Skip to content
Home » Alergjia ndaj pluhurit në shtëpi, Zgjidhja me ALLERGOFF® Spray.

Alergjia ndaj pluhurit në shtëpi, Zgjidhja me ALLERGOFF® Spray.

Marimangat e pluhurit janë artropodë me gjashtë- tetë këmbë, krijesa mikroskopike që duken si merimanga të vogla të bardha, të cilat jetojnë dhe lulëzojnë në çdo shtëpi dhe ambjent të mbyllur.

Alergjitë ndaj marimangave të pluhurit shfaqen në mënyrë të ngjashme me alergjitë e tjera, përfshirë ato sezonale. Mjeku alergolog fillimisht mund ta ketë të vështirë të dallojë një alergji ndaj marimangave të pluhurit gjatë një ekzaminimi fillestar.

Marimangat e pluhurit janë mikroskopike dhe nuk mund të shihen me sy të lirë, ato mund të gjenden në të gjitha llojet e mjediseve, por ato lulëzojnë veçanërisht në ambiente të mbyllura, duke preferuar mjedise të ngrohta, të lagështa dhe duke u ushqyer me qelizat e lëkurës sonë, dhe shtëpia e të gjithëve ne mund të mbajë miliona nga këto marimanga.

Në këtë artikull do të zbulojmë se si të reduktojmë sa më shumë kontaktin me marimangat e pluhurit dhe për rrjedhojë me pluhurin. Do të shohim se si pastrimi i shpeshtë, gjithmonë nëse bëhet siç duhet, dhe pasja e një sistemi të mirë pastrimi të ajrit e zgjidh problemin në mënyrë rrënjësore.

Përhapja e marimangave të pluhurit, dhe për rrjedhojë e simptomave të lidhura me alergjinë, është për shkak të pesë faktorëve kryesorë:

  • ventilim i dobët;
  • lagështia e tepërt (60-80%);
  • temperatura mbi 20-21°C;
  • ndriçimi i dobët natyror;
  • ajri i ndenjur, kryesisht nëse pini duhan në shtëpi.

Gjithçka ka të bëjë me eliminimin e këtyre faktorëve të rrezikut. Tani le të përpiqemi të njohim shkaqet dhe simptomat e alergjisë ndaj pluhurit.

Alergjia ndaj pluhurit: shkaqet dhe simptomat.

Alergjia ndaj pluhurit është një reaksion i fuqishëm imunitar i shkaktuar në veçanti nga të ashtuquajturat marimangat e pluhurit. Këto marimanga të vogla dhe pothuajse të padukshme ushqehen me fragmente të vogla të materialeve organike që ne dhe kafshët shtëpiake zakonisht i humbasim në mjediset tona shtëpiake dhe më gjerë. Nuk është aq acarimi që shkakton reaksionin e vërtetë alergjik, por sekrecionet e e tyre.

Simptomat e një reaksioni alergjik ndaj pluhurit ndryshojnë nga personi në person, por ato më të zakonshmet dhe më të shpeshtat janë teshtitja e papritur, kolla e thatë dhe parehatia e përgjithshme ose skuqje e syve, ënjtje ose lotim i tepërt. Në rastet më të rënda, përveç sulmeve të rënda të astmës, shfaqja e sëmundjes së përgjithshme, krruarrje dhe skuqja e lëkurës është e zakonshme.

Marimangat e pluhurit janë kaq të përhapura në shtëpitë tona, saqë 50% e europianëve vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes për shkak të pluhurit.

Tani le të shohim metodat më të mira për të parandaluar sulmet alergjike: nga mënyra se si të pastroni më mirë shtëpinë tuaj deri tek spray i aftë për të pastruar ajrin në mjediset shtëpiake.

Si të pastroni shtëpinë për të shmangur sulmet alergjike me ALLERGOFF® spray?

ALLERGOFF® Spray është inovacion në trajtimin dhe parandalimin e alergjive, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të alergjisë ose përkeqësimit të simptomave të saj dhe  mbështet trajtimin e alergjive të thithura nga pluhuri.

Spraji ALLERGOFF® përmban një suspension ujor të mikrokapsulave. Bërthama e mikrokapsulave është e mbushur me një përzierje substancash që ndikojnë në strukturën kimike të grimcave me veti alergjike, të cilat humbasin vetitë e tyre patogjene pas aplikimit të ALLERGOFF® spray.

Kur spray ALLERGOFF® aplikohet në sipërfaqe, mikrokapsulat formojnë një film polimer, ngjitës ne alergenët e pluhurit në grimca më të mëdha, duke i ndaluar ato të notojnë në ajër dhe duke lejuar që alergenët e grumbulluar të hiqen nga fshesa me korrent. Si rezultat, zvogëlon rrezikun e inhalimit të alergenëve nga ne.

Një teknologji inovative e mikrokapsulimit, e cila siguron mbrojtje afatgjatë kundër alergenëve të marimangave të pluhurit menjëherë pas një përdorimi të vetëm të produktit – substancat lëshohen ngadalë nga muret e kapsulave të polimerit në vendin e aplikimit.

ALLERGOFF® spray bën mbrojtje afatgjate kundër alergeneve të pluhurit pas një aplikimi të vetëm deri në 6 muaj mbrojtje kundër alergeneve të pluhurit të shtëpisë.

Efikasiteti i konfirmuar në teste të sigurta dhe i lehtë për t’u përdorur në shtëpi, makinë apo zyrë.

Pastrimi i plotë i shtëpisë nga pluhuri është padyshim hapi i parë për të shmangur reagimet ndaj atyre që janë alergjikë. Le të fillojmë fillimisht nga metodat që nuk duhet të mungojnë kurrë për të pastruar një shtëpi nga pluhuri:

Për sa i përket carcafëve të krevatit (mbulesa dysheku, jastëk, këllëf jastëku, çarçafë), mjafton t’i lani në të paktën 60°C për t’i dezinfektuar. Për pastrimin e sipërfaqeve,që përmëndëm më lart mjafton dhe spërkatja me sprayn ALLERGOFF®.

ALLERGOFF disponohet në paketim 400 ml. Mjafton të spërkatni një sipërfaqe prej afërsisht 40 m2.

Mund ta gjeni lehtësisht në cdo farmaci dhe të lexoni me shumë në website zyrtar për informacione të tjera. https://allergoff.com/

Sjellë në shqipëri nga TIDI PHARM SHPK

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version