Skip to content
Home » Tromboembolia Pulmonare, shkaktaret dhe rrezikshmeria: Flet dr. Silvana Sadria

Tromboembolia Pulmonare, shkaktaret dhe rrezikshmeria: Flet dr. Silvana Sadria

Dr. Silvana Sadria, Mjeke Pneumologe prane Dispancerise se Semundjeve te Mushkerive Tirane

                                           Tromboembolia Pulmonare 

Eshte nje obturim (ngushtim ) i plote ose i pjeshem i arteries pulmonare.

Embolia pulmonare është një gjendje e rrezikshme për jetën që shfaqet kur gjaku i mpiksur ose ndonje material tjetër bllokon një arterie pulmonare. “Embolia pulmonare nuk është një sëmundje por është komplikacion i trombozës së thellë venoze”.

Kjo patologji shpesh shkaktohet nga shkëputja e një trombi, apo një fragmenti të tij, i cili ndalon në bifurkimin ose në një nga degët kryesore pulmonare, ku edhe procesi emërtohet Tromboemboli Pulmonare.

Vendet e formimit te trombeve jane : Pulpat e kembeve, venat e pelvisit, venat e uterusit (pas lindjes ),  atriumi i djathte ne te semuret me IKK.

Faktoret predispozues:

  1. Staza e gjakut (shtatzania,obesiteti,IKK)
  2. Anomalite dhe demtimet e  murit dhe venave (proceset kirurgjikale fleboskleroza) 
  3. Cregullimet e koagulimit te gjakut (Mungesa e antitrombines III trombozat pas operacioneve ,rritja e fibrinogjenit )

Shkaqet:

Shumica e embolive pulmonare ku 90 % shkaktohen nga  trombozat venoze te gjymtyreve te poshtme dhe ndonjehere nga flebitet e legenit,  te cava superior ,ose te dhomezave te zemres .

Megjithate pothuajse ne 15 % te rasteve asnje rrethane favorizuese nuk eshte gjetur.

Pacientë me rrisk për tromboembolizem janë:

  1. Pacientë të traumatizuar (Trauma aksidentale, pacientë të operuar: kirurgji ortopedike kokso-femorale dhe gjuri, kirurgji madhore ,që zgjat më tepër se 30 minuta.
  2. Pacientë me faktorë shtesë rrisku (mosha mbi 40 vjec, obeziteti,semundjet kanceroze, historitë e mëparshme TV/TP, imobilizimi, shtatzania dhe lehonia, përdorimi i kontraceptiveve orale dhe terapia hormonale, prerje të gjëra në kirurgji).
  3. Pacientë me crregullime klinike të perdispozuar për TV (vena varikoza, probleme kardiake si infarkt miokardi, insuficience kardiake, iktus, sindromi nefrotik, trombocitoza, lupus eritematosus sistemica, infeksione bakteriale të zorreve).

Klinika:

  • Dhimbje gjoksi ,dispne ,hemoptizi, tromboemboli:
  • Format atipike si : Gjendjet e shokut ,bronkospazma ,rritje e temperatures 38 grade.
  • Ne varesi te obturimit te arteries ose deges pulmonare kemi :
  • Takikardi ,takipne,dhimbje gjoksi.kolle,aritmi,

 Dyshohet per TEP (tromboemboli ) kur:

  1. Kur kemi  anomali pulmonare(mushkerise ose dhe kardiake(te zemres )  te nje pacienti me flebit
  2. IKK kur nuk gjenden shkaktar te qarte te saj 
  3. Dispne(marrje fryme)e takipne(frymarrje te shpeshte ) te pashpjegueshme.
  4. Sputum me gjurme gjaku e hemoptizi 
  5. Versament pleural
  6. Rritije e temperatures e pashpjegueshme rritje  e pulsit dhe  e frekuences respiratore
  7. Keqesim te semureve kronike pulmonare 
Embolia Pulmonare

Diagnoza:

Klinika e ekzaminimet na ndihmojne per vendosjen e sakte te diagnozes

Ekzaminimet: 

1. Grafi – hije ne forme rrumbullake apo trekendeshi ku kemi te bejme me pakesim te vizatimit pulmonar ngritje lart e hemidiafragmes ,minimal likid atelektaza ne forme bande .

2. Formule gjaku -leukocite 

3. Astrup hipoksemi e hipokapni(ulje te oksigjenit e te gazot karbonik )

4. D -Dimer (perjashtuese )

4 EKG per shenjat e mbingarekses

5. Angiografi 

6. Shintegrafi

7.S kaner AngioSkaner

Tipe te vecanta te embolise pulmonare:

Embolizmi dhjamor: Është gjendje patologjike e cila përkufizonë hyrjen dhe shtegëtimin me gjakun qarkullues të një numri të konsiderueshëm masash dhjamore, me pasoja bllokimin e mikro qarkullimit të organit të goditur. Organet më të prekura nga embolat dhjamore më të rënda për shëndetint e jetën e të semurit janë mushkëritë, truri dhe veshkat.

Embolizmi gazor ose  embolizimi me likid amniotik: Embolia gazore është formë e vecantë e embolisë, e shkaktuar nga hyrja dhe qarkullimi i ajrit në brendësi të vazave të gjakut. Ky ajer formon flluska ose bula gazore të cilat brenda në qarkullim mund të obstruktojnë rrjedhën vaskulare, pothuajse aq lehtësisht sa dhe masat trombotike. 

Kjo situatë zhvillohet psh: në rastet kur një notar- zhytës ose polumbarist, ngjitet me shpejtësi nga thellësia e cila sjell deri tek dekompresioni i shpejtë gjatë së cilës gazrat e organizmit si oksigjeni, dioksidi i karbonit dhe azoti, që ndodhen në gjendje të tretut në trup lirohen në formë fluskash gazore që mbushin e bllokojnë venat e gjakut.

Embolizmi tumoral Ne paciente qe vujane nga semundjet tumorale 

NDERLIKIMET:

  1. Infarkti pulmonar qe nuk con ne vdekje .Ndodh kur jane obturuar arteriet e madhesive te mesme dhe kur eshte kompremntuar qarkullimi kolateral nga arteria bronkiale. Ndodh me teper ne lobet e poshteme ku fluxi i gjakut eshte i madh . Klinika eshte me takikardi, takipne, temperature, pleurit, kolle, hemoptizi.
  2. Zemer mushkeri kronike nga embolia qe con dhe ne vdekje 

Raste me tromboemboli te perseritura HTP + hiperventilim + IKventriuli djakthte +vdekje 

Mjekimi vetem nen monitorimin e mjekut:

Heparine bolus 5000 UI ,cdo  2h 2000 ui

Dozat shkojne dhe m shume se 40.000 ne 24 h

Mjekimi nje jave  e pastaj  fillohet me Sintrom pas arritjes se indexit te trombocitit hiqet heparina 

Mjekimi zgjat minimumi 3 muaj / Mjekimi me pas behet sintrom Varfarine  ne baze te indexit te Protrombines apo ndryshe INR .

Perdorimi i antikoogulanteve tjere eshte me komode dhe me pak efekte anesore .

Profilaksia:

Profilaksia është më e preferuar se mjekimi (TV është vështirë të diagnostikohet; TP shpesh ndodh pa paralajmërim). Vdekja nga TP shpesh ndodh brenda 2 orëve të para të episodit të TP.

TP është një problem serioz (80% e saj shfaqet pa shenja dhe 2/3 e vdekjeve ndodhin brenda 30 min); është po ashtu nje problem i përgjithshëm (1 në 100 paciente te hospitalizuar vdes nga TP. TP mund të parandalohet; nga një studim me 16000 pacientë është parë se me anë të profilaksisë mund të parandalohetn 1/3 e TV dhe 2/3 e TP.

Ushqimet që veprojnë për të ulur palëvizshmërinë e trombociteve dhe formimin e fibrinës janë: hudhër, xhenxhefil, qepë, dhe speca djegës, të cilat mbrojnë kundër sulmit në zemër dhe infarktit.

Vajrat e peshkut ndihmojnë gjithashtu për të reduktuar mpiksjen e gjakut. Shtoni konsumin e peshkut të ujërave të ftohta (peshkut të egër të detit) të paktën tre herë në javë, si:

Ulni konsumin e sheqerit sepse futja e sheqerit në organizem  rrit palëvizshmërinë e trombociteve.

Salicilatet, acidi salicilik:

Salicilatet janë hollues natyral të gjakut; disa substanca që bllokojnë vitaminën K.  Më të njohura nga këto substanca është aspirina, por shumë ushqime, të tilla si ruajtësit dhe aromatizuësit, gjithashtu përmbajnë salicilate apo substanca si aspirina.

Disa individë janë të ndjeshëm ndaj aspirinës dhe Salicilateve kështu që është mirë që të konsultoheni me një mjek përpara se të bëni ndonjë ndryshim në dietën tuaj.

Për ata që kanë ndjeshmëri dhe alergji nga salicilatet, është e rëndësishme të kosnumojnë një sasi të balancuar të ushqimeve me përmbajtje të vitaminës K. Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në trup dhe në proceset ekoagulimit (mpiksjes) së gjakut.
Ushqimet që janë të larta në salicylates përfshijnë shumë erëza,  fruta, fruta të thata, arra, dhe gjithashtu disa aromatizues dhe ruajtës.

Ushtrimet fizike

Ushtrimi i moderuar mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sulmeve në zemër dhe tru duke përmirësuar mekanizmin natyral të trupit për shpërbërjen e mpiksjes së gjakut.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version