Skip to content
Home » Mushkonjat dhe fëmijët: si t’i mbroni nga pickimet

Mushkonjat dhe fëmijët: si t’i mbroni nga pickimet

Rregulli kryesor është të përpiqeni të parandaloni ‘takimet e ngushta’. Po si?

Si ta mbroni fëmijën tuaj nga mushkonjat?

Për të parandaluar pickimin e mushkonjave tek fëmijët, duhet të zbatohen të gjitha masat mbrojtëse mjedisore:

  •  Mbjellja dhe vendosja e bimëve të mullagës (Malva sylvestris) në parvazet e dritareve, të cilat kanë një erë të pakëndshme për mushkonjat;
  • shmangni ujin e ndenjur, për shëmbull afër bimëve ose në pjatat kulluese të vazove, të cilat janë habitati i preferuar i mushkonjave;
  • mbaj nëpër shtëpi qirinj ndezur me baze citronella;
  • Mund të vendosni dhe pllakëzat elektrike ose bobina kundër mushkonjave në prizë me bazë piretrinë, të cilat duhet të përdoren vetëm jashtë (ballkone) ose në dhoma të ajrosura mirë;
  • vendosni rrjeta kundër mushkonjave përpara karrocës ose krevatit të foshnjes, të cilat e lejojnë ajrin të kalojë, por jo mushkonjat, JO copa të trasha sepse ndalojnë ajrin;
  • vendosja e rrjetave kundër mushkonjave në shtëpi: ka edhe ato ‘portative’, të lira dhe perfekte për pushime, pasi përshtaten me madhësinë e dritareve.

Por çfarë mund të aplikohet në lëkurën e foshnjës?

“Rregull i përgjithshëm, sa më pak produkte të vendosim në lëkurën e fëmijëve, aq më mirë”,

Ka produkte të lehta që gjënden në cdo farmaci dhe të bazuara në ekstrakte bimore, si livando, malva dhe citronela pa kimikate, të cilat megjithatë janë kundërindikuar për të vegjlit (bebet 0-6 muajshe) mund t’i përdorim kur dalim për shëtitje ose jemi jashtë për darkë, por jo në mënyrë konstante.

Eshtë e rëndësishme të shmangni zonën e duarve, të cilën fëmijët mund ta fusin në gojë, dhe mund të gëlltisin produktin.

Mushkonja sapo pickoi foshnjën. Si të hiqni bezdinë e krijuar?

Nëse mushkonja tashmë e ka pickuar fëmijën, mund të aplikojmë një krem ​​qetësues dhe hidratues, i cili ka një efekt të lehtë freskues dhe kundër kruajtjes. Krem po me bazë bimore pas pickimit.

Nëse shqetësimi është më intensiv, në vend të tij mund të përdoret një krem ​​antihistaminik, në mënyrë që të parandalohet që i vogli të cahet nga krruarja dhe të shkaktojë lezione që mund të infektohen.

POR!! pomadat e kortizonit duhet të përdoren me masë, të cilat janë paksa shumë për pickimin e mushkonjave.

Kur pickimi është në një zonë delikate:

Nëse pickimi ka ndodhur në një zonë delikate, si sytë ose buzët, mund të shkaktojë lehtësisht ënjtje: në këtë rast është mirë të konsultoheni me pediatrin, i cili mund të rekomandojë pika okulistike antihistamine për sy ose pika antihistamine nga goja”.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.