Home » 10 Këshilla për thonj të shëndetshëm:

10 Këshilla për thonj të shëndetshëm:

Thonjtë e duarve dhe këmbëve përbëhen nga shtresa të ndryshme të një proteine të fortë të quajtur keratin, e cila gjithashtu gjendet në flokë dhe lëkurë. Sinteza e keratinës ndodh duke filluar nga zona në bazë (nga ana në drejtim të dorës), e cila ndodhet nën kutikulën.

Ndërsa qelizat e reja rriten, ato të vjetrat ngurtësohen dhe kompaktohen dhe përfundimisht shtyhen përpara drejt majës së gishtit.

  • Thonjtë e duarve rriten rreth 3.5 mm në muaj,
  • Thonjtë e këmbëve rriten rreth 1.6 mm në muaj.

Qelizat, shumë të pasura me keratin (fibra proteinike gjithashtu të strukturuara nga minerale dhe vitamina) janë përgjegjëse për vetitë kimike-fizike të thonjve.

Thonj të brishtë:

Thonj qe keputen.

Pavarësisht ngurtësisë dhe fleksibilitetit që i karakterizojnë, thonjtë gjithashtu i nënshtrohen ndërlikimeve të llojeve të ndryshme.

Më e zakonshmja është dobësia , për shkak të mungesave ushqyese, stresit kimiko-fizik, traumës, infeksioneve, problemeve dermatologjike dhe sëmundjeve sistemike.

Cilido qoftë shkaku i brishtësisë së thonjve, është gjithmonë një ide e mirë të kontrolloni nëse dieta ushqimore juaja është në gjendje të kompensojë të gjitha kërkesat ushqyese.

Nevoja ushqimore:

Siç e thamë me lart, thonjtë përbëhen nga korneocite të vdekura të mbushura me keratin.

Kjo e fundit është një fibër peptide e përbërë kryesisht nga aminoacide squfuri. Sinteza dhe integriteti i zinxhirëve të proteinave garantohen gjithashtu nga prania e vitaminave dhe disa elementëve gjurmë.

Në veçanti, rezistenca dhe forca e thonjve sigurohen nga:

Aminoacidet thelbësore: Fenilalanina, valina, treonina, triptofani, izoleucina, metionina, histidina (për fëmijë), arginina, leucina dhe lizina.

Aminoacidet e squfurit: Metionina, cisteina, cistina, homocisteina dhe taurina.

NB: Cisteina dhe metionina luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm (kjo e fundit është gjithashtu thelbësore).

Vitamina: Retinol dhe ekuivalentë të tij (vit. A), tokoferol ose tokotrienol (vit. E), acid askorbik (vit. C) dhe piridoksinë ose piridoksal ose piridoksaminë (vit. B6).

Minerale: Hekur, zink, selen, bakër, fosfor, kalcium dhe silic.

Shtesat Ushqimore:

Shtesat orale të thonjve përmbajnë të gjitha lëndët ushqyese për të cilat organizmi ka nevojë, të vetme ose në formë të kombinuara.

Për të ndihmuar brishtësinë e thonjve, solucionet lokale janë gjithashtu në dispozicion për t’u aplikuar direkt në pllakën e thonjve. Ato përmbajnë kryesisht ujë, cistinë, lipide dhe disa aditivë.

Nuk ka asnjë produkt për kujdesin e thonjve që është në gjendje, vetë, t’ju japë thonj të shëndetshëm, por përmes këtyre këshillave të thjeshta që ne të Farmaceutika.org kemi mbledhur ju sigurojmë që thonjtë tuaj gjithmonë të duken sa më të shëndetshëm:

  1. Mos përdorni thonjtë tuaj si mjete pune. Për të parandaluar dëmtimin e thonjve, mos e përdorni atë për të gërvishtur, shtyrë ose ngacmuar.
  2. Mos kafshoni thonjtë (onikofagia) dhe mos e copëtoni/hani lëkurën (kutikulat). Këto zakone mund të dëmtojnë shtratin e thonjve. Edhe prerjet e vogla në anët e thonjve mund të lejojnë bakteret dhe kërpudhat të depërtojnë dhe të shkaktojnë infeksion (paronychia).
  3. Mbani thonjtë tuaj të thatë dhe të pastër, kjo do të parandalojë që bakteret, kërpudhat ose mikroorganizmat e tjerë të shumohen nën thonjtë tuaj. Pastroni thonjtë rregullisht dhe thajini duart dhe këmbët plotësisht pasi të keni bërë një banjë ose dush. Nëse duart tuaja qëndrojnë në kontakt me sapunë ose detergjentë për një kohë të gjatë, vishni doreza.
  4. Shkurtojini  thonjtë rregullisht. Prisni thonjtë pa i rrumbullakosur anët (për të parandaluar rritjen e tyre) dhe hiqni zonat e trashura. Përdorni gërshërë për manikyr dhe një limë për të limuar skajet. Eshtë më lehtë dhe më e sigurt ti prisni thonjtë pasi të keni larë ose pasi t’i keni lagur duart.
  5. Asnjëherë mos e hiqni lekurën, domethënë kutikulat rreth thonjve, sepse duke e bërë këtë ju hiqni pjesë të indeve jetësore; përkundrazi pritini ose limojini ato, me një kënd të lehtë të jashtëm.
  6. Vish këpucë të rehatshme. Këpucët që shtypin shumë gishtërinjtë tuaj ose i shtrëngojnë ato fort mund të bëjnë që thonjtë tuaj të dëmtojnë lëkurën përreth tyre.
  7. Hidratoni thonjtë tuaj shpesh. Thonjtë kanë nevojë për hidratim, ashtu si lëkura. Ndërsa vendosni kremin hidratues në duar, jepini pak edhe thonjve tuaj, padyshim pasi të keni hequr manikyrin.
  8. Mos anashkaloni asnjë problem. shkoni te mjeku për një kontroll; specialisti i thonjve është dermatologu.
  9. Kur thonjtë e këmbëve tuaja janë të trasha dhe të vështira për t’u prerë, zhytini këmbët në ujë të ngrohtë me kripë (një lugë çaji kripe për çdo litër ujë) për 5-10 minuta, pastaj vendosni një krem me bazë ​​ure-je. Kjo mënyrë do t’i zbusë duke i bërë më të lehtë për ti prerë.
  10. Mos vendosni thonj artificialë për të mbuluar ndonjë problem, kjo vetëm do ta përkeqësojë situatën; thonjtë artificialë nuk rekomandohen për njerëzit të prirur ndaj infeksioneve të kërpudhave ose me thonj të brishtë.