Home » Cila është koha më e mirë e ditës për të marrë suplemente me vitaminë D?

Cila është koha më e mirë e ditës për të marrë suplemente me vitaminë D?

Ky studim i ri zbulon se si të merret siç duhet suplementi i vitaminës D që të marrim përfitimet maksimale. 

Vitamina D është një element thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Fatkeqësisht, shumë prej nesh nuk e marrin mjaftueshëm atë: arsyeja për këtë është se burimet dietike të vitaminës D janë të rralla në natyrë. 

Për shembull, një porcion salmon siguron rreth 447 IU, një filxhan qumësht i pasuruar vetëm 100 IU, dhe një tas me kos vetëm 86 IU – të gjitha sasitë janë të pamjaftueshme për të mbuluar kërkesat tona ditore për vitaminë.

Sigurisht, rrezet e diellit përfaqësojnë një burim të vitaminës D për trupin tonë, por ka shumë disavantazhe që lidhen me këtë ‘marrje’: para së gjithash, dielli nuk është gjithmonë aty, kështu që marrja nuk mund të jetë konstante; 

Për më tepër, ekspozimi në diell mund të jetë i dëmshëm për lëkurën tonë nëse ajo nuk mbrohet në mënyrë adekuate me krem ​​kundër diellit (i cili, për fat të keq, pengon përthithjen e vitaminës).

Kjo është arsyeja pse mjekët rekomandojnë shumë shpesh marrjen e një suplementi ushqimor me bazë vitaminën D. 

Por si ta merrni suplementin në mënyrë korrekte për të përfituar sa më shumë prej tij? 

Sipas ekspertëve, kjo vitaminë përthithet më mirë nga trupi ynë kur merret në kombinim me ushqime që përmbajnë yndyrë (si avokado ose vaj ulliri): prandaj marrja e suplementit me stomakun bosh sigurisht nuk është një ide e mirë.

Megjithatë, nëse suplementi tashmë përmban yndyrë në formulimin e tij (rast i rrallë por i mundshëm), kjo mund të merret edhe mes vakteve: prandaj është mirë që gjithmonë të lexojmë me kujdes etiketën e barit që do të konsumojmë, për të kontrolluar nëse suplementi përmban një përqindje yndyre ose vaji për të lehtësuar përthithjen e tij.

Por a është e vërtetë që mungesa e vitaminës D komprometon cilësinë e gjumit tonë? 

Shkemca duket ende e pasigurt në këtë pikë. 

Deri më tani, disa studime kanë treguar se vitamina D është e përfshirë në procesin e prodhimit të melatoninës, hormonit që rregullon ritmin cirkadian dhe fazat e gjumit;

Duket gjithashtu se mungesa e këtij elementi është përgjegjëse për një gjumë të shkurtër dhe të shqetësuar, por nevojiten studime të mëtejshme në këtë drejtim për të vërtetuar lidhjen efektive midis vitaminës D dhe gjumit.