Skip to content
Home » Lindja e Bebit, kthimi ne shtepi…!

Lindja e Bebit, kthimi ne shtepi…!

Bebi ne shtepi postpartum

Me daljen nga materniteti duket qe akoma nuk ndihemi gati per tu kujdesur per krijesen qe sollem ne jete, mirepo jane disa veprime qe nje nene e re i ka mesuar vetvetiu ose duke pare nenen, motrat etj.

Zakonisht,  në maternitet por edhe në shtëpi lehona është e rrethuar ose nga personeli  mjekësor ose nga njerëzit e afërt . Shpesh herë janë këta persona që  i ndërrojnë panolinën fëmijës, që e pastrojnë apo i rrijnë afër kur ajo e  ushqen. Është mirë që të gjitha këto veprime ju të mësoni t’i bëni vetë dhe  ende pa dalë nga materniteti, sepse këshillat do t’i merrni nga mjeku.  

Atëherë kur do t`ju duhet të merrni një vendim, mbani gjithmonë në  mend se jeni ju prindërit që merrni përgjegjësitë për rritjen e fëmijës suaj.  Udhëhiquni gjithmonë nga mirëkuptimi, por mos lejoni asnjë, sidomos,  gjyshet e gjyshërit, hallat dhe tezet, të vendosen midis jush dhe fëmijës  suaj, me pretekstin e përvojës. 

ÇFARË DUHET TË DISH  SAPO KE SHKELUR NË  SHTËPI ME BEBIN?

Si ta mbajmë në krahë?

Sa herë që e merrni në krahë një  fëmijë te sapolindur, është shumë e rëndësishme  që t’i mbahet koka e fiksuar. Fëmija nuk ka një kontroll të mirë të  kokës. Lëvizjet e menjëhershme  dhe të vrullshme të kokës mund të  shoqërohen me dëmtimin e fëmijës. Prandaj sa herë që e merrni  në krahë fëmijën, duhet t’i kaloni  njërën dorë nën qafë, në mënyrë që  ta mbani të mbështetur mirë kokën  në duart tuaja. 

Ajri:

Ajri i dhomës duhet të pastrohet 3-4 herë në ditë, prandaj dritaret duhet të hapen të paktën 1  orë në ditë. Gjatë dimrit, mjedisi  i dhomës duhet të lëngështohet.  Për këtë mund të përdoren disa  avullues të posaçëm elektrikë; kjo  mund të realizohet edhe me mjete  më të thjeshta, si për shembull  peshqirë të lagur që vendosen mbi  kalorifer. 

Nuk këshillohet të mbahen në  shtëpi lule për zbukurim, akuariume dhe në mënyrë të veçantë nuk  duhet të pihet duhan në dhomat e  bebit. Fëmija vërtet nuk duhet të  mbahet i veçuar nga bota, por edhe  nuk mund të rrijë në një mjedis  që ka shumë zhurmë e rrëmujë të  madhe. 

Si ta pastrojmë fëmijën ?

• Fëmija duhet të ndërrohet krejtësisht të paktën një herë në  ditë dhe duhet t’i ndërrohet  panolina shpesh (i porsalinduri  urinon gati çdo ½ ore pas ditës  së 2-3-të të jetës). 

• Panolina duhet të kontrollohet  para dhe pas ushqyerjes, nëse  është pis apo jo (i porsalinduri  del jashtë zakonisht pas çdo  ushqyerjeje) 

• Fëmija duhet të ndërrohet sa  herë që del jashtë. 

• Fëmija duhet të lahet me ujë  të rrjedhshëm dhe të bollshëm.  Nuk janë të këshillueshme letrat pastruese të lagura deri në  fund të muajit të parë, si dhe sa  herë që fëmija skuqet. 

• Tek bebet femra kini kujdes gjatë  pastrimit të fëmijës: gjithmonë  lajeni fëmijën nga përpara prapa; në fillim duhet të lahen  organet gjenitale, pastaj anusi  (vendi nga del jashtëqitja). Kjo  bëhet për te shmangur ndotjen  me mikrobe dhe infeksionet e  rrugëve urinare dhe vaginës. 

• Duhet të pastrohen me kujdes  palat e trupit (rrëza e sqetullës,  palat e kofshëve), sepse mund  të infektohen më lehtë. 

• Fëmija mund të lahet edhe pa  rënë kërthiza, por në këtë rast  duhet të tregohet kujdes që ajo  të thahet dhe të bëhet gjithmonë  me alkol. 

Pas larjes është e këshillueshme  të lyhet fëmija me vaj bebesh  ose krem të lëngët. Mos për dorni pudër ose krem të fortë,  sepse nuk thithen nga lëkura.  Ato pengojnë ajrosjen normale  të lëkurës dhe bëhen shkak për  infeksione të lëkurës. 

• Mos harroni të lyeni edhe kokën  me vaj dhe t’i krihni me furçë  flokët e kokën (përmirësohet  qarkullimi i gjakut në kafkën e  kokës).  

Te bebet djem vetëm pastrojeni organin genital te fëmijës, pa qenë nevoja  ta tërhiqni atë. 

Skuqjet në zonën e panolinës:

Panolina përvec pjesëve të pambukta ka dhe përmbajtje plastike.  Këto lëndë dobësojnë cilësitë  mbrojtëse të lëkurës duke shkaktuar skuqje. 

Kujdesi per femijen

Çfarë të bëjmë?

  • Në fillim përdorim pomadën  me vitaminë A dhe E, ose pomaden qe na ka keshilluar mjeku. Sidoqoftë, edhe atëherë kur zona  e skuqur është e pakët, fëmija  duhet të ndërrohet me pelena të  pambukta.  
  • Fëmija duhet të ndërrohet dhe  lahet shpesh. Problem është se si  të sillemi gjatë natës, ose gjatë shëtitjeve të fëmijës, kur edhe  mundësitë për ta ndërruar fëmijën janë më të pakta. Në këtë  rast mundet që fëmija të mbahet me panolinën e gatshme. 
  • Banjat e fëmijës këshillohen të  bëhen me një sapun neutral ose shampo neutrale (me  ph neutral, për shembull me sapun të Marseilles ose Johnson)  dhe shpëlarja e fundit e fëmijës  këshillohet të bëhet me ujë te paster te ngrohte .  
  • Edhe rrobat e fëmijës duhet  të lahen me sapun neutral dhe  shpëlarja duhet të bëhet duke  shtuar pak uthull. 
  • Nëse për 3 ditë skuqjet nuk  shërohen, atëherë duhet të  drejtoheni tek mjeku i fëmijës  suaj. 

Çfarë nuk duhet të bëjmë?

• Të përdorim panolinat plastike për sa kohë fëmija është i  skuqur 

• Të përdorim ilaçe vetëm si pas mendimit tonë ose sipas  këshillave të njerezve jo kompetente.

• Të përdorim një pomadë që  përmban kortizon 

• Të përdorim niseshte mbi plagë

• Të përdorim vaj ulliri ose çfarë dolloj pomade tjetër të pakëshilluar nga mjeku 

Mund të qëllojë që pas një shërimi të përkohshëm, të ndenjurat  e fëmijës të skuqen përsëri. Nuk  ka ndonjë gjë për t`u çuditur dhe  as për t’u shqetësuar. Ndërkaq  përsërisni nga e para përkujdesjet  e përshkruara më sipër. 

Si ta veshim? 

Fëmija ndihet keq po qe se vishet  më shumë apo më pak se sa duhet.  Edhe në këtë rast duhet të luftohet  me shumë paragjykime.  

• Kini parasysh: fëmijët duhet të  vishen aq trashë sa jeni veshur  ju vetë.  

• Kujdes! Duhet që të ndiqni këtë  rregull në mënyrë shumë të  rreptë, sepse prirja është gjithmonë që fëmija të vishet më  shumë se sa duhet.

Mbani në  mendje që fëmija nuk djersin si  i rrituri, për këtë arsye ai nuk  është në gjendje të rregullojë  temperaturën e tij trupore me  anë të djersës. Kjo do të thotë  që fëmijët nuk duhet të vishen  trashë. Pra kini parasysh se  në dimër nuk duhet të vishen  shumë trashë dhe në verë është  e mjaftueshme panolina dhe një body pambuku.  

• Në vend që ta vishni me një  rrobë të trashë, visheni me dy të  lehta; kështu do të keni mundë si ta hiqni njerën kur ndjeni se  bëhet vapë.  

Si duhet të jetë bluza që prek  trupin (në lëkurë) e bebit?

Rrobat që bien në kontakt me lë kurën e bebit duhet të jenë prej  pambuku ose përzierje me fijesin tetike kundër alergjive. Leshi nuk  duhet të jetë asnjëherë në kontakt  me mishin, sepse shkakton skuqje  të lëkurës së fëmijës të vogël.  Edhe rrobat që janë nga brenda  pambuk dhe nga jashtë lesh, nuk  janë të këshillueshme, sepse po  ashtu mund të shkaktojnë skuqje  të lëkurës në vendin e kontaktit.  Nga ana tjetër leshi ka vetinë të  shkaktojë alergji. 

Kur mund të fillohen shëtitjet?

Me fëmijën mund të dilet menjë herë. Sidoqoftë duhet të kalojnë  disa ditë nga lindja, sepse fëmijës  i duhet njëfarë kohe për t`u përshtatur me kushtet dhe ndryshimet  e mjedisit jashtë barkut të nënës.  Shëtitjet janë të dobishme si për  nënën, ashtu edhe për fëmijën. 

Kur dilni shëtitje, duhet të shmangen pjesët e qytetit që kanë shumë  lëvizje, në mënyrë të veçantë ato  me lëvizje makinash ose me ndotje  të lartë të atmosferës. Janë të pa dobishme kufizimet në orare, që për gjithësisht janë zakone popullore.

Për të lëvizur lehtësisht së bashku,  edhe kur rrugët nuk janë shumë të  mira, ju ndihmon xhepi i kangurit  (marsupi). Përdorimi i tij është i  dobishëm. Mund të përdoret qysh  nga dita e parë e jetës. Jo vetëm  është i rehatshëm dhe lehtëson  lëvizjet e të rriturit, por mbi të  gjitha forcon lidhjen e nënës me  fëmijën. E vetmja gjë që duhet  mbajtur parasysh është se duhet të  përkojë me peshën e fëmijës. Sa  herë që fëmija shëtitet me marsup,  duhet të kihet parasysh që të mbahet gjithmonë koka e fëmijës. 

Ilaçet dhe vitaminat:

Fëmijët e lindur në kohë të vet dhe  që ushqehen me gji, normalisht  nuk kanë nevojë për shtesa vitami nash. Vetem marrja e vitaminës D duhet te diskutohet me mjekun neonat për  këta fëmijë, veçanërisht në ven din tonë, ku ditët me diell janë të  shumta gjatë vitit. 

Ndryshe duhet të sillemi kur fëmi ja ka lindur para kohe, por në këtë  rast gjithmonë duhet të këshillohe ni me mjekun tuaj. (Një vitaminë  që mungon është vitamina K.) 

Kur përdoren pomadat (për shembull pomada me Vitaminë A +  E), duhet të lyejmë vetëm pjesët e skuqura dhe jo të gjithë trupin,  sepse pengojnë “frymëmarrjen”  dhe funksione të tjera të lëkurës.  

Çfarë ilaçesh të mbajmë në shtëpi?

• Tretësirë fiziologjike NaCl për hundët 

• Pomada A+E ose pomade tjeter te keshilluar nga mjeku per lyerjen e bebit.

• Paracetamol supost ose shurup, per dozimin dhe menyren e dhenies duhet te keshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj  

Asnjëherë mos përdorni medikamente pa  pyetur më parë mjekun tuaj. 

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.