Skip to content
Home » SINDROMI I TUNELIT KARPAL: Flet dr. Alban Hysenaj , Ortoped:

SINDROMI I TUNELIT KARPAL: Flet dr. Alban Hysenaj , Ortoped:

Dr. Alban Hysenaj, Kirurg Ortoped prane Spitalit Universitar te Traumes

▶️ Sindromi i tunelit karpal është një gjendje mjekësore që vjen nga acarimi i nervit të kyçit. Kur nervi shtypet ose përdridhet, zhvillohet sindromi i tunelit karpal.

Për shumë njerëz nuk dihet shkaku i saktë i sindromës së tunelit karpal. Për disa të tjerë derivon nga kushtet e tjera mjekësore si diabeti, artriti, mbipesha, hipotiroidizmi, shtatzënia dhe traumat. Mund të shkaktohet edhe tek njerëzit që bëjnë lëvizje përsëritëse me duar.

Cilat janë simptomat e sindromës së tunelit karpal?

Së pari pacientët ndjejnë ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në zonën ku kalon nervi. Gjatë natës pacienti mund të ketë dhimbje që përkeqësohen pasi mund të krijohet edhe akumulim i lëngjeve rreth kyçeve të duarve ndërsa flejnë.
Ndërsa kjo sëmundje përparon, pacienti ka ndjesi të djegies, ngërçe në duar dhe dobësi. Mund të bëhet më e vështirë për të kapur / hedhur objektet. Ndonjëherë, dhimbjet mund të rrezatojnë në parakrah.

Mundësitë e trajtimit jo-kirurgjikal për CTS përfshijnë:
✅Veshja e një doreze ortopedike
✅Shmangia e aktiviteteve që mund të sjellin përkeqësim të simptomave
✅Agopunktura

✅Nëse trajtimet jo-kirurgjikale dështojnë, atëherë mjekët ortopedë sugjerojnë kirurgjinë. Kjo procedure përfshin heqjen e indit rreth kyçit të dorës (lirim te ligamentit tranavers karpal) për të ulur presionin mbi nervin. Shërimi i plotë nga operacioni mund të zgjasë nga një deri në tre muaj. Terapia fizike mund të ndihmojë në shkurtimin e kohës së rikuperimit.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version