Skip to content
Home » Inkontinenca Emocionale: Simptomat, Shkaqet:

Inkontinenca Emocionale: Simptomat, Shkaqet:

Inkontinenca Emocionale

Nga: Elio Ismaili

PBA – mungesa e kontrollit e të qeshurës dhe të qarës:

Joker

E mbani mend personazhin e Joker-it? Të qeshurat e tij të pakontrolluara dhe të njëpasnjëshme? 

Pikerisht! Sot, do të analizojmë këtë  anomali neurale të personazhit: Paaftësia për të kontrolluar të qeshurin apo të qarën. 

Një gjendje e tillë quhet “Inkontinenca emocionale” (Pseudobulbar affect – PBA).

Karakteristikë e kësaj gjendje janë të qeshurat apo të qarat e njëpasnmjëshme dhe të pakontrolluara në momente të papërshtatshme. Ndodh në personat me pasoja të rënda neuropsikike. Në këtë rast, truri nuk është i aftë të ketë një kontroll të plotë mbi shprehjen e emocioneve. Kjo do të thotë se, në bazë të shkallës së dëmtimit, përcaktohet edhe potenciali i trurit për të gëzuar këtë veti. 

Njerëzit me inkontinencë emocionale nuk mund të përcaktohen si “plotësisht të paaftë” për të kontrolluar shprehjen e emocioneve të tyre. Pra, ata përjetojnë efektet e kësaj gjendjeje, në disa momente, që shpesh herë janë të papërshtatshme. Këta njerëz i përjetojnë emocionet normalisht, si të gjithë të tjerët, por i shprehin në një mënyrë të ekzagjeruar. Prandaj, një gjendje e tillë mund të interferojë ne përditshmëri në marrëdhëniet sociale me njerëzit përreth.

Inkontinenca emocionale shpesh mund të ngatërrohet me çrregullimet e humorit. Në momentin kur kjo gjendje diagnostikohet, mjekimi i aplikuar ka karakter menaxhues, jo kurues.

Simptomat:

Siç e kuptuam më lart, shenja kryesore është shpërthimi i shpeshtë, i pavullnetshëm dhe i pakontrollueshëm i të qarit ose të qeshurit, të cilat në momente të caktuara shprehen në forma të ekzagjeruara ose nuk janë të lidhura me gjendjen aktuale emocionale të individit. 

Zakonisht e qara e pakontrolluar është dhe shenja kryesore, ku edhe e qeshura kthehet në të qara me ngashërim, prandaj kjo formë e shfaqjes zakonisht ngatërrohet dhe me depresionin. Një gjendje e tillë zgjat për disa minuta. 

Dallimi ndërmjet depresionit dhe inkontinencës emocionale është vetë ndjenja. Në kushtet e depresionit, pacienti ndihet vazhdimisht i trishtuar, ndërsa në rastin e PBA-së pacienti ndihet mirë së brendshmi, edhe pse së jashtmi qan me ngashërim për disa minuta. Gjithashtu, pacientët me PBA nuk kanë çrregullime me gjumin apo mungesë të oreksit (shenja këto, karakteristike të depresionit).

Megjithatë, zakonisht, pacientët me PBA priren të bien në depresion. Kjo, përcakton një përshkallëzim negativ të situatës.

Në shumë pacientë me dëmtime neuropsikike, diagnoza e PBA-së nuk arrihet, për disa arsye :

  1. Ngjashmëria në simptoma me depresionin apo forma të tjera të çrregullimeve të humorit.
  2. Përshkallëzimi i gjendjes në depresion (stadet e vona të PBA-së shoqërohen me depresion).
  3. Shpeshtia e shfaqjes së kësaj gjendje në të tillë pacientë është e ulët.
  4. Mungesa e informacionit te masa e gjerë e njerëzve shpesh herë favorizon përkeqësim të simptomave.
  5. Nivel i ulët i ndërgjegjësimit.

Shkaqet:

  1. Goditje në tru
  2. Skleroza anësore amiotrofike (ALS)
  3. Skleroza multiple (MS)
  4. Dëmtime traumatike të trurit
  5. Sëmundja e Alzheimerit
  6. Sëmundja e Parkinsonit

Pasojat : 

  1. Siklet
  2. Izolim shoqëror
  3. Ankth 
  4. Depresion

Mjekimi 

Pacientët duhet të keshillohen me mjekun specilist të fushës si neurologu, psikiatri etj për diagnostikimin dhe mjekimin e duhur.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.