Skip to content
Home » Semundjet Pulmonare Obstruktive Kronike, (SPOK-u): Flet dr. Silvana Sadria

Semundjet Pulmonare Obstruktive Kronike, (SPOK-u): Flet dr. Silvana Sadria

Dr. Silvana Sadria, Mjeke Pneumologe prane Dispancerise se Sëmundjeve të Mushkërive, Tiranë

Ҫfarë duhet të dimë për sёmundjen pulmonare obstruktive kronike(SPOK-un), diagnostikimi dhe trajtimi

Sëmundja  Pulmonare  Obstruktive  Kronike  (SPOK,COPD) është  një  sëmundje (patologji) që prek mushkëritë, sëmundje kjo e cila mund të parandalohet.

SPOK-u  karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm  ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve  ajrore. Ky obstruksion  zakonisht  është  progresiv  dhe  shoqërohet me një  përgjigje  inflamatore  jo normale kronike  të mushkërive  kundrejt  grimcave  të  pluhurit  dhe/ose  gazeve  si p.sh: dioksodi i karbonit  që gjendet  në ajrin  e ambientit që na rrethon. SPOK-u  është  shkaktari  i tretë  i vdekjeve në  të  gjithë  botën  dhe  i dyti  që akuzohet  për invaliditet të plotë të këtyre pacientëve.

Në  2010  janë  raportuar mbi  tre milionë vdekje  në botë nga  kjo  sëmundje. Në  Shqipëri  kjo  patologji  nënvlerësohet, por studimet  tregojnë  që vendi  ynë  ka  një prevalencë  të  lartë  të  SPOK-ut, afërsisht  5-6% të popullatës.

SPOK-u / Duhanpirja

Shkaktarët:

Duhanpirja  është  shkaku  kryesor dhe  më i zakonshëm që çon në shfaqjen e kësaj sëmundje. Njihen  edhe  faktorë  të tjerë  ndër  të  cilët  mund të përmendim: ndotjen e ambientit, defiçitet e α1-antitripsinës, mosha, dieta ushqimore  dhe mungesa e lëvizjes (imobiliteti).

Shenjat  dhe simptomat:

Simptomat më  të shpeshta të kësaj sëmundje janë kollë kronike  me sekrecione  dhe  vështirësi në frymëmarrje, simptoma këto të cilat janë më të shfaqura  gjatë ecjes (efortit). Kategoria më e prekur  më  tepër janë meshkujt duhanpirës  > 40 vjec , por kohët e fundit po shtohet edhe numri  i  femrave  me SPOK  si rrjedhojë dhe kjo më së shumti si pasojë  e  duhanit.

SPOK

Diagnostikimi:

Për të diagnostikuar këtë sëmundje kryhet ekzaminimi që  quhet  Spirometri  me provën  me  bronkodilatatore. Ҫdo person, mashkull  apo femër, mbi moshën 40 vjeç, duhanpirës, me ose  pa  ankesa, i rekomandohet që të kryejë këtë egzaminim. Nëse pacienti diagnostikohet me SPOK duhet të përcaktohet grada e sëmundjes të cilat janë të stadifikuara në Grada A,B,C,D (Stadi  i I,II,III,IV).

Trajtimi:

Në varësi  të gradës (Stadit) në të cilën stadifikohet sëmundja përcaktohet edhe plani i mjekimit. Grada e parë nuk kërkon mjekim të vazhdueshëm, por vetëm në rast se pacienti ka ankesa atëherë mund të rekomandoj ndonjë mjekim, ndërsa për të trajtuar gradat e tjera të sëmundjes kërkohet mjekim më i gjatë.

Mjekimi ka për qëllim frenimin e sëmundjes. Sëmundja e SPOK-ut shoqërohet me ndërlikime të shumta të tilla si: kardiake ,endokrinologjike, muskulare, deri në invalidizim të plotë të pacientit.

Vizitat e hershme tek mjeku dhe mjekimi i duhur ne kohen e duhur parandalon avancimin e semundjes.

Sëmundja obstruktive kronike: Përfshin emfizemën, bronkitin kronik, astmën, bronkiektazia. Sëmundja obstruktive kronike është zakonisht rezultat i pirjes të duhanit.

Emfizema:

Shkatërrim i mureve alveolare, zmadhim i hapësirave alveolare, pakësim i sipërfaqes të difuzionit. Duhani është shkaktari numër një për shfaqjen e emfizemës. Mungesa e alfa-1-antitripsinës është një shkak tjetër i emfizemës (Emfizemë Panacinare). Simptomat: hipoksihiperventilim, gjoksi si fuçi, pakësim i tingujve mushkërorë, frymëmarrje me buzët e mbledhura. Grafia e gjoksit: zmadhim i mushkërive, pakësim i vijëzimeve mushkërore, shtim i ajrit, ulje e diafragmës. Diagnoza: vendoset klinikisht.

Bronkiti kronik:

Përkufizohet si prodhim gëlbaze në shumicën e ditëve për të paktën 3 muaj, për të paktën 2 vjet njëri pas tjetrit. Simptomat = hipoksihiperventilim, pakësim i tingujve mushkërorë. Hipoksia është më e theksuar pör dallim me emfizemën. Hipertension pulmonar, zmadhim i ventrikulit të djathtë, fryrje e venave të qafëshepatomegali. Diagnoza: vendoset klinikisht, konfirmohet me biopsi; në biopsi shihet rritje e indeksit Reid (shtresa e gjendrave zë të paktën gjysmën e trashësisë të murit bronkial).

Astma:

Hipereaktivitet i bronkeve, bronkongushtim i rikthyeshëm si pasojë e tkurrjes të muskulaturës të lëmuar bronkiale duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Simptomat : Dispne episodike, zhurma karakteristike fishkëlluese në frymënxjerrje; bronkodilatorët i përmirësojnë ose i zhdukin këto zhurma. Astma bronkiale shkaktohet prej faktorëve fiziologjikë dhe se stresi social psikologjik nuk është shkaktar i drejtëpërdrejtë. Megjithatë stresi psikologjik apo reagime emocionale të tilla si frika, zemërimi mund të keqësojnë një gjëndje asmatike.

Bronkiektazia:

Zgjerim anormal i bronkioleve, shpesh si pasojë e fibrozës cistikeinfeksioneve kronike, ose obstruksioneve (nga ndonjë tumor, etj). Simptomat:erë e keqe e frymëmarrjes,  sputum purulent, hemoptiziRadiologjia: bronket e zgjeruara duken si shina hekurudhe me grafi të pulmonare. Në CT të mushkërive shihen zgjerimet e bronkeve. Menyra e diagnostifikimit:: radiologjikisht dhe klinikisht.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.