Skip to content
Home » Dermatiti atopik këshillat tona

Dermatiti atopik këshillat tona

Sot do të flasim për dermatitin atopik.

Dermatiti atopik është një manifestim inflamator i lëkurës i shkaktuar nga një ndryshim i shtresës hidrolipidike të barrierës epidermale. Shkaqet nuk dihen plotësisht, mendohet se ka një predispozicion familjar që lidhet me alteracione imunologjike.

Ky dermatit manifestohet periodikisht me periudha qetësie dhe periudha aktiviteti, nëpërmjet shfaqjes së xerozës së lëkurës (tharësi e tepërt e lëkurës), Likenifikimit (trashje e lëkurës) dhe lezioneve të lëkurës (flluska, ekzemë dhe ekskorime). Kruajtja ndonjëherë mund të bëhet aq intensive sa të çojë dhe në acarim më të madh të lëkurës.

Shumica e njerëzve me probleme të dermatitit preferojnë vetë-mjekimin.

Si mund ta trajtojmë dermatitin atopik?

  • Kortikosteroidet lokale, kremrat me bazë hidrokortizoni, mund të përdoren në fazën akute;
  • Hidratues dhe zbutës. Hidratimi është arma më efektive për të parandaluar dhe trajtuar dermatitin atopik. Në këtë mënyrë ka një reduktim të acarimit jofarmakologjik, një veprim qetësues, një ulje të tharjes së lëkurës dhe një veprim mbrojtës;
  • Nevojiten pastrues (larës) të butë, pa aromë;
  • Rroba me pëlhura (copa) hipoalergjike;
  • Prebiotikët dhe probiotikët. Studimet e fundit dëshmojnë për ndihmën e rëndësishme që japin këto suplemente në ribalancimin e sistemit imunitar dhe në përmirësimin e simptomave të dermatitit atopik.

Por është e nevojshme të shmangni:

  • Detergjentë klasikë që përmbajnë surfaktantë dhe parfume pasi mund të rrisin dehidratimin dhe të përkeqësojnë thatësinë e lëkurës;
  • Parfumet. Alkooli që përmbajnë parfumet e thajnë lëkurën dhe nxisin dehidratimin, ujërat e parfumuar janë shumë më të mirë;
  • Banjat e nxehta, të cilat mund ta thajnë lëkurën.

Këshilla më e rëndësishme dhe ndoshta edhe mënyra më e vështirë për t’a zbatuar është TË MOS E KRRUASH.

Nëse dermatiti vazhdon ose nëse subjekti është një fëmijë, këshillohet të kërkoni këshilla dhe ndihmë nga mjeku dermatolog ose pediatri për të përjashtuar praninë e infeksioneve dhe për të vlerësuar situatën, duke pasur parasysh moshën e vogël, dhe terapinë më të mirë medikamentoze.

Edhe për këtë javë stafi i Farmaceutika.org ju përshëndet dhe ju uron një të hënë të mbarë dhe një fillim të mbarë të javës dhe muajit.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.