Skip to content
Home » Active Albania i pergjigjet COVID-19 me produktin inovativ: Shpjegon Blerina Ago

Active Albania i pergjigjet COVID-19 me produktin inovativ: Shpjegon Blerina Ago

Blerina Ago, Founder -Active Albania- Tourism Expert

Pack rafting dhe hiking rreth pasurisë natyrore të UNESKOs

Liqeni i Ohrit, Pogradec

Eksplorojmë liqenin më të vjetër të Europës me produktim me inovativ dhe risi për Ballkanin Perëndimor, pack rafting!

A keni ecur afër këtij liqeni të bukur dhe keni dashur të keni një mënyrë për të qënë në ujë? Me pack rafting, mundeni. Pack rafting i kthen të gjitha ato rrathë blu dhe linjat e dredhura që përfaqësojnë liqenet në hartën tuaj në mundësi reale të rremimit dhe shikimit.

Çfarë është pack rafting?

Pack rafting është në thelb një kombinim i çantës së shpinës, ecjes dhe rafting, por njerëzit gjithashtu përdorin mënyra të tjera transporti, të tilla si biçikleta malore, mushka për të hyrë në liqene dhe lumenj. 

Pack rafting është një aktivitet në natyrë që përdor një gomone të frytshme me madhësi e trupit tuaj,  të quajtur pack raft e cila është e fortë dhe e qëndrueshme, por edhe e lehtë dhe kompakte.

Liqeni i Ohrit është liqeni më i vjetër në Europë, i krijuar nga çarjet tektonike rreth 2 milionë vite më parë. Një florë dhe faunë unike është zhvilluar në këtë zonë dhe vazhdon të lulëzojë. Civilizimet kanë lulëzuar prej shekujsh në rajonin e Liqenit të Ohrit duke zhvilluar një nga vendbanimet më të hershme të kontinentit Europian.

Në këtë aventurë ne do të kombinojmë natyrën me aktivitetet e ngjitjes malore dhe rremimit si dhe do te vizitojmë vendbanime të lashta ilire.

Gjatë aventurës sonë unike ne do shijojmë:

  • Pack rafting ne liqenin me te thelle te Ballkanit
  • Ecje drejt malit te Thate
  • Dreke me taven e famshme te troftës së Ohrit
  • Vizite ne mozaikun e Linit

Informacion të përgjithshëm mbi udhëtimin

Niveli i vështirësisë (1-5) 2

Ekperienca e kërkuar

Nuk nevojitet asnjë përvojë rafting ose rrëmim, vetëm dashuria për natyrën, një nivel i arsyeshëm sportiviteti dhe aftësia për të trajtuar 4-7 orë aktivitet fizik në ditë.

Periudha më e mirë  Mars – Nëntor

Kohëzgjatja e udhëtimit 1 ditë

Vend takimi – Pogradeec

Programi

Takohemi me skuadrën  Active Albania në oren 8:00 të mëngjesit në Pogradec. Njihemi me programin duke shijuar një caj natyral nga mali i Thatë. Nisim aventurën e pack rafting e cila gjat rreth 2-3 orë në varësi të ritmit të grupit.

Ndalojmë në Tushëmisht ku shijojmë një drekë lokale më tavën e famshme të troftës të Ohrit pranë mikpritëses sonë Gita.

Pas drekës së shijshme dhe vizitës në fshatin e bukur të Tushëmishtit nisemi drejt fshatit malor të Peshkëpisë. Ngjitja kërkon rreth 3 orë.

Në Pëshkëpi na pret një tavolinë me ëmbëlsira dhe reçelra tç zonës.

Mbarimi i programit dhe kthimi me makinë në Pogradec.

Udhëzime

Veshjet dhe pajisjet që duhet të merrni për pack rafting dhe ngjitje malore

  1. Veshja e duhur. Jini të vetëdijshëm për ndryshimin e temperaturës; Mos harroni të sillni veshje të ngrohta, të lehta dhe të rehatshme sportive; Duhen te brendshme shtese per t’u ndërruar pas pack rafting; Pantallona të gjata për hiking.
  2. Çantë shpine për 55 kg për ta marrë me vete në pack raft dhe për të mbajtur aty veshjet, kapele, krem antidiell, altetet e hiking, shkopijtë e hiking etj. 
  3. Këpucë. Një palë atlete të vjetra osë sandale të parrëshqitshme për aktivitetin e pack rafting (të cilat do t’ju lagen) dhe një palë këpucë të përshtatshme për ngjithe malore.
  4. Krem dielli, kapele dhe syze dielli.
  5. Maskë anti COVID-19 e cila do të përdoret në ambientet e brendshme, në makine dhe në rastet në natyrë ku nuk ruajmë dot distancën prej 2 m.
  6. Xhel disifektues për duart  (minimumi 70% alkool, preferohet 96% alkool) 
  7. Kamera dhe aparat fotografik;
  8. BONUS: Qese plehrash. Qesja është thelbësore për t’u siguruar që shtigjet që përdorim të qëndrojnë të bukura për brezat që do të vijnë. Një qese me zinxhir është një mundësi e shkëlqyeshme gjithashtu për të mbajtur mbeturinat që do të bëjmë dhe mbledhim gjatë udhëtimit, ndara nga pjesa tjetër e pajisjeve tuaja.

Active Albania siguron:

  • Guida profesionale e pack rafting
  • Pajisjet e pack rafting si:
  • pack raft
  • lopata
  • kostum neoprene qe ruan konstante temperaturën e trupit
  • xhup anti erë
  • jelekë shpëtimi
  • litar shpëtimi
  • Kutinë e ndihmës së parë
  • Drekën

! Ju lutemi mbajini të gjitha rrobat dhe sendet tuaja personale në një cantë shpine, e cila mund të transportohet lehtësisht me pack raft dhe që mund ta mbani lehtë gjatë ngjitjes malore.Gjatë udhëtimeve turistike Active Albania zbaton protokollet shtetërore kundër COVID-19 dhe protokollet e higjenës dhe sigurisë sipas aktiviteteve përkatëse në përputhje me ushëzimet e Adventure Travel Trade Association.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version