Skip to content
Home » A vuani nga hipotiroidizmi? Kemi disa këshilla për ju!

A vuani nga hipotiroidizmi? Kemi disa këshilla për ju!

Hipotiroidizmi është një gjendje e karakterizuar nga funksioni i reduktuar i tiroides. 

Mund të ndodhë në formë subklinike (më shumë laboratorike) ose klinike. 

Prevalenca e hipotiroidizmit primar është afërsisht 3,5/100 tek femrat dhe 0,6/100 tek meshkujt, më e lartë për formën subklinike, sidomos tek të moshuarit. 

Ekziston edhe një formë e lindur me prevalencë, një rast në çdo 2000-4000 lindje. 

Në këtë artikull ne të www.farmaceutika.org kemi mbledhur disa këshilla se si ta mbani atë nën kontroll dhe të ndihmoni veten përmes dietës. 

Testet diagnostike:

Diagnoza bëhet me dozën e hormoneve të tiroides, por mbi të gjitha me atë të TSH (duke marrë parasysh marrëdhëniet logaritmike që ekzistojnë me format e lira, në fakt është hormoni i parë që varion). 

Kryerja e një ekografie të qafës dhe marrja e antitrupave anti-tiroide përdoren për të përcaktuar diagnozën, kryesisht në format autoimune. 

Ndër shkaqet e hipotiroidizmit më të shpeshta janë format autoimune (Tiroidi i Hashimotos) dhe mungesa e rëndë e jodit. 

Gjëndra tiroide kërkon një konsum ditor të jodit prej 150 mcg / ditë për një të rritur, i cili në rast shtatzënie duhet të rritet në 200-250 mikrogram / ditë. 

Simptomat varen nga koha e fillimit të hipofunksionit të tiroides, në përgjithësi ai është i ngadaltë progresiv.

Simptomat më të shpeshta janë:

  • Astenia;
  • Përgjumje;
  • Kapsllëk;
  • Rritja e peshës trupore;
  • Intoleranca ndaj të ftohtit;
  • Lëkurë të thatë;
  • Ënjtje.

Simptomat mund ti keni të gjitha ose disa. Agresiviteti varet nga mosha. Kryesisht, simptomat shpesh mbivendosen me ato të moshës, duke vonuar diagnozën. 

Simptoma të tjera mund të jenë:

  • dhimbja dhe dobësia e muskujve, 
  • flokët më të brishtë dhe të thatë, 
  • ndryshimet e humorit, 
  • zvogëlimi i shprehjeve të fytyrës dhe të folurit të ngadaltë. 

Një fakt që shpesh shoqërohet me hipotiroidizëm është niveli i rritur i kolesterolit, i cili ndonjëherë mund të përfaqësojë shenjën e parë të hipofunksionit të tiroides, veçanërisht te të moshuarit. 

Kujdesi dhe dieta: 

Është një sëmundje që mund të trajtohet lehtësisht me përdorimin e terapisë zëvendësuese e cila konsiston në administrimin e hormonit tiroide (levotiroksinë) në forma të ndryshme farmaceutike (tableta, lëngje, pika, shurup). 

Dozimi bazohet në peshën trupore, zakonisht 1.1 / 1.2 mikrogram për kg. 

Kontrollet e mëvonshme, pasi të jetë arritur balancimk, mund të kryhen çdo vit.

Në pyetjen që shpesh herë bëhet. 

Nëse ekziston një dietë specifike dhe adekuate për hipotiroidizmin?

Përgjigja është se nuk ka një dietë tipike apo standarde, sepse sëmundja kontrollohet lehtësisht dhe trajtohet me hormone tiroide. 

Përdorimi i suplementeve të jodit, megjithëse i dobishëm në kushte të caktuara, nuk gjen një tregues të sigurt në mjekësinë zyrtare. 

Preferohet përdorimi i kripës së jodizuar ose dietave të pasura me jod (peshq , molusqe) sidomos gjatë shtatzënisë. 

Vitet e fundit, njëfarë rëndësie i është kushtuar edhe selenit (që gjendet në drithëra, peshk dhe mish), edhe pse të dhënat në literaturë janë të pakta dhe jo përfundimtare.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.