Skip to content
Home » Nauze dhe të vjella tek fëmijët: Shkaqet dhe trajtimi.

Nauze dhe të vjella tek fëmijët: Shkaqet dhe trajtimi.

A janë një simptomë e Covid-it? Të vjellat dhe nauze-ja në mbrëmje tek fëmijët?

  • Cilat janë shkaqet kryesore të të përzierave dhe të vjellave tek foshnja?
  • Çfarë duhet të bëni nëse fëmija i vogël ka të vjella?

Le të shohim disa metoda të mundshme dhe cilat barna rekomandohen.

Pse janë të përzierat dhe të vjellat: Shkaqet:

Janë simptoma shumë të zakonshme tek fëmijët, veçanërisht kur janë në kontakt me të tjerët, më së shpeshti shkaktohen nga një infeksion viral. “Ato mund të ndodhin në çdo stinë, por janë më të shpeshta në pranverë dhe verë, sepse ka viruse të shumta në qarkullim që mund të shkaktojnë simptoma të caktuara (shpesh së bashku me diarre), në veçanti rotavirusin”.

Në çdo rast, këto janë simptoma shumë të përgjithshme dhe për këtë arsye mund të jenë shenjë e shumë sëmundjeve të tjera, si sëmundja e makinës , intoleranca ushqimore, apendesiti ,sëmundja celiake. 

Ndonjëherë, sidomos në moshën shkollore, ata gjithashtu mund të fshehin një shqetësim psikologjik, për shembull me shokët e klasës ose në shkollë (veçanërisht nëse çrregullimi zhduket gjatë fundjavës ose gjatë pushimeve), si dhe mund të jetë e përshtatshme për të tërhequr vëmendjen e prindërit.

Varet mbi të gjitha nga mosha e fëmijës! 

  • Nëse fëmija është i vogël, pra peshon më pak se 5-10 kilogramë, por gjendja e tij e përgjithshme është e mirë, nuk është e nevojshme të konsultoheni me mjekun, por është mirë të luftohet menjëherë dehidratimi, i cili është rreziku kryesor që lidhet me të vjellat, duke i dhënë fëmijës solucione rihidratuese të pasura me kripëra minerale, si kalium dhe klorur natriumi, të cilat mund të blihen në farmaci lehtësisht, janë në trajtën e paketave të cilat treten me ujë dhe foshnjës mund tja jepni me biberon ose lugë-lugë. 
  • Nëse fëmija është më i madh, është më e vështirë për të , që të vuajë nga dehidratimi dhe në këtë rast mjafton të përdoren po të njëjtat por duke i dhënë të pijë me gllënjka të vogla, duke i ofruar ushqime të lehta dhe në sasi të vogla në të njëjtën kohë, pa e detyruar që ai të hajë ose të mbarojë gjellën të gjithën nëse nuk e dëshiron.
  • Nëse, gjendja e përgjithshme e fëmijës nuk duket e mirë, fëmija duket më pak i gjallë dhe i përgjumur, është më mirë të kontaktoni pediatrin. 

Të përzierat dhe të vjellat mund të shkaktojnë një ndryshim të metabolizmit të yndyrave dhe të shkaktojnë shfaqjen e të ashtuquajturit aceton (aciditet), i cili i jep frymës (gojës) dhe urinës erën e saj karakteristike. Për ta eliminuar, mjafton t’i jepni fëmijës pije me sheqer, si çaj kamomili ose thjesht ujë dhe sheqer.

A mund të përdoren barna kundër të vjellave?

Ka edhe ilaçe kundër të vjellave, si metoklopramid, por “duhen përdorur vetëm nëse simptomat janë shumë të rënda dhe vetëm nëse rekomandohen nga pediatri, sepse mund të shkaktojnë efekte anësore edhe të rëndësishme”. 

Të vjellat tek fëmijët dhe Covid-19?!

Tek fëmijët, simptomat e infeksionit me COVID-19 mund të jenë të lehta, madje mungojnë ose mund të shfaqen:

  • Kollë;
  • Temperaturë;
  • Dhiimbje të fytit;
  • Simptoma gastrointestinale, të tilla si të vjella dhe diarre.

Në këtë rast nëse ndodh mirë është të konsultoheni me mjekun pediatër. 

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.