Skip to content
Home » Alergjite e pranveres? Cfare te bejme?

Alergjite e pranveres? Cfare te bejme?

Eshtë vlerësuar se një në pesë persona luftojnë me alergjite, hundë të zëna, teshtitje, lotim të syve dhe sy të skuqur. Eshtë alergji ndaj polenit!

 Por çfarë është alergjia? Eshtë një përgjigje mbrojtës e sistemit tonë imunitar të shkaktuar nga kontakti me një alergjen, në këtë rast poleni, i konsideruar si një ndërhyrës dhe për këtë arsye potencialisht i dëmshëm.

Alergjia ndaj Poleneve: Simptomat më të zakonshme!

  • Sekrecione nazale te ujshme ose kongjestion i hundës, tipike e rinitit alergjik.
  • Kruarje e qiellzës, hundës dhe syve;
  • Konjuktivit alergjik i shoqëruar me djegie, skuqje dhe ndjesi rëre në sy;
  • Kollë e thatë ose e irrituar, shpesh nate, shoqëruar me fishkëllimë tipike të astmës bronkiale.
  • Sistemi i frymëmarrjes dhe syte janë më të prekurit nga alergjitë pranverore.

Riniti alergjik, i cili prek kryesisht traktin respirator, shpesh zvogëlon cilësinë e jetës dhe është në rritje në vendet e industrializuara. Në fakt, një nga shkaqet kryesore është ndotja e cila ndryshon strukturën e polenit duke i bërë ata më alergjikë.

Nga ana tjetër, konjuktiviti alergjik shkakton skuqje dhe kruajtje të konjuktivës, membranës se syve. Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se 3% deri 15% e popullsisë vuan nga konjuktiviti alergjik, veçanërisht të rinjtë e moshës shkollore.

Cfare te bëjmë?

Eshtë e zakonshme të përdorësh terapi simptomatike me një trajtim antihistamine, në formën e tabletave, kapsulave, solucioneve, sprayt të hundës ose pikave të syve.
Gjithmonë është e këshillueshme që të pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për këshillë nëse mendoni se keni të bëni me simptomat e një alergjie, në mënyrë që të blini produktin që i përshtatet më mirë nevojave tuaja.

Gjithmonë pas konsultimit me një mjek, gjithnjë e më shumë po përvetësohet imunoterapia për alergji, e quajtur ITS specifike e alergjenit, ose një lloj “vaksine” si një trajtim parandalues ​​për reaksionet alergjike ndaj substancave të tilla si poleni.

Alergjia nga polleni dhe COVID-19?

Shumë të sëmurë nga alergjia pyesin vehten nëse ky shqetesim mund të jetë një faktor rëndues për Covid-19. Për momentin nuk ka asnjë korrelacion midis dy aspekteve dhe alergjia nuk përfaqëson një faktor rreziku për kontraktimin e virusit.

Parandalimi nga Alergjia e Pranverës!

Disa këshilla të dobishme:

  • Parandalimi është më i mirë se kurimi! Prandaj pastroni trupin tuaj në mënyrë që ai të përgjigjet më mirë ndaj agresioneve të alergenëve dhe të përdorni një imunomodulator të paktën një muaj para fillimit të simptomave;
  • Konsultohuni me kalendarin e polenit, sepse secila bimë ka kulmin e saj specifik të pjalmimit (http://www.pollnet.it);
  • Vishni syze dielli kur jeni jashtë për të mbrojtur sytë nga kontakti me alergenët;
  • Pasi të ktheheni nga një ditë e kaluar jashtë, bëni menjëherë një dush dhe menjëherë ndërroni rrobat për të hequr sasinë maksimale të polenit;
  • Zvogëloni burimet e mundshme të alergjisë në shtëpinë tuaj (qimet e kafshëve shtëpiake dhe merimangat e pluhurit) dhe shmangni kultivimin e bimëve alergjike në kopsht ose ne shtepi;
  • Kontrolloni dietën tuaj: gjatë periudhës së pllenimit, duhet të shmangen të ashtuquajturat ushqime që çlirojnë histaminë, duke përfshirë suxhukun dhe djathëra të stazhonuar, fruta të tilla si luleshtrydhe, banane dhe fruta agrumesh, perime të tilla si domate dhe spinaq, çokollatë dhe kafe.
error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version