Skip to content
Home » Deti, dielli dhe… kandila deti!

Deti, dielli dhe… kandila deti!

Sot do të flasim për një shqetësim jo pak të vogël.. kandili i detit.

Në kontakt me lëkurën, kandili i detit lëshon një substancë thumbuese, irrituese dhe paralizuese me fuqi inflamatore dhe neurotoksike.

Disa këshilla nga ne për të trajtuar pickimin e kandilit të detit:

E para :

  • Dil nga uji;
  • shpëlajeni zonën me ujë deti për të hequr mbetjet e kandilit të detit dhe për të holluar toksinën e mbetur në lëkurë;
  • Përdorni një xhel që përmban klorur alumini (gjëndet në cdo farmaci), ato kanë fuqi astringent dhe reduktojnë përhapjen e toksinave.
  • Qëndro në hije

Nuk sugjerojmë të bëni!!

  • Ta shpëlani pjesën e trupit me ujë të freskët;
  • Të përdorni amoniak;
  • Të vendosni gurët e nxehtë të plazhit, për të denatyruar toksinën temperatura duhet të arrijë të paktën 40°C;
  • Të perdorni kortizon ose kremrat antihistamine, veprimi i medikamentit ndodh pas 30 minutash, kohë në të cilën toksina tashmë ka ulur fiziologjikisht aktivitetin e saj irritues;
  • Të qëndroni në diell.

Por nëse dhimbja dhe shqetësimi vazhdojnë, shkoni te mjeku.

Pushime të mbara!!

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version