Skip to content
Home » Për të gjithë gjyshërit, gjithmonë dhe kudo!

Për të gjithë gjyshërit, gjithmonë dhe kudo!

Për të gjithë gjyshërit: për ata që janë me ne çdo ditë, për ata që do të bënin te pamunduren për të qenë por janë larg, dhe për ata që nuk janë më.

Ka nga ata që thonë se Shqiperia është e themeluar nga gjyshërit dhe me shumë gjasa ata thone një të vërtetë të madhe.

Në një vend me pak te ardhura si i yni, ku të bërit prindër është një ndërmarrje e mundimshme dhe e guximshme, ku për një grua dy linjat e testit pozitiv të shtatzënisë jo vetëm shënojnë fillimin e një jete të re, por shpesh edhe fundin e një jete ne pune ose karriere , të kesh gjyshër pranë vehtes është një burim i çmuar.

Të çmuar sepse gjyshërit e pranishëm do të jenë kujtime të pashlyeshme në kujtesën e fëmijëve tanë, të çmuara sepse më të dashurit e bebes do të kenë përfshirjen emocionale të një gjyshi, të çmuar sepse ato përfaqësojnë një lidhje të rëndësishme midis brezave, të çmuara edhe kur thonë disa fjalë shumë, sepse thuajse me siguri i thone për një qëllim të mirë.

E çmuar sepse në ekografine e parë ata shpesh përpiqen të fshehin emocionin, së bashku me keqardhjen për kohën që kalon e ne u rritem.

Të çmuar kur ata kanë taktin e jashtëzakonshëm të na shohin duke ëndërruar dhe duke mos bërë asgjë për të prishur ëndrrat tona, duke e ditur shumë mirë që realiteti nuk do të jetë gjithmonë siç e kishim imagjinuar.

Të çmuar kur pas lindjes ata e dinë që të bësh vend për një jetë të re është një pasazh që për një çift shpesh përfshin dhimbje, dhe ata na rikthejnë në një dimension të ri me ekuilibër dhe përvojë.

Shumë shpesh ne e marrim për të mirëqenë ndihmen e tyre, e cila bëhet një mbështetje për jetën tonë të përditshme, por e fundit për jetën tonë të mëparshme, pa e kuptuar se riorganizimi i familjes sonë të re nuk mund dhe nuk duhet ti peshojë ata që, në të mirë ose në të keq, tashmë kanë bërë pjesën e tyre në rritjen e fëmijëve të tyre dhe kanë të gjithë të drejtën për të menaxhuar jetën e tyre të përditshme: me pak fjalë, të kesh gjyshër në dispozicion nuk do të thotë të mbetesh fëmijë përgjithmonë.

Do të thotë të ndash gëzime dhe përgjegjësi të reja, mirënjohës për ndihmën që na kane dhënë, por duke pasur parasysh që ne mbetemi protagonistë, sepse kështu duhet të jetë.

Edhe pse gjatë gjithë kohës ata na bëjnë të nervozohemi, sepse na bëjnë të ndihemi të gjykuar, sepse kemi pak nga mendja e tyre, ose për shkak të gjerave te vogla te perditshme. Le të mos harrojmë se një ditë, nëse jemi me fat, ne do të jemi ne pozicionin e tyre. Dhe ndoshta do të buzëqeshim me kaq shumë diskutime, duke kujtuar ato ditë të lumtura me nostalgji qe i kishim prane.

Jete te gjate gjysherve!

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.