Skip to content
Home » Rehabilitimi fizik tek pacientet post covid-19: Flet dr. Dorian Meta

Rehabilitimi fizik tek pacientet post covid-19: Flet dr. Dorian Meta

Dorian Meta, pedagog / specialist i rehabilitimit  dhe traumave

Studimet e kryera në dy problemet paraprake të COVID  kanë evidentuar pas SARS-CoV në 2002, Kinë  dhe MERS-CoV 2012 në Arabinë Saudite fokolare që  paraqesin modele me prevalencë të sulmit ndaj indit respirator polmonar nga ku lindin edhe komplimacione serioze deri në rrezikshmërinë e jetës së pacientit. Pas polmonitit nga COVID-19 mundet të jenë të shpeshta dhe me një rëndësi të vecantë fibrozat polmonare me ndryshime permanente të funksionit respirator dhe përkeqësimin e BPCO  ( Bronco Pneumoni Obstruktive). Me eliminimin e fazës kritike të patologjisë, mbeten shqetësime në lidhje me organet e tjera si:

  • Reduktimi i funksionit polmonar si pasojë e rënies së kapacitetit ventilator
  • Kohë e gjatë e të ndënjurit në shtrat
  • Humbje të peshës trupore si dhe reduktim të tonusit dhe masës muskulare
  • Deficit të sferës emotive dhe konjitive

Tipologjia e pacientit Post-covid 19 

Pacientët Covid-19 të cilët e kanë kaluar fazën akute të sulmit viral diferencohen në tre kategori

  • Asintomatikët të cilët kanë kalur në ambientet e shtëpisë periudhën e infeksionit
  • Të shtruar në repartet e patologjive infective ose në pavionet e pneumologjisë të cilët kanë dalur nga spitali me deficite të ulta respiratore dhe lokomore
  • Të shtruarit në terapinë intensive, të intubuar me respirator mekanik dhe të nxjerrë nga spitali me deficite motore, respiratore dhe neurologjike

Përcaktimi i ndryshëm i këtyre situacioneve  vjen si pasojë e niveleve të tjera në  kompromentimit respirator të atij motor nga ku duhet mirë formuluar rrugëtimi rehabilitativ. Pjesa më e madhe e pacientëve që janë shëruar nga COVID-19 vazhdojnë të kenë prezencën e shenjave dhe simptomave të problemeve organike të ardhura nga sulmi viral. Intensitet janë diferente sipas individëve. 

Në tabelën e mëposhtëme evidentohen problemet më të shpeshta:

1. Simptomat më të shpeshta të paceintëve Post-COVID-19
2. Vështirësi në Deambulim ( edhe në distance të shkurta)
3. Vështirësi për të lëvizur në krevat
4. Vështirësi për të ndënjur ulur me kohë të gjatë
5. Vështirësi për tu ngritur dhe ndënjur në këmbë
6. Vështirësi në lëvizje edhe në ambiente më distancë të shkurtë
7. Asteni e fortë
8. Dhimbje muskulare dhe artikulare
9. Përceptim I rëndomë ndaj lodhjes
10. Vertigo
11. Dispne nga sforco e moderuar
12.Dekubitues
13.Debules muskulare
16.Kapsllëk
15.Ankth/depresion
16.Dizorientim dhe konfuzion mendor

Në fazat e rekuperimit të post polmonitit si pasojë e COVI-19 rëndesa respiratore sjell vështirësi edhe në egzekutimin e Aktiviteteve Normale Të Ditës. Kjo shtohët si problematikë sidomos kur bëhet fjalë për pacientët e moshës së tretë, ndaj të cilëve rritet ngarkesa e simptomave post COVID-19. Sipas disa studimeve të kryera në nivel ndërkombëtar ka rezultuar që SARS-cov2 mundet të ndikoj në nivel të Sistemit Nervor Qëndror duke përkeqësuar kapacitetet konjitive sidomos tek moshat e treta. Ja përse rekuperimi ndaj COVID-19 kërkon ndërhyrjen e një Team multidisiplinor që të jenë ekspert të fushës respiratore të asaj motore rehabilitative dhe asaj neurologjike.  Mundet të përdoren strumenta të ndryshëm vlerësimi ndaj këtyre pacientëve sikurse  RPE ( Rating of Perceived Exertion) të Borg, përmes këtij tesi vlerësohet sforcoja e perceptuar gjatë një stërvitjeje ose ushtimeve rehabilitative.  BBS ( Berg Balance) vlerëson ekulibrin përmes të cilit zhvillohen aktivitet funksionale rehabilitative. Këto shkalla kanë funksione të ndryshme të kapaciteteve fizike të pacientëve post COVID-19. Vlerësojnë lodhjen e perceptuar përgjatë sforcos së një aktiviteti, dispnenë në impaktin që ka për stilin e jetesës, ekulibrin dhe rriskun për rrëzime si dhe kapacitetin funksional përmes të cilit do zhvillohen ushtrimet rehabilitative.  Obiektivi kryesor në lidhje me COVID-19 është në fushën e aparatit respriator dhe atij muskular, pasi këta janë më të prekurit I pari si sulm direkt I virusit dhe I dyti si pasojë e imobilizimit të zgjatur. Arsye për të cilën, njëherë të kaluar infeksioni duhet sa më shpejtë të kontaktojmë me fizoiterapistin apo fiziatrin për të filluar rehabilitimin fizik.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.