Skip to content
Home » Covid19: Vaksina monodoze nga Johnson & Johnson e autorizuar në SH.B.A!

Covid19: Vaksina monodoze nga Johnson & Johnson e autorizuar në SH.B.A!

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar përdorimin emergjent të vaksinës me dozë të vetme të Johnson & Johnson. Eshtë vaksina e tretë e Covid e aprovuar në Shtetet e Bashkuara pas Pfizer-BioNTech dhe Moderna. Një dozë e vetme e vaksinës Johnson & Johnson ofron mbrojtje 85% ndaj formave më të rënda të Covid-19.

Johnson & Johnson’s është vaksina e parë me dozë të vetme që licencohet, ndryshe nga të tjerët e aprovuar deri më tani që përfshijnë dy injeksione. Për më tepër, mund të ruhet në temperatura të frigoriferit, midis 2 dhe 8 gradë.

Johnson & Johnson ka garantuar prodhimin e 100 milion dozave në SH.B.A. deri në Qershor, nga të cilat 20 milion deri në fund të Marsit. Më 16 shkurt, kompania farmaceutike gjithashtu kërkoi autorizimin nga EMA për përdorimin e vaksinave të saj në Evropë.

100 milion doza për SH.B.A. do të shtojnë 600 milion që Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë zotuar deri në fund të korrikut. Në përgjithësi, do të kishte doza të mjaftueshme për të mbuluar çdo amerikan të rritur. Vaksina Johnson & Johnson ka treguar se ka 72% efikasitet në provat klinike në SH.B.A.

Joe Biden përshëndet me entuziazëm autorizimin e FDA-së për vaksinën me dozë të vetme Johnson & Johnson, por u bën thirrje Amerikanëve që “të mos lejojnë që tju bie vigjilenca”. Presidenti amerikan thekson se “nuk mund të mendojmë se fitorja kundër virusit është e pashmangshme”.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.