Home » Cili është ndryshimi midis Paracetamolit dhe Ibuprofenit per femije?

Cili është ndryshimi midis Paracetamolit dhe Ibuprofenit per femije?

Paracetamol

Silvana Crroj: Farmaciste

Paracetamoli dhe ibuprofeni janë dy medikamente shume të mira dhe të dyja sigurojnë lehtësimin e njëjtë nga temperatura dhe dhimbjet, megjithëse ato kanë struktura të ndryshme kimike dhe efekte anësore te ndryshme. Ibuprofeni rekomandohet vetëm për foshnjat mbi 6 muaj.

Ibuprofeni

  • Ibuprofeni funksionon duke kufizuar prodhimin e acideve yndyrore të trupit të quajtura prostaglandina. Përveç zvogëlimit të temperatures, dhimbjeve të muskujve dhe dhimbjeve të shkaktuara nga prostaglandinat, ibuprofeni zvogëlon inflamacionin (ënjtjen dhe skuqjen).
  • Eshtë pak më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm se paracetamoli (acetaminofeni). Për këtë arsye, mund të merret vetëm çdo 6-8 orë dhe jo më shumë se tre herë në çdo periudhë 24 orëshe. Në fakt, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) këshillon që ibuprofeni mos perdoret për foshnjat nën 6 muaj, sepse është e vështirë të thuash se sa i sëmurë është një fëmijë nëse temeperatura dhe nervozizmi i tij janë “maskuar” për një periudhë të zgjatur.
  • Një pengesë tjeter per marrjen e ibuprofenit është irritimi që ai bën në stomak, fëmija nese nuk është i ushqyer mire dhe e marrin rregullisht ibuprofenin në intervalet e përcaktuara nga mjeku mund të irritojë stomakun. Nëse ai duket se ka një stomak të ndjeshëm, ju mund ta ushqeni atë mire me ushqim para përdorimit.

Paracetamoli:

  • Ashtu si ibuprofen, Paracetamoli zvogëlon temperaturen, dhimbjet e trupit dhe dhimbjet ne pergjithësi. Ndryshe nga ibuprofen, ai nuk zvogëlon inflamacionin. Paracetamoli është më i lehte në aparatin tretës dhe nuk shkakton probleme me stomakun, kështu që nuk ka nevojë t’ia jepni fëmijës tuaj me ushqim.
  • Në doza të larta, paracetamoli është shumë toksik për mëlçinë. Mjekët rekomandojnë që fëmijës suaj t’i jepni më pak doza të nevojshme për ta mbajtur atë rehat, më së shumti çdo 4-6 orë dhe jo më shumë se pesë herë në një periudhë 24-orëshe.
  • Nëse fëmija juaj po merr një medikament tjetër, shmangni një mbidozë të rrezikshme për jetën duke u siguruar që medikamenti të mos përmbajë gjithashtu paracetamol.

Merrni dozën e duhur:

Prindërit nganjëherë mbidozojnë aksidentalisht fëmijët e tyre duke përdorur pajisjen e gabuar të dozimit. Për shembull, pikat e foshnjës duhet të administrohen vetëm me pikatore të pajisura me produktin – përdorimi i një luge e bën shumë të lehtë mbidozimin. Dhe disa forma të medikamenteve janë më të forta se të tjerat. Psh: disa shurupe kanë doza të principit aktiv më të larta, gjithmonë do ti permbaheni etiketes se produktit dhe masës dozuese të vendosur në paketim, pyesni mjekun ose farmacistin per rregullimin e dozes sipas kg/peshe te femijes.


Pavarësisht nëse i jepni fëmijës tuaj paracetamol ose ibuprofen, është e rëndësishme të administroni dozën e saktë (bazuar në kg peshë) në intervalet e duhura kohore. Kjo mund të jetë më e komplikuar nga sa tingëllon, prandaj bisedoni me mjekun ose farmacistitn tuaj nëse nuk jeni të sigurt. Dhe pyesni mjekun para se t’ia jepni fëmijës tuaj nëse ai është nën 3 muajsh. Një fëmijë i vogël duhet të kontrollohet për një sëmundje të rëndë e cila mund te shkaktoje temperature , dhimbje , etj.