Skip to content
Home » 5 shenja se reçipetat tuaja ju rrinë shumë ngushtë:

5 shenja se reçipetat tuaja ju rrinë shumë ngushtë:

keshilla shendeti farmaceutika.org

Nga: Vinela Gjata

Dhimbja që mund të ndjeni në shpinë, shtrydhja rreth gjoksit apo mbështetja e dobët në gjymtyrën e sipërme, janë të gjitha shenja se reçipetat që ju vishni, nuk janë të duhurat.

Një palë reçipeta të lirshme mund të mundësojnë mungesë mbështetjeje të gjoksit tuaj, ndërsa një palë reçipeta shumë të ngushta, mund të konsumohen shpejt, të kufizojnë lëvizjen e gjymtyrëve tuaja dhe t’ju shkaktojnë dhimbje vërtetë të padurueshme. Rripat shtrëngues të tyre apo teli rreth kupës së reçipetës, mund të krijojnë ndjenjë ngushtimi në shpatulla dhe gjithë pjesën e sipërme të trupit.

Nëse reçipetat tuaja po ju shkaktojnë parehati, mund të dyshoni se ato nuk ju përshtaten siç duhet. Por si mund ta kuptoni nëse reçipetat tuaja janë vërtetë shumë të ngushta e jo masa e duhur? Këtu janë disa nga mënyrat për të kuptuar nëse problemet tuaja me rehatinë e reçipetave vijnë si pasojë e papërshtatshmërisë së masës së tyre në trup, si dhe të mësoni ta përmirësoni këtë problem duke i zëvendësuar ato me një palë më të rehatshme në masën e duhur për gjoksin tuaj. 

Si ta kuptoni nëse reçipetat tuaja janë shumë të ngushta? 

Besojeni apo jo, veshja e reçipetave tepër të ngushta, mund të ndikojë negativisht në përdorues të tyre, në shumë mënyra. Disa shkaktojnë thjesht bezdi, ndërsa disa të tjera, probleme shëndetësore serioze. 

1. Lëkura juaj është e irrituar ose e dëmtuar:

Irritimi i lekures

Një palë reçipeta të ngushta mund të shkaktojnë një mori probleme të lëkurës, duke përfshirë këtu: folikulitin, dermatitin, skuqje që kur e prek është tepër e nxehtë, si dhe urtikarjen.

Kur reçipetat e ngushta fërkojnë lëkurën tuaj, ato mund të shkaktojnë djersitje të tepërt, si dhe acarim dhe pezmatim të gjëndrave që gjenden nën lëkurë. Jo vetëm kaq, bakteret dhe/ ose kërpudhat në sipërfaqen e lëkurës, mund të depërtojnë më lehtë në këto gjëndra, duke shkaktuar kështu infeksion problematik për lëkurën tuaj.

Skuqje të lëkurës që e bëjnë këtë të fundit tepër të nxehtë, ndodhin kur kanalet e djersës bllokohen, dhe mund të zhvillohen urtikarie përmes presionit fizik mbi lëkurë.

2. Ju vazhdimisht i rregulloni ato

Ju mund ta gjeni veten duke rregulluar vazhdimisht rripat ose shiritat e reçipetave tuaja ndërsa ato zhvendosen me lëvizjet që ju bëni.

3. Ju keni zhvilluar refluksin acidik ose ai është përkeqësuar: 

Reçipetat tepër të ngushta, të tilla si Spanx, mund të rrisin presionin brenda barkut deri në atë pikë sa stomaku mund të përjetojë zbaticë të acidit i cili “shtyhet” nga stomaku në ezofagun e poshtëm.

4. Gjoksi juaj është më i madh krahasuar me kupat e e reçipetave:

Ndonjëherë një palë repiçeta duken se përshtaten mirë në dhomën e provës së një dyqani intimosh, por ndërsa lëvizni gjatë përditshmërisë suaj, gjinjtë fillojnë të rrëshqasin nga kupat e tyre përpara ose në anë.

Kupat që janë shumë të vogla mund të jenë të dhimbshme për t’u veshur, veçanërisht nëse ato kanë poshtë tyre tela. 

Gjinjtë tuaj që nuk arrijnë te pozicionohen mirë në kupat apo rrjetën e reçipetave, mund të jenë gjithashtu një shenjë se reçipetat tuaja janë shumë të vogla në masë për trupin tuaj. 

Nëse preferoni të vishni reçipeta të pajisura nën kupa me tel, ky i fundit duhet të mbështetet fiks në rrënjën e gjirit tuaj, si dhe të qëndrojë i rrafshët në brinjët tuaj, e jo shtrëngues.

5. Pjesa e sipërme e trupit ju dhemb:

Dhimbje nga recipetat.

Problemi më i zakonshëm përsa i përket përshtatjes në trup të reçipetave lidhet me kupat e tyre që mund të jenë tepër të vogla ose me rripat të cilat mund të jenë të lirshëm. Kjo rezulton më tej në reçipeta që nuk sigurojnë mbështetje të mirë për gjinjtë tuaj, e deri në probleme të tjera si dhimbje shpatullash apo shpine.

Kështu, shumica e njerëzve zgjedhin ta kompesojnë këtë lirshmëri të rripave me shtrëngimin e tyre, veprim i cili vë në presion të madh supet e tyre. 

Problemi kryesor dhe më i zakonshëm që lidhet me rripat e ngushtë të reçipetave, është përkeqësimi dhe irritimi i sipërfaqes së lekurës së personit që i mban veshur. Rripat tepër të ngushtë fërkojnë aq fort lëkurën saqë krijojnë plagë në të, keratoza seborhoike apo nishane, të cilat mund të fryen, të shkaktojnë dhimbje të padurueshme ose të rrjedhin gjak.

Mënyrat për të rregulluar reçipetat e ngushta

Recipetat e duhura

Në varësi të problemeve tuaja specifike në lidhje më reçipetat, ekzistojnë disa metoda për lirimin e tyre nëse ato janë shumë të ngushta për ju, ose zëvendësimin e tyre plotësisht me një palë të tjera, më të përshtatshme dhe rehatshme.

  1. Lëviz lart një nivel

Nëse reçipetat tuaja i keni mbërthyer në grepin e parë ose të dytë të bazës së tyre, atëherë, zgjidhja më e shpejtë do të ishte të kaloni në grepin tjetër për pak më shumë rehati dhe frymëmarrje të lirshme. Nëse rripi i reçipetave është i lidhur tashmë në grepin e fundit, por akoma nuk dëshironi të blini reçipeta të reja, atëherë, provoni një zgjatues për rripin e tyre.

2. Rregulloni rripat tuaj

Këtu është një fakt i vogël i njohur për ndërtimin e reçipetave: Pjesa më e madhe e mbështetjes së tyre vjen nga brezi (rripi i trashë ku ku mbërthehen reçipetat), jo nga rripat ose kupat.

Shtrëngimi i shiritave kur brezi është i lirë, bën që ky i fundit të ngjitet sipër në pjesën e prapme, gjë që komprometon më tej mbështetjen. Mendoni për një shilarës në një park lojrash, kur pjesa e prapme ngrihet, pjesa e përparme ulet.

Nëse rripat ose shiritat tuaj po ju acarojnë lëkurën, reçipetat tuaja mund të përshtaten më mirë nëse rregulloni rripat e tyre që të jenë më të gjatë, duke lëvizur brezin poshtë shpinës.

3. Vishni madhësi të ndryshme

Ju mund të shkoni drejt idesë se çdo person mban një, dhe vetëm një, madhësi reçipetash, por mendoni për këtë: jo çdo këmishë apo palë xhinse në garderobën tuaj është saktësisht në të njëjtën masë me tjetrën.

Në varësi të shumë faktorëve, madhësia e reçipetave tuaja mund të luhatet. Luhatjet hormonale, mosha dhe shtatzënia, mund të ndryshojnë madhësinë e reçipetave të një personi. Ju mund të zgjidhni të provoni disa madhësi të ndryshme reçipetash, derisa të gjeni ato që ju përshtaten më mirë në bustin tuaj.  

Lexo edhe:

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.