Skip to content
Home » TENDINOSINOVITI “DE QUERVIAN”: Cfare eshte? Flet Dr. Alban Hysenaj

TENDINOSINOVITI “DE QUERVIAN”: Cfare eshte? Flet Dr. Alban Hysenaj

Dr. Alban Hysenaj, Kirurg Ortoped prane Spitali Universitar te Traumes

Tendinosinoviti “De Quervian” shfaqet kur tendinat dhe mbështjellëset  e tyre të gishtit të madh inflamohen. Inflamimi I tyre, mund të shkaktoj dhimbje dhe ndjeshmëri të rritur përgjatë gishtit të madh afër kycit të dorës

ANATOMIA
Dy tendinat kryesore të gishtit të madh kalojnë përgjatë një tuneli që lokalizohet sipër kyçit të dorës. Tendinat janë struktura që lidhin muskulin me kockën. Ata mbështillen nga një shtresë e hollë që quhet sinovia. Sinovia lejon tendinat të rrëshkasin lehtësisht përgjatë tunelit fibrotik sipër kyçit të dorës. Inflamimi I tendinave dhe trashja e tunelit fibrotik, rezulton në rritje te dhimbjes në lëvizjet e gishtit dhe kyçit të dorës.

SHKAKTARËT
Shkaktari kryesor ndodh nga përdorimi i tepërt. Gjithashtu ka një lidhje me shtatzaninë dhe sëmundjen reumatizmale. Shfaqet kryesisht në gratë e moshës së mesme.

SIMPTOMAT
•       Dhimbja ndihet përgjatë gishtit të madh në nivel të kyçit të dorës. Kjo është simptoma kryesore, Dhimbja shfaqet gradualisht ose menjëherë. Shtohet kur dora dhe gishti ështe në lëvizje.
•       E enjtura po përgjatë gishtit të madh në nivel të kyçit të dorës.
•       Dhimbja dhe e enjtura mund të vështirësojne lëvizjen e gishtit të madh dhe kyçit.

Tendinosinoviti “De Quervian”

EKZAMINIMI DIAGNOSTIKUES
Testi i Finkelshtenit – Mbledhja e gishtit të madh me gishtat e tjerë të dorës dhe shtyrja e kyçit të dorës nga poshtë, drejt gishtit të vogël. Në tendinosinovitin “De Quervian” ky test është tejet i dhimbshëm.

TRAJTIMI
Qëllimi i trajtimit është lirimi i dhimbjes të shkaktuar nga irritimi dhe e enjtura.
Trajtimi jo-kirurgjikal
•       Imobilizim me suport ortopedik me gisht, që gishti të pushoi.
•       Medikamente anti-inflamatore josteroide nga goja.
•       Shmangia e aktiviteteve që shkaktojnë dhimbje dhe enjtje.
•       Injeksion me kortikosteroid në nivel te tunelit fibrotik që redukton dhimbjen dhe të enjturën deri në 70% të rasteve.
Trajtimi kirurgjikal
Kirurgjia rekomandohet kur simptomat nuk përmirësohen. Qëllimi i trajtimit kirurgjikal është çlirimi i tunelit fibrotik duke e prerë dhe në këtë mënyrë tendinat mund të lëvizin lirisht pa dhimbje.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.