun i cili duhet të përshkruajëmedikamente për dhimbje më të forta. Disa nga ilaçet e përdorura për trajtimin e endometriozës janë shumë të kushtueshme. Trajtimi më efektiv i barnave lejon trupin e gruasë të shërojë endometriozën sa më shumë që të jetë e mundur duke ndaluar periodat tuaja menstruale për rreth 6 muaj.
Por, në raste të rënda, kur kemi të bëjmë me pjesë të mëdha të indeve endometriale në legenin e gruas, trajtimi i mundshëm është jo vetëm heqja apo djegia e këtyre zonave, por edhe operacioni për heqjen e organeve që përmbajnë rritje (të tilla si tubat fallopiane, mitra dhe vezoret). Por : Nëse mitra hiqet, nuk do të jeni në gjendje të mbeteni shtatzënë.


KUJDESI:


Nje grua e cila ka diagnostikuar tashme qe vuan nga endometrioza duhet të mbajë një shënim të kujdesshëm të simptomave të shpeshta. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është të caktojë një numër në secilën nga simptomat që has për rreth 3 muaj. Me kalendarin e krijuar nga vet ajo, duhet të shkojë ta paraqesë atë në takimin me mjekun gjinekolog.

Për të lehtësuar dhimbjet e endometriozës, ne te Farmaceutika.org kemi këshillat e mëposhtme:

  • Banjë me ujë të ngrohtë
  • Pushim apo kryerja e ushtrimeve relaksuese
  • Të veshurit me rroba të gjera dhe te lehta
  • Përdorimi i një shisheje me ujë të nxehtë ose jastëk ngrohjeje për zonën e barkuT
  • Shmangnia e kapsllëkut duke rritur fibrat në dietën ushqimore
  • Marrja emedikamenteve kundër dhimbjes siç rekomandohet nga mjeku përkatës.
https://www.farmaceutika.org/vuani-nga-cistiti-si-ta-kurojme/
error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.