Skip to content
Home » 5 mënyra natyrale për të hequr qafe mjekrën e dyfishtë

5 mënyra natyrale për të hequr qafe mjekrën e dyfishtë

Nëse doni të reduktoni mjekrën tuaj të dyfishtë, mund të provoni të bëni disa ushtrime të lehta në shtëpi.

Shikoheni në pasqyrë dhe nuk mund të mos vini re një grumbullim të yndyrës nën mjekër. Edhe pse një mjekër e dyfishtë shoqërohet me shtim në peshë, nuk keni nevojë të jeni mbipeshë për ta patur atë. Ju mund të jeni e dobët ose jo, sepse kjo papërsosmëri mund të shkaktohet nga plakja dhe struktura e fytyrës.

Dieta luan një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e mjekrës te dyfishtë, ka edhe disa truke shtëpiake dhe ushtrime të thjeshta që mund të te ndihmojnë.

Shqiptimi i fjalës XO:


Ky ushtrim është relativisht i lehtë. E vetmja gjë që duhet të bësh është të thuash XO në mënyrë të përsëritur për të bërë që muskujt e nofullës, faqes dhe qafës të lëvizin dhe të djegin dhjamin.

Puthni tavanin:

Siç thote emri, anojeni kokën lart dhe bëni një “O” me gojën tuaj sikur të puthni tavanin. Kjo do të punojë muskujt e mjekrës dhe do të djegë dhjamin e qafës.

Shtrirja anësore e qafës:

Uluni në këmbë dhe shtrijeni qafën tuaj sa më shumë që të jetë e mundur në të dy anët. Kjo ndihmon në zvogëlimin e akumulimit të yndyrës në anët e mjekrës.

Vaji i embrionit të grurit

Vaji i grurit:

Vaji i embrionit të grurit përmban vitaminë E, e cila është një antioksidant i fuqishëm. Masazhojeni atë dy herë në ditë. Merrni pak vaj të embrionit të grurit midis pëllëmbëve dhe vendoseni në nofulle duke e masazhuar nga poshte lart.

Çamçakëz:

Një tjetër ilaç i lehtë për të zvogëluar mjekrën e dyfishtë është thjesht përtypja e çamçakëzit. Vetë akti i përtypjes është si një ushtrim që mund të ndihmojë në djegien e dhjamit të tepërt në fytyrë dhe mjekër.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version