Dr. Jorida Memini, Mjeke Dermatologe
Acne eshte gjendje e lekures qe karakterizohet nga prania e pucrrave inflamatore ose jo ne lekuren e fytyres, qafes, kraharorit e kurrizit
Eshte shume e shpeshte ne adoleshentet po nuk le pa prekur dhe kategorite e tjera si infantet,femijet apo adultet
Acnet jane inflamatore me papula ,pustula e noduj dhe joinflamatore me komedone e pseudocyste
Lezionet e akneve ndahen ne:
- siperfaqesore
- Komedonet e hapura( pikat e zeza) e te mbyllura ( pikat e bardha)
- Papulat ( pucrra te vogla roze )
- Pustulat ( pucrra te vogla me material te bardhe ose te verdhe)
- te thella
- Nodulat
- Pseudocystet
- Lezione sekondare ( qe vijne nga sherimi i lezioneve primare inflamatore)
- Eskoracione ( acnet e ngacmuara)
- Njolla te kuqe ( nga sherimi i acnes inflamatore ne njerezit me lekure te celet)
- Njolla te erreta ( procesi i sherimit ne njerezit me lekure te erret)
- Cicatrice te llojeve te ndryshme (perfshi keloidet)
Lezionet siperfaqesore qetesohen brenda pak ditesh po lezionet e thella mund te duan jave e muaj.
Akne ne lidhje me severitetin ndahet ne :
Acne e lehte
- <20 komedone
- < 15 lezione inflamatore
- < 30 lezione te mbledhura bashke
Akne e moderuar
- 20-100 komedone
- 15-50 lezione inflamatore
- Ose lezione ne total 30-125
Akne e rende
- >5 pseudocyste
- Numri total i komedoneve > 100
- Numri i lezioneve inflamatore > 50
- Numri total i lezioneve bashke > 125
Komplikacionet e aknes :
- hiperpigmentimi postinflamator
- cicatricet
- efektet psikologjike
Pacientet qe vuajne nga aknet ankohen per lekure te yndyrshme.
Nje nga ankesat me te shpeshta eshte hiperpigmentimi postinflamator apo shenjat e erreta qe mbeten pasi akne qetesohet.
Trajtimi:
Trajtimi eshte shume individual dhe varet nga shume faktore :
Severiteti, prania e komedoneve ,ngacmimi me duar, prania e njollave, shenjave , statusi psikologjik i pacientit etj.
Mjekimi konsiston ne perdoruesit e laresve te ndryshem neutrale ose medikamentoze, kremra parandales e mbajtes e kremra mjekues retinoide apo benzoyl peroxide apo antibiotike si eritromicine e klindamicine. Gjithashtu ne raste te tjera kombinohet me mjekim oral me antibiotike dhe ne rastet me te renda apo qe nuk i pergjigjen mjekimeve te tjera niset isotretinoina nga goja pas nje konsulte te hollesishme me mjekun.
Duhet konsultuar me mjekun dermatolog cdo detaj i rutines se lekures,cdo paqartesi apo efekt anesor i medikamenteve te terapise.
Aknet, çfarë i shkakton dhe si t’i trajtoni: