Skip to content
Home » Skadenca e medikamenteve për fëmijë? Udhëzues i plotë për nënat e reja:

Skadenca e medikamenteve për fëmijë? Udhëzues i plotë për nënat e reja:

Si një nënë e mirë, kush e di sa herë keni menduar nëse një medikament që keni blerë për fëmijën tuaj mund te perdoret ende, ndoshta sepse është e Diel dhe të gjitha farmacitë afër shtëpisë tuaj janë të mbyllura.

Meqenëse dëshira e parë e çdo nëne të re është që e sapolindura të ndihet mirë në simptomat e para të një ftohjeje ose gripi, me siguri ndonjëherë jeni tunduar ti jepni atë shurup ose atë ilaç që e keni te ruajtur prej kohesh: Dijeni që në disa raste kjo është e mundur dhe nuk përben ndonjë rrezik për të voglin tuaj, në raste të tjera në vend të kësaj duke i dhënë fëmijës tuaj një medikament të skaduar ju vërtet rrezikoni të përballeni me probleme shumë më serioze. Prandaj, gjithmonë ndiqni me përpikëri skadimin e medikamenteve për fëmijë në mënyrë që të minimizoni të gjitha rreziqet.

 Kur medikamenti për fëmijë nuk duhet të përdoret më:

Data e skadimit e treguar në paketim i referohet barit ende të pahapur, ndërsa sapo e hapni rregullat ndryshojnë: për këtë arsye është e nevojshme që çdo nënë  të shënojë në kutinë e medikamentit, afër datës zyrtare të skadimit, edhe daten në të cilën u hap.

Në përgjithësi, përveç nëse tregohet ndryshe në paketim, për shurupet periudha e vlefshmërisë pas hapjes është rreth 2 muaj, për sa i përket pikave të syve jo me shume se 5-7 dite nga hapja, dhe fermenteve laktike rekomandohet të mos administrohet përtej 15/20 ditëve nga hapja. Të gjithë produktet me dozë të vetme , monodoze (pika per syte, shishka, klizma, aerosolet) nëse ruhen siç duhet, janë të vlefshme deri në datën e skadimit të treguar në paketim, por pasi të hapen, ato duhet të konsumohen menjëherë brenda 24 oreve (si dhe në rastin e shiringave dhe garzave sterile) .

Barnat në pluhur ose granula, nëse janë në një shishe qelqi, duhet të ruhen në një vend të freskët dhe të thatë dhe të konsumohen brenda një muaji, ndërsa pikat dhe sprayt për hundën ose fytin jo më vonë se 20 ditë.

Antibiotikët që duhet të rindërtohen me shtimin e ujit, si dhe të ruhen në frigorifer mund të përdoren vetëm për kohëzgjatjen e terapisë (zakonisht 7/10 ditë) ndërsa të gjitha mbetjet duhet të hidhen në një vend të përshtatshëm.

Kushtojini vëmendje edhe ruajtjes së medikamenteve:

Edhe ruajtja e saktë e ilaçeve, domethënë në një temperaturë jo shumë të lartë dhe larg dritës dhe lagështisë së tepërt, është e rëndësishme për të mbajtur permbajtjet e tyre të pandryshuara deri në datën e skadimit të treguar në paketim: në fakt, ruajtja e papërshtatshme rrezikon efektivitetin e përbërësve aktivë të barit, duke e bërë atë të padobishëm per terapine.

Eshtë mirë të dimë se në shumicën e rasteve një bar i ruajtur keq, edhe nëse humbet efektivitetin e tij, nuk përfshin rreziqe të veçanta për shëndetin e fëmijës suaj, përveç në rastin e disa familjeve të antibiotikëve efektet toksike të të cilave amplifikohen nga konsumimi pas datës së skadimit dhe / ose një produkti i ruajtur keq.

Nëse nuk e mbani mend datën në të cilën e hapet medikamentin për herë të parë ose keni dyshime për vlefshmërinë e tij, në shumë raste mjafton të vëzhgoni kushtet e paketimit dhe përmbajtjen brenda për të kuptuar nëse bari është ende i vlefshëm: ndonjë ndryshim i lehtë i përbërjes origjinale (për shembull një tabletë me ngjyre te perndryshuar ose një shurup qe është bërë me kokrra) mund të tregojë një ndotje të mundshme, kështu që, për shëndetin e foshnjës tuaj, më mirë të mos e rrezikoni me dhenien e tij. Për të shmangur praninë e mikrobeve dhe baktereve në shishe, këshillohet që të mos prekni asnjëherë grykën dhe pikatoren me dore për administrim, veçanërisht kur bëhet fjalë për produkte të tilla si pikat e syve që duhen mbajtur sterile.

Mënyra e duhur për të asgjësuar barnat e skaduara ose të ruajtura keq:

Të gjitha medikamentet, në shkallë të ndryshme, kanë një farë toksiciteti. Prandaj këshillohet që të hidhni të gjitha paketimet e ilaçeve tuaja, madje edhe ato që përdorni për fëmijën tuaj, në një mënyrë të përshtatshme, për të shmangur dëmtimin e mjedisit dhe njerëzve përreth jush. Kjo vlen jo vetëm për paketat e gatshme, por edhe për barnat e skaduara dhe të ruajtura keq, të cilat duhet t’i hidhni kur përmbajtja nuk ka mbaruar ende. Mënyra e saktë për të hedhur barnat, të përfunduara dhe të skaduara dhe / ose jo më të përdorshme, është heqja e mbështjellësit të jashtëm të letrës ose kartonit dhe vendosja e tyre në kontejnerë të veçantë që zakonisht gjenden në të gjitha farmacitë e vendit. Nga ana tjetër, mbështjellësit e jashtëm mund të hidhen në kosha letre ose plastike, në varësi të materialit të përdorur.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.