Skip to content
Home » Si të parandaloni dëmtimin nga drita blu ne lekure:

Si të parandaloni dëmtimin nga drita blu ne lekure:

drita blu ne lekure

Ka shumë debate për problemet e shkaktuara nga drita blu dhe dëmet që mund të shkaktoje në lëkurë dhe sy.

Para se të flasim për dritën blu, është e rëndësishme të dini se valët elektromagnetike ndahen sipas gjatësisë së valës: ajo që shohim varion nga 380 nm dhe 780 nm dhe është pjesë e të ashtuquajturit “spektri i dukshëm”.

  • Të gjithë e dimë tashme shumë mirë që valët ultraviolet, ato që emetohen kryesisht nga dielli, ato mund të shkaktojnë dëme në lëkurë dhe sy. Për këtë arsye gjithmonë përdoret për të mbrojtur veten duke mbajtur syze dielli dhe duke përdorur krem ​​dielli me faktor mbrojtes.
  • Drita blu emetohet nga dielli dhe nga të gjitha pajisjet teknologjike si psh: smartphonet, tabletat, PC, televizioni dhe ekranet LED.
  • Studime të shumta dhe të fundit kanë demonstruar rrezikun e dritës blu për lëkurën, shkaku i plakjes së parakohshme të lëkurës, pasi depërton thellë në derme duke shkaktuar zhvillimin e radikaleve të lira dhe makulopatitë e syve.
  • Drita blu gjithashtu është përcaktuar “e keqja e shekullit 21”, pikërisht sepse është rritur përdorimi i tepruar i pajisjeve teknologjike veçanërisht tek të rinjte.
  • Nga disa hulumtime del se secili prej nesh ka të paktën 4 pajisje që përdorin më shumë ose më pak në ditë për të paktën 6 orë në ditë: të rinjtë janë padyshim më të prekurit, të cilët vlerësohet se kontrollojnë telefonët e tyre mesatarisht 150 herë në ditë
Drita blu
  • Kjo çoi në një llogaritje mjaft shqetësuese: të kalosh katër ditëduke punuar tetë orë para një kompjuteri, ju ekspozon në të njëjtën sasi energjie si 20 minuta në diellin e mesditës.
  • Nëse mendoni se shtatë minuta ekspozim në diell ne orën 13:00 është e mjaftueshme për të nxitur një nxirje të shpejtë të lëkurës,  mbase është e nevojshme të filloni t’i bëni vetes disa pyetje se si të mbrojmë lëkurën tonë.

 Mbroni lëkurën dhe sytë nga dëmtimi i dritës blu!

Në lidhje me mbrojtjen e lëkurës, ekziston vetëm një lloj parandalimi i mundshëm:

Përdorni një krem ​​mbrojtës me faktor SPF ne cdo kohe!

Perdorimi i një emulsioni mbrojtës hidratues për fytyrën me acid hialuronik  dhe SPF , mbrojtje e cila është një faktor kyç për mirëqenien e lëkurës.

Një mbrojtje kundër stresit dixhital në nivelin e syrit është përdorimi i suplementeve  per syte.

Komponentët e ketyre suplementeve mund të jenë të dobishëm në mbështetjen e fokusit të imazheve, në kundërvënien e veprimit oksidues të radikalëve të lira dhe kështu parandalimin proceset degjenerative të indeve të syrit.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.