Skip to content
Home » METALET E RËNDA DHE DEPRESIONI:

METALET E RËNDA DHE DEPRESIONI:

Dr. Alban Hysenaj, Mjek Ortoped. Spitali Universitar i Traumes

Shpesh herë një nga shkaktarët e depresionit dhe jo vetëm) janë metalet e rënda.
Dikush mund të ketë një familje të dashur, punën e ëndërrave, një shtëpi të bukur dhe është i vetëdijshëm për këto. Megjithatë, një hije e errët trishtimi rëndon mbi këtë jetë ideale. Ai ndihet ndryshe, i trishtuar, nuk është më vetvetja dhe duket sikur i mungon diçka. Ky lloj depresioni vjen nga toksinat dhe jo nga tekat.
Si pasojë e jetës moderne, me kalimin e kohës,në organizëm akumulohen metalet e rënda toksike, si mërkuri, alumin dhe bakër. Për shembull, peshku ton dhe frutat e detit, shpesh përmbajnë mërkur.

Kanaçet e pijeve të gazuara janë prej alumini. Me siguri, edhe tubacionet që sjellin ujin në rubinetin e çezmës janë prej bakri, pa përmendur fluorin, nënprodukt toksik i aluminit.
Këto metale depozitohen zakonisht në një zonë të trurit pranë talamusit, gjendrës pineale, hipofizës dhe hipotalamusit. Në rast se mjedisi është acid dhe kombinohet me një dietë të pasur me yndyrë dhe proteina, metalet do të fillojnë të oksidohen, duke kontaminuar qelizat cerebrale dhe kufizuar aktivitetin e impulseve nervore. Ky fenomen që ndodh, mund të jetë origjina e një depresioni, që shfaqet krejt papritur te një person.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.