Skip to content
Home » Insuficienca respiratore, flet Dr. Silvana Sadria

Insuficienca respiratore, flet Dr. Silvana Sadria

Dr. Silvana Sadria, Mjeke Pneumologe pranë Dispancerisë së Sëmundjeve të Brëndëshme

Insuficienca respiratore, kur sistemi i frymëmarrjes nuk i plotëson më kërkesat e trupit?

Çfarë është pamjaftueshmëria në frymëmarrje?

Insuficienca respiratore, konsiston në paaftësinë e sistemit të frymëmarrjes për të garantuar shkëmbim të mjaftueshëm të oxigjenit dhe diaoxitit te karbonit për kërkesat e trupit.

Nëse nuk ka oksigjen të mjaftueshëm, quhet hipoksi. Dhe nëse eliminimi i dioksidit të karbonit është i pamjaftueshme, quhet hiperkapni.

Mund të jetë akut kur shfaqet papritur, ose kronik kur ka qenë i pranishëm për një kohë të gjatë.

Ekziston gjithashtu mundësia që ai të shfaqet si akut në kronik: kjo ndodh kur ka një përkeqësim akut të papritur tek një pacient që tashmë e ka patur me parë pamjaftueshmerine gjatë frymëmarrjes.

Cilat janë shkaqet e insuficenses respiratore dhe si diagnostikohet?

Diagnoza kërkon:

  • Përcaktimin se kur ka ndodhur kjo pamjaftueshmerin dhe për këtë mjafton klinika;
  • Sa shpesh ka ndodhur insuficenca respiratore;
  • Identifikimin e shkakut që e ka shkaktuar atë.

Për të vendosur diagnozën e saktë, mjafton ekzaminimi klinik, pra historia mjekësore dhe ekzaminimi fizik, duke kërkuar shenjat e listuara më sipër nga mjeku pneumolog.

Sa shpesh ka ndodhur insuficenca respiratore;

Për të përcaktuar shkallën e insuficences respiratore, përdoren numra.

Matja më e thjeshtë dhe më pak e kushtueshme konsiston në vlerësimin e ngopjes së oksigjenit, e cila kryhet duke përdorur një puls oksimetër. Përgjithësisht te pacientet e rinj,  puls oksimetri duhet te jetë nga 97 deri në 100%, ndërsa tek pacientet e moshuar vlera normale mund të arrijë 91-92%. Përqindja e ngopjes së oksigjenit zakonisht lidhet (jo në mënyrë lineare) me sasinë e oksigjenit të tretur në gjak. 

Për të marrë matje më të sakta të insuficences respiratore përdoret analiza e gazit në gjak, e cila lejon matjen e aciditetit, sasisë së oksigjenit dhe dioksidit të karbonit të tretur në gjak.

Na nevojitet gjithashtu dhe prova e frymëmarrjes , spirometria e cila bëhet pranë qëndrës tonë me kërkesën tonë.

Cilat janë shkaqet e insuficences respiratore?

Pasi të jetë vërtetuar nga mjeku pneumolog prania e insuficences respiratore dhe ashpërsia e saj falë përcaktimit sasior, duhet të identifikohet shkaku.

Shkak për insuficences respiratore mund të jenë dhe probleme me zemrën ku na nevojitet një konsultë me mjekun kardiolog për ta perjashtuar si mundësi.

Ekzaminimi si Astrupograma dhe matja e gazrave në gjak na jep të dhëna të rëndësishme për shkaqet kryesore.

Diagnozen e vendos vetëm mjeku pneumolog nëpërmjet një vizite fizike.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.