Skip to content
Home » Si ndikon Covid- 19 ne organet kryesore te trupit dhe a duhet te vaksinohemi?! Dr. Leonidha Peppo

Si ndikon Covid- 19 ne organet kryesore te trupit dhe a duhet te vaksinohemi?! Dr. Leonidha Peppo

Dr. Leonidha Peppo, Mjek Kardiolog prane Qendres Shendetesore Nr.4, Tirane.

Cfare u paraqit pas kalimit te semundjes se COVID-19 ne individe te ndryshem, duke perfshire edhe miqte e pacientet e mi, duke pasuar  edhe vete mua. Me kete shkrim do te trajtohen edhe ata qe vaksinohen. Cfare ndodh ne te tilla raste? Kur duhet vaksinuar pas kalimit te COVID-19? A duhet vaksinuar ? 

Sepse ka mendime  subjektive dhe objektive  per perspektiven e afert dhe te larget qe mund te ndodh  tek keta persona. 

Duhet t’ju bej te ditur qe keto perfundime jane pas leximeve te shumta te publikimeve te studimeve nderkombetare te agjensive  serioze studimore e eksperimentale te sigurta deri tani. Ata qe ndjekin  perfundimet serioze e kuptojne qe shume koncepte ndryshojne, po ashtu masat dhe kujdesi ndaj individeve dhe popullsise ne pergjithesi, kane tregues dhe mundesi me te perparuara qe mbeten per tu pare sepse perseri pritet te kete zhvillime. 

Por kete shkrim do te mundohem te shkruaj ato dukuri te para deri tani. Personat qe kane kaluar COVID-19 nga pervoja personale te perditshmerive te shumta qe kemi ne Qendren Shendetesore Nr.4 Tirane, duke reflektuar edhe ne qendrimin tone te personelit mjekesor. 

Dukurite me te shpeshta jane levizja e Tensionit  Arterial ne shifra dukshme me te rritura se ato te zakonshmet ne individe pa mjekim ose me mjekim dhe keto te shoqeruara me ankesat e zakonshme, qe i shtohet edhe ana emocionale  e cila nga ana e saj eshte shkaktare e clirimit te katekolaminave  qe rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemres, gjithashtu  (perdorimi I kortizonikeve ne mjekim) pergjegjese per rritjen e shifrave te sheqerit ne gjak.

Te gjithe  mjeket  e familjes ne kliniken tone thone qe jane shtuar ne menyre te dukshme  rastet me sumendjen e diabetit ose ata qe e kane diagnozen e diabetit i eshte renduar semundja duke mare barna shtese per kurimin e saj. 

Duhet theksuar se ne rastet tona kjo gjendje ka ardhur me origjine pas 2-3 muajsh duke hequr edhe mjekimet e shtuara. Pra eshte fakt teper pozitiv per ecurine e ndjekies se tyre  per ata vete por edhe per mjekimin sherues te caktuar. 

Ndikimi i COVID -19 eshte shfaqur edhe ne ndryshime te sjellies se atyre qe e kane kaluar kete semundje. Kjo dukuri eshte me e paket se semundjet e tjera. Mendohet se semundja gjeneron mikrotrombule ne vazat qe furnizojne trurin duke degjeneruar ne demtim te qelizave te tij, por keto mendime me kalimin e kohes mund te ndryshojne  sic edhe kane ndodhur gjate ketyre muajve dhe viteve.   Te shohim..

Por ne kabinetin e kardiologjise jane konstatuar dhe vertetuar me vizite klinike e aparatura fenomen te aritmive te ndryshme, te marrjes se frymes nga komplikacionet qe shkakton  virusi mbi zemren , sic eshte zmadhimi i zemres te shoqeruara  ose me likid (leng) ne cipat e zemres . Kjo ndodh me te gjitha llojet e viruseve por qe ky qe ka dal  ne mode se fundmi eshte me agresiv. 

Me kontrollet e vazhdueshme te zemres eshte zvogeluar  deri ne kufinj normal dhe likidi ( lengu) eshte thare  aty ku ka pasur, kjo pasohet me gjendje klinike te permirsuar te pacientit. Kjo na ngarkoi me optimizem per te ardhmen shendetesore te ketyre te semureve  dhe shpresen qe mundimet e mjekeve te jene te suskeshme 

Kemi edhe shfaqje te trombozave te vazave te medha si ne tru, ne zemer, ne mushkeri, gjymtyre dhe lekure qe kerkojne mjekim shtese  dhe rrezikojne jeten apo invalidizojne njeriun,qe ka pasoja psikologjike, financiare, kohore ne ate vete dhe familjen e shoqerine.

Prandaj ju lutem vaksinohuni me gjithe mundesite qe tani i kemi te medha.  

Po pershkruaj ne fund fenomenet madhore te prekjes se mushkrive, semundja me e rende e prekjes nga  coronavirus, shfaqjet e shenjave te shumellojshme me rendesa  te ndryshme  nga me e lehta e deri tek e renda e humbje jete edhe ne mes personelit mjekesor dhe shendetsor. Me e dukshme kane qene prekja e mushkrive ne drejtim te fibroses apo pneumonia me prekje te cipave te tyre , me grumbullim likidi me ulje te ngopjes me O2  dhe rritje te rrahjeve te zemres. Mjekimi i tyre i veshtire shpeshhere i tepruar dhe i panevojshem duke demtuar  shendetin dhe financat familjare. 

Oksigjenoterapia eshte kryesore ne mjekimin e patologjive te mushkrive. Duhet theksuar se komplikacioni  kryesor eshte tromboza e vazave pulmonare me shenjat e njohura   dhe te shkruara gjeresisht. Analizat e gjakut te ndryshuara  sic eshte D- dimeri mbi  norme , monocitet e larta, limfocitet e ulura , O2 i ulur ne gjak , me mjekim te shtuar te pershkruar me kujdes dhe ndjekje mjekesore nga personel te specializuar.  Prandaj per te mos arritur ne kete gjendje duhet te vaksinohen te gjithe me detyrim.

Eshte degjuar dhe thene se vaksinimi anticovid eshte me deshire se gjoja preken lirite individuale dhe te drejtat e njeriut. Keto jane spekulime dhe cudira qe do te bjere mbi te pavaksinuarit , te femijeve e familjareve te tyre apo shoqerise rreth tyre .

N.q.s  personi I pavaksinuar ia ngjit kete semundje vdekjeprurese dhe invalidizuese  pa diskutim kriminale, c’duhet bere athere ? Duhet te meret penalisht qe jo vetem i prek te drejten per te jetuar  dhe ta denoje edhe shoqerisht.  Thenie te tilla se vendosin cip ne trup per te kontrolluar personalitetin jane vetem humoristike dhe cuditese.  Po gjithe bota njerezore qe i kerkon me ngulm vaksinat edhe vaksinimin si e vetmja menyre per te mos u  infektuar nga COVID-19 ose ta kalosh me lehte ate.

Gjithsesi nuk eshte absolutisht e sigurte mbrojtja. Rastet e reja me variantin DELTA sipas Prof.Silva BINO ,2-3 % infektohen te vaksinuarit me 2 doza dhe 10% ata me 1 doze te saj. Keto te dhena te thena deri tani jane nderkombetare. Te presim cfare te rejash do te kemi ne te ardhmen. Por e sigurt eshte qe vaksinimi duhet bere. 

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.