Home » 6 SHENJA PARALAJMËRUESE PËR SEMUNDJET E ZEMRËS

6 SHENJA PARALAJMËRUESE PËR SEMUNDJET E ZEMRËS

Nga: Lediana Dervishi

Sëmundjet e zemrës zënë vendin e parë në botë për vdekshmërinë. Është e rëndësishme të njiheni me shenjat paralajmëruese dhe të konsultoheni sa më shpejt me mjekun.

1. DHIMBJE NE KRAH

Janë të shumta rastet ku përpara një sulmi të zemrës shoqerohen me një dhimbje në krah. Kjo ndodh sepse dhimbja e zemrës udhëton drejt palcës kurrizore aty ku lokalizohen shume nerva. Truri “hutohet” dhe e percjell si nje dhimbje të krahut kur në fakt nuk eshte.                                                                         

2. KOLLITJE E FORTE            

Kollitja mund të ketë shumë arsye, mund të jetë gjithashtu shenjë shoqëruese e një problemi serioz si sëmundjet kardiovaskulare. Nëse kollisni gjak dhe përmbajtje me lëng rozë tregon se keni një problem të zemrës.

3. SKUQJE E LEKURES          

Skuqjet e lëkurës dhe njollat e pazakonta mund të jenë gjithashtu një shenjë e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve të fundit , ata që kishin ekzemë kishin një mundësi prej 48% që të kishin presion të lartë të gjakut dhe 29% që të kishin nivel të lartë të kolesterolit.Për më tepër,ata që kishin herpes kishin një mundësi prej 59% që të vuanin nga sëmundje kardiovaskulare.          

4. LEKURE E ZBEHTE        

Lëkura e zbehtë është shenjë e zvogëlimit të qarkullimit të gjakut dhe uljes së numrit të rruazave të kuqe, gjë që tregon se kemi një dështim të punës së zemrës. Zbehjet mund të shfaqen ne pjesë të caktuara ose në të gjithë trupinkur zemra nuk pompon gjak mjaftueshëm.

5. TE FIKET DHE HUMBJE VETEDIJE

Humbja e vetëdijes është shumë e zakonshme në problemet e lidhura me zemrën. Kur zemra nuk pompon gjak siç duhet, ju mund të keni arterie të bllokuar e cila mund të cojë në sulm në zemër. Nëse ju bie shpesh të fikët,patjetër duhet të ikni për një kontroll te mjeku.

6. KEMBE TE FRYRA                 

Kur zemra dështon në “misionin” e saj, gjaku grumbullohet ne vena dhe si pasojë e presionit lëgjet, zhvenosen nga enët e gjakut ne indet përreth. Pra krijohen edema, te cilat jan me te dukshme te këmbët.