Skip to content
Home » Efekti i Allergoff® spray , për të luftuar alergenët e shtëpisë.

Efekti i Allergoff® spray , për të luftuar alergenët e shtëpisë.

Efekti i Allergoff® spray , për të luftuar alergenët e shtëpisë. Studimi:

Qëllimi i studimit ishte një përpjekje për të vlerësuar efikasitetin e heqjes së alergjenit Derp1 nga mjedisi i një pacienti alergjik ndaj pluhurit me vlerësimin e shkallës së reduktimit të simptomave duke përdorur Allergoff® Spray, zgjidhja për neutralizimin e alergjenëve të pluhurit të shtëpisë e krijuar nga ICB Pharma, sjellë në Shqipëri nga Tidi Pharm.

Dizajni i këtyre studimeve është pranuar nga Komisioni Bioetik i Universitetit Mjekësor Silesian në Katowice.

Faza 1:

Në fazën e parë të hulumtimit të kryer gjatë periudhës dhjetor 2016 dhe prill 2017, studimi përfshiu 42 persona, 17 gra dhe 25 burra, përfshirë 14 persona nën moshën 18 vjeç.

Faza 2

Faza e dytë u krye në një popullatë prej 64 pacientësh të moshave 18-75 vjeç në periudhën nga nëntori 2017 deri në prill 2018. Karakteristikat e pacientëve pjesëmarrës në fazën e dytë të studimit tregohen në studimin këtu:

Kriteret për përfshirjen e pacientëve në studim ishin:

  • Simptomat e rinitit alergjik dhe/ose konjuktivitit
  • Shoqërimi i simptomave të sëmundjes me ekspozimin ndaj pluhurit të shtëpisë bazuar në vëzhgimin e pacientit
  • Trajtim anti-alergjik

Sipas protokolleve të studimit, procedura u krye tek pacientët e cila konsistonte në vëzhgimin një mujor të simptomave të sëmundjes alergjike dhe vlerësimin e përdorimit të barnave simptomatike para dhe pas ndërhyrjes parandaluese me Allergoff spray.

Në të njëjtën kohë, në mostrat e grumbulluara të pluhurit të dyshekut u monitorua prania dhe përqendrimi i alergjenit kryesor të marimangës D. pteronyssinus (Der p 1) dhe u vlerësua niveli i IgE specifik për alergen në serumin e gjakut të personave të ekzaminuar.

Lexo më shumë për studimin këtu https://allergoff.com/studies/

  • Vlerësimi klinik i gjëndjes së pacientit përpara procedurës së eliminimit të alergjenit.
  • Marrja e mostrave të pluhurit nga shtëpia e pacientit në përputhje me Aneksin 1 *.
  • Përdorimi i Allergoff® në mjedisin e pacientit (shtrati dhe ambjentet e tij) në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
  • Vlerësimi i gjendjes klinike të pacientit pas një muaji nga procedura e eliminimit të alergjenit.
  • Marrja e mostrave të pluhurit nga mjedisi i pacientit një muaj pas përdorimit të Allergoff®.
  • Fazat e vlerësimit të gjendjes klinike të pacientit para dhe pas procedurës së eliminimit të alergjenit:
  • Ekzaminim fizik
  • Pyetësor Mjekësor
  • Mbledhja e gjakut për të vlerësuar nivelin e antitrupave IgE për marimangat e pluhurit të shtëpisë
  • Procedurat diagnostike

KONKLUZIONE

Përdorimi i Allergoff® Spray në mjedisin shtëpiak të pacientit rezultoi në uljen e nivelit të marimangës kryesore Dermatophagoides pteronyssinus (Der p 1).

Si rezultat i përdorimit të Allergoff® Spray, në pacientët e studiuar u vu re një reduktim i ndjeshëm i simptomave klinike të rinitit alergjik, konjuktivitit dhe simptomave të astmës, përfshirë simptomat e natës.

Përdorimi i Allergoff® nuk shkaktoi ndonjë reaksion negativ në pacientët e studiuar.

Përmirësimi i pamjes klinike në grupin e studimit ndodhi tashmë brenda 30 ditëve pas përdorimit të Allergoff® Spray.

Qëllimi më i rëndësishëm i trajtimit ishte kontrolli i sëmundjes. Kjo përfshin ventilimin normal të mushkërive, mungesën e plotë të simptomave të natës, uljen e aktivitetit, fillimin e simptomave ose nevojën për të përdorur medikamente si antihistaminike maksimumi dy herë në javë.

Rezultatet e hershme të marra në grupin e pacientëve me astmë bronkiale alergjike tregojnë përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës së pacientëve.

Pati një reduktim të simptomave të natës dhe një ulje të sasisë së medikamenteve të përdorura.

Përmirësimi i pamjes klinike në grupin e studimit ndodhi tashmë brenda 30 ditëve pas përdorimit të Allergoff® Spray.

Për shkak të kohës çuditërisht të shkurtër në të cilën u përmirësua cilësia e jetës së pacientëve dhe u reduktua mjekimi i përdorur nga pacientët, studimi i efektivitetit të ndërhyrjeve profilaktike me përdorimin e Allergoff® Spray do të vazhdojë në një grup më të madh pacientësh.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.