Skip to content
Home » MORBUS CROHN, SËMUNDJA E SHOQËRISË MODERNE:

MORBUS CROHN, SËMUNDJA E SHOQËRISË MODERNE:

Nga: Lediana Dervishi , Studente e Mjekësisë                                                                                                                              

1,4 milionë amerikanë vuajnë nga sëmundja inflamatore e zorrëve (SIZ). Sëmundja e Crohnit është një lloj SIZ që karakterizohet nga një inflamim i zonave te ndryshme të aparatit gastrointestinal.

Më e keqja nga të gjitha, kur lihet e patrajtuar, semundja Chron mund të shkaktojë komplikime serioze për shkak të malabsorbimit lëndëve të rëndësishme ushqyese dhe përgjigjet e zgjatura autoimune /inflamuese që degjenerojnë indet e shëndetshme në të gjithë trupin.

Besohet se për shumicën e rasteve të SIZ-së duhet fajësuar një kombinim faktorësh gjenetikë, stresi kronik, një dietë nxitëse, ekspozimi ndaj disa infeksioneve ose viruseve, bashkë me disa faktorë të tjerë rreziku.  Në fakt, një studim i rëndësishëm i botuar në shtator 2016 sugjeron se një kërpudhë specifike mund të shkaktojë sëmundjen e Crohnit.

SIMPTOMAT

Crohn ndikon ndryshe te çdo njeri dhe acarimi mund të ndikojë në pjesë të ndryshme të aparatit tretës në varësi të individit. Shpesh inflamimi përhapet thellë në shtresat e indit të traktit GI, i cili shkakton ndryshime në lëvizjet e zorrëve dhe shqetëson absorbimin normal. Shqetesimet me te shpeshta:     

  • Dhimbje barku 
  • Ndjenja e barkut të fryer
  • Lodhje
  • Diarre, e cila mund të përzihet me gjak, mukozë ose pus në raste të rënda    
  • Konstipacion                                                                                                                            
  • Nauzea                                                                                                                                          
  • Humbja e peshës                                                                                                                          
  • Ethet                                                                                                                                               
  • Gjakderdhja rektale                                                                                                                    
  • Inflamimi i kyçeve, i syve dhe i gojës                                                                                        
  • Fëmijët me sëmundjen e Crohn mund të shfaqin rritje të vonuar ose zhvillim të vonuar seksual.

TRAJTIMI

1. Dieta:

Përfshin heqjen e qumështit, eksperimentimin me heqjen e glutenit/shumicës së drithërave, shmangien e sheqerit të tepërt, zvogëlimin e marrjes së të gjitha ushqimeve të përpunuara/paketuara, ngrënien e më shumë ushqimeve prebiotike dhe probiotike dhe shmangien e kafeinës dhe alkoolit sa më shumë që të jetë e mundur                              

2. Monitoroni simptomat dhe biofeedbekun          

Kushtojini vëmendje se cilat lloje të frutave, perimeve, drithërave dhe fasuleve janë problematike. 

3. Pini shumë lëngje                                                                                                                          

Uji dhe pijet e tjera me pak sheqer, hidratues ndihmon për të kompensuar humbjen e lëngjeve të shkaktuara nga diarreja. Pini të paktën tetë gota ujë në ditë. Ju gjithashtu mund të pini çaj qetësues bimor ose ujë të mbushur me fruta gjatë gjithë ditës. Ndërkohë, është e rëndësishme të shmangni kafeinën, pijet me sheqer dhe qumështin.

4. Suplemente                

Për shkak se keqthithja/kequshqyerja është një shqetësim serioz për ata me Crohn, është e dobishme të merrni suplemente duke përfshirë vitaminën B12, një multivitaminë, hekur, vaj probiotik dhe omega-3.

5. Reduktoni dhe menaxhoni stresin

Stresi tenton të përkeqësojë tretjen në përgjithësi, rrit tensionin e muskujve, ngërçet dhe spazmat, dhe mund të rrisë inflamacionin. Qetësuesit e provuar të stresit përfshijnë ushtrime të trupit-mendjes si joga, meditim, ditar, stërvitje, kalim kohe jashtë dhe pushim/gjumë i mjaftueshëm.

6. Mundohuni të shmangni marrjen e antibiotikëve, kontraceptivëve dhe ilaçeve AIJS                       

Këta janë faktorë të njohur të rrezikut për IBD dhe mund të ndërhyjnë në tretjen normale dhe shëndeti e zorrëve.                                                                                                                                                                                            

                                                                                

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.