Skip to content
Home » Pse rrjedh gjak nga hundët?

Pse rrjedh gjak nga hundët?

keshilla shendeti farmaceutika.org

Nga: Vinela Gjata

Të zgjohesh teksa gjen gjak në jastëk ose fytyrë, mund të jetë një përvojë e frikshme. Por edhe pse të tilla, rrjedhjet e gjakut nga hundët natën, janë rrallë herë serioze.

Ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit tuaj, hunda gjakoset kur i ushtrohet një forcë e jashtme ose irritohet nga vetë ju. Mukoza e hundës tuaj ka shumë të ngjarë të rrjedh gjak, sepse është e veshur me shumë enë të brishta gjaku që shtrihen shumë afër sipërfaqes.

Kjo është arsyeja pse edhe dëmtimet më të vogla në hundë, mund të shkaktojnë shumë gjakderdhje (epistaksis). Gjakderdhjet nga hundët që ndodhin një herë në një kohë, zakonisht nuk janë serioze, por nëse përjetoni shpesh gjakderdhje nga hunda, mund të keni një problem që mjeku juaj duhet ta kontrollojë me patjetër. 

Shkaqet e rrjedhjeve të hundës gjatë natës janë të njëjta me ato të rrjedhjes së hundës gjatë ditës. Këtu, keni një përmbledhje të faktorëve që mund të bëjnë që hunda juaj të rrjedhë gjak natën dhe si t’i parandaloni ato.

Arteriola qe ndodhen ne mukozen e hundes
  1. Thatësia

Një numër i konsiderueshëm faktorësh mund të thajnë mukozën e hundës, duke përfshirë këtu mungesat ushqyese. Ashtu si lëkura juaj çahet dhe gjakoset kur është e thatë, edhe flagrat tuaja të hundës irritohen dhe rrjedhin gjak kur ato thahen gjithashtu.

Këtu, ndikon dhe klima në të cilën jetoni gjithashtu. Ju keni më shumë të ngjarë të përjetoni gjakderdhje nga hunda gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Ngrohja e shtëpisë tuaj thith lagështi nga ajri, ku ajri i thatë dehidraton mukozën e hundës, duke e lënë këtë të fundit të çarë dhe të rrjedh gjak. Të jetuarit në një klimë të thatë gjatë gjithë vitit ka të njëjtin efekt në hundën tuaj.

Çfarë mund të bëni:

  • Ndizni një lagështues (pajisje për të mbajtur atmosferën të lagësht) në dhomën tuaj të gjumit gjatë natës, veçanërisht gjatë muajve të dimrit. 
  • Përdorni një spraj me ujë të kripur për hundën para gjumit për të mbajtur të lagësht mukusin e saj.
  • Aplikoni një krem si vazelina ose ndonjë një pomadë antibiotik si Neosporin në pjesën e brendshme të hundës me një tampon pambuku.
  • Kruajtja e hundës
Pastrimi i hundes me tampon te paster

Kruajtja e hundës është një nga shkaqet më të zakonshme të epistaksit. Pavarësisht nëse ju ose fëmija juaj e bëni në formë antistresi apo në mënyrë të pavetëdijshme gjatë kohës që flini, ju mund ta dëmtoni hundën tuaj sa herë që fusni gishtin. Maja e thoit tuaj mund të ngacmojë enët delikate të gjakut që ndodhen pikërisht nën sipërfaqen e hundës tuaj.

Çfarë mund të bëni:

  • Për të shmangur kruajtjen, mbani afër shtratit tuaj facoleta ose shami të pastër në mënyrë që të mund t’i shfryni hundët.
  • Nëse e ngacmoni hundën me gishta teksa flini, vishni një palë doreza që të mos mund të vendosni direkt gishtin në hundë.
  • Lani duart sa herë që kruani hundën. Të ngriturit nga shtrati çdo herë, do t’ju detyrojë t’i kushtoni vëmendje këtij vesi. Pastaj nëse do kruani hundën sërish, gishtat do të jenë të pastër dhe ka më pak të ngjarë të fusin baktere në ndonjë plagë.
  • Ju duhet të shkurtoni gjatësinë e thonjëve tuaj kështu që, nëse kruani hundën, do të keni më pak gjasa të dëmtoni veten.
  • Alergjitë

Të njëjtat alergji që shkaktojnë nuhatje, teshtitje dhe lotim të syve, mund të bëjnë që hunda juaj të rrjedh gjak gjithashtu. Alergjitë shkaktojnë gjakderdhje të hundës në disa mënyra të ndryshme:

  • Të tështiturat dhe shfryrja e hundëve në mënyrë të përsëritur mund të çajnë enët e gjakut brenda.
  • Spërkatjet steroide të hundës dhe ilaçet e tjera që përdorni për të trajtuar simptomat e alergjisë thajnë pjesën e brendshme të mukozës së hundës.

Çfarë mund të bëni:

  • Mundohuni të mos i shfryni hundët me shumë forcë. 
  • Përdorni facoleta që përmbajnë krem ​​hidratues për të mos acaruar më tej hundën.
  • Pyesni alergologun tuaj për një alternativë ndaj sprajit steroid të hundës. Spërkatjet me solucion fiziologjik mund të ndihmojnë gjithashtu në pastrimin e kongjestionit pa tharë mukozën e hundës.
  • Mundohuni të shmangni shkaktarët tuaj të alergjisë, të tilla si poleni, myku ose zbokthi i kafshëve shtëpiake.
  • Infeksioni
Infeksionet e sinuseve

Infeksionet e sinusit, ftohjet dhe infeksione të tjera të frymëmarrjes mund të dëmtojnë mukozën e ndjeshme të hundës. Përfundimisht, hunda juaj mund të irritohet aq sa të hapet dhe të rrjedhë gjak. Shfryrja e shpeshtë e hundëve shumë kur keni një infeksion mund të shkaktojë gjakderdhje nga hunda gjithashtu.

Shenjat e tjera që keni një infeksion përfshijnë:

  • hundë me sekrecione të lëngshme
  • teshtima
  • kollitje
  • dhimbje të fytit
  • ethe
  • dhembje
  • të dridhura

Çfarë mund të bëni:

  • Përdorni një spraj me solucion fiziologjik për hundën ose merrni frymë me avull nga një dush i nxehtë për të pastruar mbingarkesën nga sekrecionet.
  • Pini shumë lëngje për të çliruar mukusin në hundë dhe gjoks.
  • Bëni shumë pushim për t’ju ndihmuar të ndiheni më mirë më shpejt.
  • Nëse mjeku juaj thotë se keni një infeksion bakterial, mund t’ju duhet të merrni antibiotikë për ta pastruar atë.

Këshilla të tjera për menaxhimin e gjakderdhjes nga hunda

Pozicioni i duhur gjate gjakderdhjes

  1. Qëndroni ulur ose në këmbë me kokën e përkulur para mbi një enë.
  2. Shtypni flagrat e hundës me gishtin tregues dhe të madhe për rreth 10 minuta. Gjatë kësaj kohe mundohuni të mos e ngrini kokën.
  3. Pas 10 minutash, hiqeni gradualisht shtypjen mbi enët që rrjedhin gjak.
  4. Fshini me kujdes gojën dhe hundën me një fasho të pastër, të lagur me ujë të vakët.
  5. Evitoni shfryrjen e hundëve për të paktën 4 orë pas ndalimit të hemoragjisë.

Nëse hunda juaj vazhdon të rrjedh gjak pas 30 minutash, ose nëse nuk jeni në gjendje të ndaloni gjakderdhjen, shkoni në një qendër urgjence ose të kujdesit urgjent.

Kur të vizitoni mjekun tuaj

Ju duhet të bëni një vizitë te mjeku juaj nëse përjetoni rrjedhje të gjakut nga hunda më shumë se një herë në javë ose nëse është e vështirë të ndalet.

Telefononi urgjencën nëse:

  • Keni shumë gjak, ose problem ta ndaloni gjakderdhjen brenda 30 minutash.
  • Jeni bërë i zbehtë, i trullosur ose i lodhur gjatë gjakderdhjes.
  • Gjakderdhja nga hunda ju filloi pas një dëmtimi ose operacioni.
  • Keni simptoma të tjera, të tilla si dhimbje gjoksi.
  • Është e vështirë për ju të merrni frymë gjatë një gjakderdhje nga hunda.

Shumë rrallë, rrjedhjet e hundëve gjatë natës shkaktohen nga një gjendje më serioze e quajtur telangiektazia hemorragjike (HHT). Kjo sëmundje e trashëguar ju bën të përjetoni rrjedhje të gjakut më lehtë dhe më shpesh. 

Sasia e gjakut që rrjedh nga hunda e një përsoni me HHT është shumë e madhe. Një shenjë tjetër e HHT janë edhe pikat e kuqe në fytyrën ose duart tuaja. Këto quhen telangiektazi. Nëse i keni këto simptoma, vizitoni mjekun tuaj për një diagnozë më specifike.

Lexo edhe:

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.