Skip to content
Home » Maska e zeze per fytyren, si ta pregatisim ne kushte shtepie?!

Maska e zeze per fytyren, si ta pregatisim ne kushte shtepie?!

Si ta pastroni lëkurën në mënyrë natyrale?

Fytyra jonë, veçanërisht balli, hunda dhe mjekra, është plot papastërti. Ndaloni së torturuari lëkurën tuaj para pasqyrës dhe zbuloni se si të përgatisni një maskë të zezë pastruese në një mënyrë 100% natyrale.

Zona T e fytyrës sonë (balli, hunda dhe mjekra) është ajo që duhet pastruar më shumë pasi papastërtitë “minojnë” atje, të cilat, të përziera me sebumin e tepërt të pranishëm, kontribuojnë në formimin e pikave të zeza.

Ne te Farmaceutika.org , ju propozojme këtë maske pastruese specifike për zonën T të fytyrës e gjitha natyrale.

Përbërësit:

  • 2 lugë çaji Karbon aktiv
  • 2 lugë çaji me mjaltë

Shenim: Karboni i aktiv mund të blihet jo vetëm në farmaci, herboristeri  dhe supermarkete, por edhe në faqet e internetit të prodhuesve të shtesave kryesore ushqimore.

Përgatitja:

Përzieni dy përbërësit derisa të merrni një përzierje kremoze dhe homogjene , e aplikojme në lëkurë të pastër te lare mire me pare. E lëmë të veprojë për dhjetë minuta dhe me kujdes e pastrojme së pari me ujë të vakët dhe më pas me të ftohtë.

Nëse është e mundur, këshillohet që me pas te pastroni hundën me një tonik  astringent dhe të vendosni një serum ose krem hidratues zbutës.

Si punon:

Veprimi pastrues i maskës është padyshim për shkak të karbonit aktiv, ndërsa mjalti, falë vetive të tij të çmuara hidratuese, zbutëse dhe qetësuese, tenton të kompensojë uljen e hidratimit për shkak të veprimit më agresiv të karbonit aktiv.

10 përfitimet e qymyrit aktiv në lëkurën tuaj!

A e dini se qymyri është një kurë e vërtetë për të gjithë lëkurën? Në fakt është e pasur me përfitime që e bëjnë atë një përbërës aktiv të bukurisë së pakonkurueshme, veçanërisht për rutinën tuaj të detoksit …

  •  1. Lufton poret e zgjeruara dhe pikat e zeza
  • 2. Falë fuqisë së saj astringjente, është perfekte kundër lëkurës me yndyre qe shkelqen.
  • 3. Ndryshe nga argjila, ajo nuk e than lëkurën
  • 4. Eshtë ideale për trajtimin e lëkurës me yndyre dhe kundërveprimin per sebumin e tepërt
  • 5. Pastron thellë lëkurën, pa e irrituar atë
  • 6. Eshtë një antibakterial natyral me detoks dhe fuqi anti-inflamatore
  • 7. Eksfolion shtresimin natyral të lëkurës
  • 8. E bën fytyrën më të ndritshme dhe lëkurën më të butë
  • 9. Mund të përdoret si pastrues dhe maskë
  • 10. Eshtë gjithashtu perfekte për heqjen e make-up-it
 
error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version