Skip to content
Home » Si të stimulojmë sistemin imunitar?

Si të stimulojmë sistemin imunitar?

Sot duam të flasim me ju se si mund të “luftojmë” sëmundjet e stinës duke stimuluar sistemin tonë imunitar.

Reduktimi i aktivitetit të këtij sistemi, në fakt, shkakton një ndjeshmëri më të madhe ndaj infeksioneve të shkaktuara nga bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët. Stimulimi i sistemit imunitar mund të bëhet.

Si mund të stimulojmë sistemin imunitar?

  • Duke përdorur suplemente që përmbajnë qumësht blete, papaja e fermentuar, propolis, vitaminë C, Echinacea: substanca imunostimuluese dhe adaptogjene;
  • Gjithashtu përdorimi i fermenteve probiotike, të cilat rrisin imunitetin e zorrëve; dhe larja e duarve shpesh;
  • Adaptimi i një stili jetese të shëndetshëm, ushqimi adekuat dhe ushtrimet fizike. Gjumi i mjaftueshëm ndihmon trupin të ribalancojë dhe forcojë veten.

Ushqime që dobësojnë mbrojtjen imune të trupit tonë dhe për këtë arsye nuk rekomandohen:

  • sheqeri i rafinuar,
  • alkooli i tepërt dhe pirja e duhanit;
  • një dietë e vakët me pak fruta dhe perime;
  • ndotja e mjedisit;
  • stresi;
  • përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve

Disa njerëz janë më të ekspozuar ndaj sulmeve nga patogjenët (fëmijë, të moshuar, diabetikët etj) dhe në këto raste është e nevojshme të vlerësoni terapinë më të mirë parandaluese me mjekun tuaj.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version