Home » 6 aksesorë të dobishëm qe nevojiten kur jeni duke ushqyer me gji:

6 aksesorë të dobishëm qe nevojiten kur jeni duke ushqyer me gji:

Ndërsa ushqeni me gji, keni nevojë për shumë gjëra – ato nuk janë thelbësore, por ato mund ta bëjnë përvojën tuaj më komode dhe praktike. Kështu që këtu janë disa këshilla për blerjen e produkteve të duhura te cilat gjenden lehtesisht neper Farmaci.

Gjatë ushqyerjes me gji, ka shumë pajisje shtesë që mund të jenë të dobishme për ju, nga pompat e gjirit te kopetat. Eshtë e nevojshme të dihet përdorimi i saktë i secilës prej këtyre mjeteve, si dhe disa standarde të higjienës për të mbrojtur shëndetin e foshnjës dhe nënës. Këto pajisje ju kursejnë kohë dhe përpjekje dhe ofrojnë avantazhe, por edhe disavantazhe. Pra, cilat janë më të dobishmet?

1. Pompa e gjirit. Funksionon si nxjerrës qumështi. Eshtë e njohur për gratë që kanë prodhim shumë të ulët ose shumë të lartë të qumështit të gjirit. Në rastin e parë, përdoret për të stimuluar prodhimin e qumështit, në të dytën për të nxjerrë sasinë e tepërt.

2. Kopetat e thithave. Në përgjithësi, ato janë prej silikoni. Kini kujdes të mos zgjidhni një madhësi shumë të madhe, por keshillohuni te gjeni masen e duhur.

Kopeta silikoni

3. Kopeta (kompresa)të ftohta ose të nxehta. Ato përdoren për dhimbje. Të ngrohtat, rekomandohet t’i vendosni disa minuta para se të ushqeni me gji foshnjën. Në rastin e mastititit, përdorimi i këtyre kompresave nuk rekomandohet. Të ftohtat mund të përdoren për 15 ose 20 minuta për të lehtësuar disa kongjestione dhe për të parandaluar mastitin. Bëni kujdes, mos i vendosni direkt në lëkurë, pasi i ftohti mund ta djegë lëkurën. Vendosni një leckë ose nape midis thithit dhe kompresës.

4. Shishja e foshnjës. Rekomandohet përdorimi i një shishe anatomike silikoni për të shmangur keqformimet në gojën e foshnjës. Për larjen e duhur, ndani thithën nga pjesa tjetër e shishes dhe zhytni të dy pjesët në ujë të nxehtë me një sapun shumë të butë.

5. Jastëku. Karakterizohet nga forma e tij e rrumbullakët dhe vrima e saj në qendër. Ky jastëk është ideal gjatë ushqyerjes me gji, pasi foshnja qëndron në nivel me thithat pa u dashur që nëna të bëjë shumë përpjekje për ta mbajtur atë lart.

6. Sytjena (recipeta). Me këtë sytjena, nëna nuk do të duhet të zhvishet plotësisht për ta bashkangjitur foshnjën.

Lexo artikullin ketu: https://www.farmaceutika.org/si-te-zgjidhni-recipetat-e-duhura-gjate-gjidhenies/ ne lidhje me recipetat e duhura gjate gjidhenies.