Home » Pse ekzema shfaqet kur jeni super të stresuar?

Pse ekzema shfaqet kur jeni super të stresuar?

Mund të mos jetë rastësi që nivelet tuaja të larta të tensionit ose ankthit duket se shkatërrojnë lëkurën tuaj, sidomos kur keni gjithë kohës qe kujdeseni për të. Ankthi mund të shkaktojë një ndezje të ekzemës, por cila është arsyeja e vërtetë?

Çfarë është ekzema?

Të flasësh për ekzemën nuk do të thotë vetëm një gjendje ose shqetësim për kujdesin e lëkurës. “Ekzema është një term jo specifik për një skuqje të lëkurës, kruarje, fjala mund të mbulojë një gamë mjaft të gjerë të kushteve – nga dermatiti i kontaktit (për shkak të alergjive) tek ekzema dyhidrotike (skuqjet e lëkurës me flluska) – të gjitha këto kanë një përbërës themelor të përbashkët.

“Të gjitha shkaktohen kryesisht nga një pengesë e kompromentuar e lëkurës, e cila lejon që uji , irrituesit dhe bakteret të dalin në lëkurë”. Kjo mund të rezultojë në skuqje, të kruara në pjesë të ndryshme të trupit.

Si mund të shkaktojë ekzemë-n ankthi?

Nëse ndonjëherë jeni ndjerë sikur ekzema juaj shpërthen saktësisht në kohën e gabuar, kjo mund të jetë mënyra e trupit tuaj për t’iu përgjigjur tensionit para-prezantimit në punë psh.

“Çdo lloj stresi, qoftë fizik apo mendor, mund ta përkeqësojë pothuajse çdo problem të lëkurës”.

“Ekzema nuk është përjashtim.”

Kjo nuk do të thotë që ankthi juaj krijoi ekzemën tuaj, por nëse tashmë jeni të predispozuar, stresi patjetër që mund të shkaktojë një ndezje.

Ju mund ta keni patur atë më parë, psh nëse keni një histori familjare me ekzemë, lëkurë të thatë ose jeni të ekspozuar shumë kohët e fundit ndaj temperaturave të ftohta dhe lagështisë së ulët.

Pse ndikon stresi në lëkurën tuaj në këtë mënyrë?

Ka të bëjë me sistemin tuaj imunitar dhe të gjitha ato përgjigje ndaj stresit që ka trupi juaj. “Ekzema mund të jetë një përgjigje ndaj një sistemi imunitar të kompromentuar për shkak të çlirimit të tepërt të hormoneve të stresit, i shkaktuar nga përgjigja e zgjatur e luftës ose ikjes së trupit ndaj stresit”.

Me fjalë të tjera, kur e gjithë java ka kaluar me shqetësimet në punë, shkollë, fëmijët etj, trupi juaj e kalon rrezikun e perceptuar, duke shkaktuar ekzemë.

Ekzema

Si mund ta lehtësoni ekzemën e lidhur me ankthin?

Së pari: Duhet të kuptoni nëse ankthi juaj mund, në fakt, të përkeqësojë ekzemën tuaj.

“Mbani një ditar të ankthit dhe ekzemës tuaj dhe shikoni nëse kanë lidhje”. Në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje të kuptoni shkakun e vërtetë.

Nëse mendoni se ekzema juaj mund të ketë lidhje me ankthin, është e rëndësishme që të kujdeseni  për lëkurën dhe shëndetin mendor njëkohësisht.

Sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje të veçantë lëkurës tuaj.

“Parandalimi dhe trajtimi i ekzemës nënkupton riparimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës”. Ne të Farmaceutika.org ju këshillojmë të mbani lëkurën tuaj të paster dhe të hidratuar, duke përdorur produkte jo agresive dhe pa parfum.

Merrni një lagështues në dhomën tuaj të gjumit, pini shumë ujë dhe përdorni më pak nxehtësi dhe ajër të kondicionuar pasi që të dy thajnë lëkurën.

Nëse shenjat ​​e kruajtjes po përkeqësohen (domethënë, nëse lëkura juaj është e skuqur dhe krruhet shumë , me fshikëza, dhimbje ose ënjtje) pas një ose dy javësh, duhet te keshilloheni me patjeter me një dermatologe, e cili mund të vlerësojë llojin e ekzemës që keni dhe po përjetoni dhe krijimin e një plani trajtimi enkas për ju.

Kur bëhet fjalë për ankthin tuaj, duhet të vendosni përparësi duke u kujdesur për shëndetin tuaj mendor. “Ulja e ankthit nuk është një kurë për ekzemën, por sigurisht që mund të ulë ashpërsinë e saj”.

Për ta vendosur vehten në pozicionin më të mirë të mundshëm, NE rekomandojmë praktikimin e vetë-kujdesit, ushtrimet e rregullta, përqendrimin në gjumin e mirë dhe kërkimin e ndihmës nga një profesionist i shëndetit mendor nëse është e nevojshme.

“Ne gjithashtu rekomandojme që të punoni në identifikimin e mendimeve negative dhe kurtheve të mëndjes që ushqejnë ankthin tuaj,”.

Duke u kujdesur për lëkurën tuaj në mënyrë te rregullt,dhe per  shëndetin tuaj mendor, do të keni shanse më të mira për të zvogëluar shpërthimet e ekzemës që lidhen me stresin.