Skip to content
Home » Shqetësoheni për celulitin? 5 Mite për t’u dhënë fund dyshimeve.

Shqetësoheni për celulitin? 5 Mite për t’u dhënë fund dyshimeve.

celuliti

Nga: Vinela Gjata

Do të dëshironim të fillonim duke bërë të qartë një gjë: nëse në trupin tuaj keni celulit, nuk jeni vetëm! Celuliti është një gjendje shumë e zakonshme që prek pothuajse gati 90% të grave në një moment gjatë jetës së tyre. Celuliti mund të jetë i pranishëm dhe në trupat e burrave gjithashtu por në një përqindje më të vogël e shkak për këtë është struktura e kolagjenit, proteinës kryesore të indit lidhor pasi ka një strukturë të ndërlidhur dhe jo pamjen e një gardhi si tek femrat. Kështu, kjo strukturë tek meshkujt e mban dhjamin më mirë.

Megjithatë, ka ende shumë informacione të rreme që qarkullojnë rreth shkaqeve të celulitit, si ta heqim qafe sa më parë, të cilën, nuk duhet ta ndjeni të nevojshme ta bëni gjithsesi. Ashtu si strijat dhe vijat e holla, celuliti është një gjendje krejtësisht normale e lëkurës. 

Nuk jeni e bindur? Lexoni ndërsa zbërthejmë disa mite të zakonshme rreth celulitit dhe eksploroni disa nga trajtimet më të fundit për t’ju ndihmuar të kuptoni dhe përqafoni gropëzat tuaja.

Së pari, çfarë është celuliti?

Celuliti është një lloj indi dhjamor i cili fillon nën sipërfaqen e lëkurës, ku shiritat fibrozë të quajtur septa gjenden pingul me lëkurën. Në thelb, fijet fibroze lidhin lëkurën me muskulin themelor, duke mbajtur yndyrën në vend. Ndërsa qelizat dhjamore grumbullohen dhe shtyhen lart kundër lëkurës, indi lidhor tërhiqet, duke krijuar atë pamje të gërmuar, zakonisht në vithe, kofshë, fund të barkut dhe madje edhe në krahë. 

Miti 1: Vetëm njerëzit me mbipeshë kanë celulit.

  • Disa faktorë mund të shkaktojnë celulit, por BMI e vetme nuk është njëri prej tyre. Hormonet, gjenetika, tekstura dhe struktura e lëkurës, gjinia dhe mënyra e jetesës mund të luajnë të gjitha një rol në atë se si shfaqet celuliti në trupin tuaj. Edhe atletët profesionistë kanë celulit në trupin e tyre!
  • Dhe ndërsa pothuajse çdo grua ka celulit, ai mund të duket më i theksuar tek disa. Kjo sepse estrogjeni luan një rol të madh, sidomos në një lëkurë të hollë në përgjithësi (krahasuar me atë të një burri), kështu që është më lehtë për celulitin të shfaqet. Plus, ndërsa gratë plaken, trupat fillojnë të prodhojnë më pak estrogjen, i cili mund të rezultojë në qarkullim më të dobët dhe ulje të prodhimit të kolagjenit, së bashku me prishjen e indit lidhës të vjetër.

Miti 2: Ushtrimet kardio kurojne celulitin.

  • Po, stërvitjet kardio si vrapimi dhe kërcimi me litar mund të ndihmojnë në largimin e qelizave dhjamore, të cilat nga ana tjetër mund të zvogëlojnë shfaqjen e lëkurës së zbehtë, por nuk do ta heqin qafe atë. Për të ndihmuar në zbutjen e lëkurës tuaj përmes ushtrimeve, duhet të kombinoni aktivitetin aerobik me trajnimin e forces fizike. Kjo do të forcojë dhe tonifikojë muskujt tuaj për një pamje më të ngushtë, të tendosur, duke e bërë celulitin të behet më pak i dukshëm. 
Duajeni vehten tuaj pavaresisht peshes trupore

Miti 3: Humbja e peshës do të zhduke celulitin.

  • Janë qelizat dhjamore të fryra nën lëkurë midis atyre brezave fibroze ato që mund të kontribuojnë në shfaqjen e lëkurës me gropëza. Pra, në teori, më pak qeliza yndyrore do të nënkuptojë më pak celulit. Edhe pse nganjëherë lirimi i lëkurës që ndodh me humbjen e peshës në të vërtetë mund të përkeqësojë pamjen e lëkurës, nese beni nje jete sedentare. Kjo është arsyeja pse një formë e trajnimit të forcës fizike rekomandohet kur përpiqeni të zvogëloni shfaqjen e celulitit, sepse ndihmon lëkurën tuaj të rimarrë një farë elasticiteti. Kështu qe ne te Farmaceutika.org  ju sugjerojme të konsumoni një dietë të shëndetshme të pasur me fruta dhe perime dhe proteina pasi është më e mira për formimin e kolagjenit. 

Miti 4: Liposuction është përgjigjja.

  • Kjo procedurë e thithjes së dhjamit në të vërtetë mund të përkeqësojë pamjen e celulitit tuaj sepse mund të bëjë shpërndarjen e yndyrës në trupin tuaj më të pabarabartë, duke rezultuar në më shumë gunga dhe gropëza. Plus, vjen me një kosto shumë të lartë.

Miti 5: Kremrat fiksues mund të zvogëlojnë celulitin.

  • Për fat të keq, nuk ka asnjë ilaç magjik në treg për të zhdukur celulitin – pavarësisht nga çfarë mund të thotë ndonjë etiketë produkti. Megjithëse, ndërsa nuk ka një trajtim lokal pa recetë që mund të heqë qafe përgjithmonë celulitin, provat klinike kanë treguar se produktet që përmbajnë retinol mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës. Kjo sepse bëhet e mundur trashja e lëkurës, e cila mund të ndihmojë në uljen e pamjes së lëkurës së zbehtë me kalimin e kohës. 

A ka ndonjë trajtim efektiv për celulitin? 

Edhe nëse e pranoni plotësisht trupin tuaj ashtu si është, përsëri mund të dëshironi të “zhdukni” disa nga ato gungat dhe gropëzat që ju shfaqen gjatë viteve në lëkurë. Në mënyrë që të trajtoni celulitin dhe të ndiheni rehat me trupin tuaj, duhet të sigurohuni të konsultoheni me një dermatolog ose kirurg kozmetik për opsionet tuaja më të mira. Dhe mos harroni të pyesni për efektet anësore, ndërlikimet, kohën e rikuperimit, rezultatet e pritura (dhe sa procedura do të nevojiten për të marrë ato rezultate) dhe koston. 

Lexo edhe… https://www.farmaceutika.org/a-funksionojne-me-te-vertete-dietat-detox/

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.