Skip to content
Home » ANTROPOFOBIA – Frika nga njerëzit-Simptomat-Menaxhimi:

ANTROPOFOBIA – Frika nga njerëzit-Simptomat-Menaxhimi:

Nga: Vinela Gjata

E ngjashme me ankthin shoqëror apo fobinë sociale, antropofobia (ose njohur ndryshe dhe si antrofobia) përcaktohet si frika nga njerëzit ose grupe njerëzish. Me antropofobinë, mund ta keni të vështirë të shoqëroheni në grupe njerëzish, të dilni në publik, apo edhe të kaloni kohë tek për tek me një person të vetëm. Tejkalimi i kësaj frike intensive mund t’ju duket rraskapitëse dhe dërrmuese, prandaj është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë profesionale kur keni të bëni me një fobi. Ndërsa nuk mund ta “heqësh qafe” me të vërtetë këtë fobi, me një aktivitet/punë angazhuese dhe ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor, do të mund të jesh në gjendje ta pakësosh dhe menaxhosh antropofobinë tënde.

Frika nga ndërveprimi personal dhe spontan:

Për pacientët që janë antropofobë, familjariteti dhe shoqërimi kanë shumë ndikim në aftësinë e tyre për të bashkëvepruar me të tjerët. Edhe anëtarët e dashur të familjes mund të shkaktojnë të njëjtat simptoma ankthi dhe frike tek pacienti, njësoj si të panjohurit për të. Në të njëjtën mënyrë, megjithëse ata që luftojnë me fobinë sociale ndihen rehat në situata ku mund të jenë anonimë, ose te izoluar, pacientët që jetojnë me antropofobi do të ndihen po aq të pasigurt nëse flasin me një audiencë apo qëndrojnë në fund të një dhome në errësirë totale.

Çfarë e shkakton këtë gjendje?

Shpeshherë nuk është shumë e qartë se çfarë e shkakton një fobi, ç’farëdo qoftë ajo. Madje, ndonjëherë, nuk ka fare një shkak të qartë. Por, faktorët e mundshëm përfshijnë:

  • Ngjarje ose përvoja negative me një gjë apo personi të caktuar
  • Gjenetika
  • Mjedisi
  • Sjelljet e mësuara
  • Ndryshimet në funksionimin e trurit
www.farmaceutika.org

Simptomat e antropofobisë:

Ankthi paraprak është një nga simptomat kryesore të antropofobisë. Nëse një person që lufton me këtë çrregullim beson se do të detyrohet të ndërveprojë me të tjerët personalisht, mund të përjetojë një sërë simptomash ankthi.

Në të njëjtën mënyrë, gjatë përvojës së bashkëveprimit me të tjerët, ballë për ballë ose verbalisht, pacientët antropofobë do të përjetojnë simptoma që mund të përfshijnë çdo kombinim të mëposhtëm:

  • Djersitje
  • Dridhje
  • Lëkurë të skuqur
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Puls të shpejtë 
  • Vështirësi në të folur
  • Vështirësi për të menduar qartë
  • Ndjesi të nevojës për të ikur sa më parë nga mjedisi në të cilin ndodhet

Ata që luftojnë me antropofobinë shpesh kanë frikë se të tjerët do t’i gjykojnë ata, madje edhe ata që u besojnë dhe i njohin prej vitesh. Kjo gjendje mund t’i kthejë edhe ndërveprimet më të thjeshta në një përvojë rrahjeje të shepeshtë të zemrës.

Fobitë dhe abuzimi me substancat:

Intensiteti i lartë i ankthit i shoqëruar me fobi si antropofobia shpesh mund të bëjnë që pacientët të kërkojnë lehtësim të gjendjes së tyre përmes përdorimit të medikamenteve dhe alkoolit. Disa kurohen me medikamente qetësuese për të ulur simptomat e ankthit me dozën e caktuar të nevojshme të rekomanduar nga mjeku specialist. Megjithatë, në vrullin e panikut, disa pacientë mund të marrin më shumë sesa rekomandohet. Të tjerët i drejtohen alkoolit dhe/ ose marihuanës në një përpjekje për t’u çlodhur para se të shkojnë në një situatë që u shkakton atyre ankth.

Për fat të keq, abuzimi i drogës i çdo lloji mund ta bëjë ankthin të shtohet edhe më shume. Për më tepër, mund të krijojë një sërë problemesh të reja, duke përfshirë:

  • Zhvillimin i varësisë
  • Rrezikun e mbidozimit
  • Rrezikun për aksidente ndërsa jeni nën ndikimin e këtyrë substancave
  • Urgjencat akute mjekësore
  • Problemet kronike shëndetësore

Ekzistojnë një numër çështjesh sociale që mund të zhvillohen si rezultat i abuzimit të drogës gjithashtu. Shumë që tashmë luftojnë me marrëdhëniet ndërpersonale mund të jenë plotësisht të gjymtuar nga izolimi që shoqëron shpesh abuzimin me drogën dhe alkoolin, dhe vështirësitë në ruajtjen e punës për shkak të antropofobisë do të përkeqësohen vetëm nga abuzimi dhe varësia ndaj substancave.

Antopofobia nga Farmaceutika.org

Mundësitë e trajtimit:

Kur adresoni një çrregullim të shëndetit mendor si antropofobia – veçanërisht kur ai bashkë-ndodh me abuzim të substancave ose varësi ndaj tyre, është e rëndësishme të zgjidhni një program trajtimi që ofron kujdes gjithëpërfshirës dhe të personalizuar. Pse? Për shkak se betejat e secilit person në shërim do të jenë të ndryshme dhe ato do të kërkojnë lloje dhe nivele të ndryshme të mbështetjes mjekësore, psikiatrike dhe psikoterapeutike në mënyrë që të “luftohen” simptomat e të dy çrregullimeve.

Këshilla për menaxhim:

Të jetosh me antropofobi ose një gjendje që përfshin këtë fobi mund të jetë sfiduese. Por ka gjëra që mund të bëni për të lehtësuar simptomat, të tilla si: 

  • Takimet me mjekët profesionistë
  • Praktikimi i teknikave të menaxhimit të stresit dhe relaksimit
  • Anëtarësimi në një grup vetë-ndihmës ose suportues
  • Shkrimi/ komunikimi me personin më të afërt të jetës tënde
  • Dietë dhe stil i shëndetshëm jetese,
  • Shmangie të kafeinës
  • Gjumë cilësor
  • Shmangie të izolimit shoqëror

Lexo edhe:

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version