Skip to content
Home » Thesaret e panjohura të florës sonë të zorrëve një ekosistem si planeti ynë!

Thesaret e panjohura të florës sonë të zorrëve një ekosistem si planeti ynë!

Dr. Blerta Brati, Mjeke Mikrobiologe.

Zhdukja e kopshtit tonë të brendshëm ”Thesaret e panjohura të florës sonë të zorrëve një ekosistem i goditur si planeti ynë ” !

Flora jonë e zorrëve, e quajtur  “mikrobiota” bashkon miliarda mikrobe, dhe është përgjegjëse për shëndetin e mirë të trupit tonë.

Mikrobiota është “bashkësi ekologjike e mikroorganizmave komensalë, simbiotik dhe patogjenë” që gjenden në të gjithë organizmat shumëqelizorë të studiuar deri më sot nga bimët tek kafshët. Mikrobiota përfshin baktere, arkea, protistë, kërpudha dhe viruse.

Bakteret që strehon na ndihmojnë të tresim ushqimet, na mbrojnë nga sëmundjet, prodhojnë vitamina dhe veprojnë në trurin tonë.

Problemi:

Gjithçka tregon se mënyra jonë e jetës e dobëson atë në mënyrë të rrezikshme.

  • 1. Antibiotikët vrasin verbërisht të gjitha mikrobet, me pasojë të mundshme të nxitjes së alergjive dhe mbipeshës.
  • 2. Prerjet cezariane privojnë foshnjat nga bakteret tretëse të nënës së tyre nga të cilat përfitojnë kur lindin natyrshëm.
  • 3. Dieta jonë është shumë e ulët në fibra dhe shumë e lartë në aditivë.

“Ne flasim për zhdukjen e specieve, por ne po bëjmë të njëjtën gjë me kopshtin tonë të brendshëm.”

Sidoqoftë, zbulimet e fundit hapin perspektiva të reja terapeutike për të luftuar kundër mbipeshes, sëmundjes së Crohn, madje edhe disa llojeve të kancerit.

Keshtu psh., ne Institutin Gustave-Roussy, onkologu Laurence Zitvogel po kërkon baktere që mund të optimizojnë, në formën e probiotikëve të gjeneratës së re, efektivitetin e kimioterapisë ose imunoterapia në pacientët që i përgjigjen dobët trajtimit.

Eshtë një revolucion që mund të kompromentoje mjeksine e së ardhmes!

Ne nuk po kërkojmë më elementin patogjen për ta luftuar, por elementin mbrojtës për ta zhvilluar atë.

Cfare duhet te beni atehere:

  • Konsumoni rregullisht fibra dietike për të siguruar mjaft prebiotikë..
  • Shmangni pesticidet duke ngrënë BIO…
  • Shmangni marrjen e antibiotikëve të panevojshëm…
  • Përtypni dhe hani ngadalë
  • Shmangni marrjen kronike të antiacideve
  • Kufizoni konsumin e sheqernave dhe mishrave të kuq…
  • Hani peshk të yndyrshëm tri herë në javë
  • Konsumoni produkte që përmbajnë baktere të mira të gjalla…

Një ushqim ka një efekt prebiotik nëse nxit rritjen ose aktivitetin e baktereve të zorrëve të dobishme për shëndetin tonë. Prebiotikët do t’i gjeni në fruta dhe perime.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.