Skip to content
Home » Vitamina D tek neonatet: Rekomandimi dhe kohezgjatja e perdorimit!

Vitamina D tek neonatet: Rekomandimi dhe kohezgjatja e perdorimit!

Pediatret rekomandojnë administrimin e Vitamines D deri në 12 muaj të jetës së fëmijës, së bashku me vitaminën K po aq të rëndësishme në 3 muajt e para. Le të shohim së bashku pse të vegjlit kane nevoja te vecanta.

Mbajtja e fëmijës me shëndet të mirë do të jetë sfida më e madhe sapo ai të lindë dhe do t’ju shkaktojë shumë ankthe! Gjithashtu do të duhet të përvetësoni sjellje të reja dhe një mënyrë jetese të rinovuar në shtëpi, veçanërisht kur bëhet fjalë për higjienën e tij.

 Çfarë është vitamina D dhe ku gjendet në natyrë?

Kujdesi për një fëmijë të porsalindur është një nga detyrat kryesore të një prindi të ri. Ka shumë gjëra për tu mbajtur në mend, dhe një nga nocionet e para që do t’ju shpjegohet tashmë në spital do të jetë administrimi i disa vitaminave të çmuara, prej të cilave foshnja ka nevoje: një nga këto është vitamina D.

Ky hormon zakonisht prodhohet në lëkurë, falë asimilimit të rrezeve të diellit dhe rrezatimit ultraviolet. Lëkura jonë shndërron dehidrokolesterolin, një derivat i kolesterolit, në vitaminë dhe pasi kalon nëpër mëlçi bëhet vitaminë D3. Kështu që mund të themi se është diçka që trupi ynë ka tendencë të prodhojë në një mënyrë natyrale.

Vitamina D të merret edhe përmes ushqimit, megjithëse shumica e kërkesave përqendrohet në ekspozimin në diell. Ushqimet e pasura me vitaminë D janë peshku yndyror (salmoni, sardelet, merluci etj), toni i konservuar, e verdha e vezës, gjalpi, perimet me gjethe jeshile dhe disa lloje qumështi.

 Pse është kjo substancë kaq e rëndësishme për shëndetin dhe që duhet te administrohet që nga ditët e para të jetës së një të porsalinduri?

Të gjithë pediatrët pajtohen: marrja e dozave adekuate të vitaminës D që nga lindja është thelbësore për zhvillimin korrekt të të porsalindurit. Në fakt, hormoni lejon që disa funksione jetësore të funksionojnë si duhet: për shembull, ai thith kalciumin dhe fosforin në zorrë, të cilat me pas do të vendosen në kocka.

Eshtë e një rëndësie parësore që këta elementë të lidhen me kockat sepse ato jane që u japin atyre qëndrueshmëri dhe forcë. Vitamina D gjithashtu kohët e fundit është zbuluar se ka përfitime të konsiderueshme edhe për sistemin imunitar. Një mrekulli e vërtetë për rritjen e foshnjës tuaj! Nëse kombinohet me marrjen e vitaminës K, thelbësore për mpiksjen e gjakut, do të keni një aleat shtesë.

Shqetësimi juaj si nënë do të jetë që foshnja të marrë nivele vitaminash të ekuilibruara me moshën e tij: rreziku i një pamjaftueshmërie të vitaminës D është një zhvillim i pasaktë i sistemit skeletor dhe madje rakitizmit, ose një sëmundje fëmijërie që nëse ndodh krijon defekte në mineralizimin e kockave. Ne duam t’ju sigurojmë: për fat të mirë, rakitizmi në vendin tonë është një sëmundje e rrallë, veçanërisht nëse të sapolindurit kanë lindur në muajt me dritën më të madhe, pra në pranverë ose verë dhe për këtë arsye shpesh nxiren jashtë shetitje qe nga java e pare e lindjes.

Por sot vlerësohet se rreth 50-70% e fëmijëve kanë një mungesë të vitaminës D, prandaj është e nevojshme të plotësohet për një periudhë kohore mjaft të zgjatur.

 Mungesa e vitaminës D tek fëmijët!

Nëse për të rriturit është treguar se ekspozimi në diell prej 20 minutash në ditë është i mjaftueshëm për të pasur sasi të mjaftueshme të vitaminës D për t’u asimiluar, (duart dhe fytyra në diell pa kremra dielli) për fëmijët dhe foshnjat, të dhënat nuk janë ende të sigurta.

Pa harruar që deri në moshën 6 muajsh, nuk rekomandohet ekspozimi i një fëmije direkt në dritën e diellit.

Kjo është arsyeja pse pediatrët preferojnë të administrojnë vitaminën D nga goja, zakonisht disa pika çdo ditë, në mënyrë që të kenë mjaft edhe për muajt e dimrit kur dielli është më pak i fortë dhe foshnja del më rrallë.

Nuk ka ndryshim nëse i porsalinduri eshte ushqyer me gji ose nëse ai merr  qumësht formulë, sepse kërkesa ditore e këtij hormoni ndikohet pak nga ushqimi. Prodhohet kryesisht nga trupi ynë si rezultat i të qenit jashtë dhe në diell.

Për më tepër, stilet moderne të jetesës e kanë përkeqësuar këtë mungesë: fëmijët janë më pak jashtë sesa më parë dhe mbrohen në mënyrë të kuptueshme nga kremrat e diellit. Kjo shpjegon deficitin e zakonshëm te fëmijët parashkollorë. Faktorë të tjerë të rrezikut mund të jenë, ushqyerja ekskluzive me gji dhe mbipesha.

Sa kohë duhet t’ia japim të porsalindurve vitaminen D?

Zakonisht rekomandohet pëdorimi i vitaminës D vetëm brenda vitit të parë të jetës, me një dozë prej 400 I.U. në ditë.

Për fëmijët më të rritur nuk ka asnjë detyrim, por nëse bëhet i domosdoshëm, dijeni se mund ta jepni deri në adoleshencë, me një dozë prej 600 I.U. në ditë. Rastet në të cilat marrja e vitaminës duhet të plotësohet edhe pas 12 muajsh janë ato të disa kategorive të rrezikut, siç janë fëmijët me sëmundje kronike të cilët nuk janë në gjendje të thithin plotësisht vitaminen D në zorrë.

E thënë thjesht, sa duhet t’i jepet një foshnje të porsalindur?

Dhe si ta bëjmë atë?

Ju do të blini disa flakon të vitaminës D të cilat mund t’i gjeni lehtësisht në farmaci. Nuk ka marka më të mira se të tjerat, por zgjedhja i takon vetem këshillës se mjekut të besuar ose Farmacistit.
Mund ti jepni 2-4 pika të vitaminës D3 në ditë. Nëse foshnja sapo ka lindur, ju mund t’ia jepni pikat anash gojës së tij, falë pipëzës speciale, përndryshe mund t’i jepni foshnjës me një lugë ose ‘të fshehur’ brenda vaktit ne qumesht.

Shija është pothuajse plotësisht neutrale, kështu që nuk duhet të keni vështirësi të veçanta në kryerjen e këtij veprimi të përditshëm … pjesa e vështirë është ta mbani mend atë për një vit të tërë cdo dite!

Rastet e tjera kur integrimi i Vitamine D është i dobishëm!

Eshtë e vështirë të arrihen vërtet nivelet e vitaminës D3 të rekomanduara nga komuniteti mjekësor dhe nuk po flasim vetëm për foshnjat e porsalindura.

Megjithëse flasim shumë shpesh për deficitin tek foshnjat, incidenca që ka tek adoleshentët është më pak e njohur: rreth 8 në 10 djem në fakt kanë mungesë të këtij hormoni. Një shifër mjaft shqetësuese.

Faji qendron gjithnjë në prirjen, veçanërisht në këto grupmosha, për të hequr dore nga ushqimi i shendetshem..

Konkretisht, ekzistojnë disa kategori të fëmijëve që janë të predispozuar për këtë mungesë të vitaminës: fëmijë me lëkurë shumë të errët, ata me ekspozim të reduktuar në diell, ata që ndjekin dieta joadekuate si veganizmi dhe së fundmi fëmijë me insuficence të veshkave ose hepatit kronik.

Si ta korrigjoni?

Nxitja e fëmijëve të kalojnë me shumë kohë në ambiente e jashtme dhe plotësimi me ndihmën e të njëjtave pika që u jepen të vegjëlve nga goja. Ndoshta, nëse e lejon gjendja ekonomike familjare, le të kalojnë disa me shume gjate vitit pushime bregdetare ku ka më shume mundesi te qendrojne jashte ne ambjente me diell.

 Shtesat me Vitamine D gjithashtu mund të merren edhe nga gratë shtatzëna dhe / ose me gji si një formë parandalimi per foshnjet!

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version