Skip to content
Home » Menaxhimi i stomës intestinale, këshillat tona!

Menaxhimi i stomës intestinale, këshillat tona!

Termi “Ostomi” është një fjalë greke që do të thotë “gojë”.

Në mjekësi, termi stomë intestinale përdoret për të treguar hapjen (rezultatin e një operacioni kirurgjikal) që e vendos sistemin e zorrëve në komunikim me botën e jashtme. Kjo mund të ndodhë, për shembull, si rezultat i heqjes së një pjese të zorrëve.

Stomat e zorrëve: klasifikimi

Ostomitë e zorrëve ndahen në:

  • të përkohshme, ose kur kanalizimi i pjesës së poshtme të zorrës (rektumit) do të rikthehet pas shërimit të patologjive që lidhen me të;
  • definitive, pra kur kanalizimi i pjesës së poshtme të zorrës përjashtohet përfundimisht nga kalimi i feçeve.

Para operacionit, infermierja e stomës duhet të përcaktojë se ku do të vendoset stoma në barkun e pacientit dhe më pas mund të trajtohet në mënyrën më të thjeshtë.

Në varësi të aplikimit të ostomisë, bëhet një dallim midis:

  1. Ileostomia (mbështetja e zorrës së hollë në murin e barkut për të lejuar jashtëqitjen të dalë nga kjo vrimë);
  2. Urostomia (derivat alternativ për të qenë në gjendje të nxjerrë lëngun urinar);
  3. Kolostomia (hapja dhe fiksimi i zorrës së trashë në murin e barkut për të lejuar jashtëqitjen të kalojë).

Menaxhimi i ostomisë: këshilla nga farmacistja

Në varësi të indikacioneve mjekësore të stomës, për çdo pacient do të zbatohen masat e mëposhtme:

Sistem me dy pjesë: i përbërë nga një pllakë ostomike e sheshtë ose konvekse e madhësive të ndryshme dhe një çantë (qese) grumbullimi.

Sistemi me një pjesë: pllaka, e sheshtë ose konveks, dhe qesja janë një së bashku dhe vendoset vetëm kur lëkura peristomale është plotësisht e paprekur.

Kjo nënkupton nevojën për një pastrim dhe higjienë shumë të kujdesshme dhe të përpiktë që duhet të kryhet fillimisht nga personeli mjekësor dhe infermieror dhe nga vetë pacienti menjëherë më pas, duke përdorur qese kulluese për jashtëqitjet.

Pavarësisht nga fakti që pacienti do të duhet të ndiqet në një mënyrë shumë delikate dhe me durim të madh në nivel psikologjik, ai (ose të afërmit e tij/saj) gjithashtu do të duhet të përfshihet drejtpërdrejt në të kuptuarit se cilat manovra duhen ndjekur për pastrimin e ostomisë.

Qesja e grumbullimit vendoset direkt në sallën e operacionit.

Menjëherë pas 48 orësh ose më pak (nga operacioni) është e nevojshme të ndërrohet qesja dhe të vazhdohet me pastrimin e lëkurës peristomale, (anës vëndit).

Për ta bërë këtë, mos përdorni kurrë detergjentë irritues ose me bazë alkooli, por detergjentë delikate, mund të përdorni dhe një larës që përdoret për bebe.

Për të hequr qesen që përmban jashtëqitje duhet të bëhet në mënyrë jashtëzakonisht të kujdesshme.

Qesja hiqet nga lart poshtë.

Farmacistja jonë ju këshillon të lyeni konturin e bazës së qeses në kontakt me lëkurën me produkte speciale (krem ose pasta mbrojtëse me bazë hidrokoloidi) për të shmangur irritimin që mund të shkaktojnë shqetësim në vetë lëkurën.

Hiqni feçet, jashtëqitjen nga stoma dhe lëkura peristomale me letër higjienike ose peshqir letre.

Këto pjesë duhet të lahen me kujdes, dhe me shumë delikatesë me produkte zbutëse dhe mbrojtëse për ostominë dhe në fund, thjesht të thahen duke i fshirë me një leckë pambuku të pastër dhe të thatë.

Ndonjëherë për shkak të këtyre lëvizjeve të shkaktohen lezione të vogla me pasojë gjakderdhje. Këto nuk janë kundërindikacione, por kujdes nëse shfaqet skuqje: mund të jenë alergji të shkaktuara nga materiali i qeses.

Në këto raste është e nevojshme të vazhdohet me aplikimin e qeses së re, qoftë qese ileostomike, qese kolostomike apo qese urostomie.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version