Ka shumë produkte për kujdesin e rrobave në raftet e supermarketeve. Detergjentë,zbutës rrobash, pastrues të njollave … por në shumicën e rasteve këto janë produkte të dëmshëm për mjedisin.
Eshtë e mundur të bëhet pa to duke i zëvendësuar me produkte natyrale dhe ekologjike.
Detergjentët dhe zbutësit e rrobave në dispozicion në treg janë produkte nga të cilët absolutisht duhet të shpëtoni. Por çfarë mund të bëhet për të parandaluar që peshqiri te mos bëhet shumë i ashpër? Në realitet, gjithçka varet nga fortesia e ujit te rubinetit.
Uji i fortë ose gëlqeror është uji që përmban shumë minerale të kalciumit dhe magnezit. Kjo gje shkakton peshqir dhe rroba me të ashpra dhe të ngurta por gjithashtu zvogëlon efektivitetin e detergjentit.
Për të shmangur këtë fenomen, ekzistojn nje zgjidhje: Te krijoni një zbutës natyral dhe të biodegradueshëm te shtëpisë në 100%.
Të gjitha gjërat e domosdoshme qe nevojiten:
- Uthull e bardhë: e bën ujin më pak të fortë.
- Acid citrik (limontos) : për veprimin e tij të shkrirjes.
- Vajra thelbësorë: pastrimi dhe parfumimi.
Praktikisht:
Uthulla e bardhë e holluar është një zbutës i shkëlqyeshëm i rrobave (shmangni uthullën e pastër, e cila mund të sulmojë elasticitetin e rrobave tuaja). Mënyra më e thjeshtë është përgatitja e tretësirës më parë në një shishe: 2⁄3 uthull në 1⁄3 ujë (+ ndoshta disa pika vaj esencial sipas zgjedhjes suaj).
Në të njëjtën mënyrë mund të përgatisni edhe një aromë shtëpie!
Receta 1:
Zbutës me vajra esenciale
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle sodë buke;
- 150 ml uthull E bardhë;
- 250 ml ujë;
- 20 pika vaj esencial sipas zgjedhjes suaj (limoni, livando, pishe, eukalipi etj…)
HAPI 1: Hidhni ujin dhe sodën e bukës në një shishe. Tundenk shishen për të përzier mirë sodën e bukës.
HAPI 2: Shtoni uthullën shumë avash (vëmendje, shkuma qe perftohet do ulet gradualisht), pastaj shtoni vajin esencial.
HAPI 3: Tundeni shishen para çdo përdorimi. Hidhni ekuivalentin e 2 lugë zbutës në vëndin e veçantë të lavatriçes.
Një përbërës tjetër që mund të përdoret në vend të zbutësit të rrobave është acidi citrik ose limontosi. Acidi citrik ka avantazhin e të qenit efektiv edhe në temperatura të ulëta, kështu që është ideal për larje në 30 ° C (por është gjithashtu perfekt për temperatura më të larta). Ju mund të përgatisni vetë formulën tuaj te zbutesit .
Receta 2:
Zbutës special për larje me temperaturë të ulët:
Përbërësit:
- 125 g acid citrik;
- 350 ml ujë të demineralizuar;
- 20 pika vaj esencial sipas zgjedhjes suaj (limoni,livando, pishe, eukalipt, etj…)
HAPI 1: Tretni acidin citrik në ujë. Shtoni vajin esencial dhe hidheni në një shishe me një gyp.
HAPI 2: Tundeni shishen para çdo përdorimi. Hidhni 2 lugë të përgatitjes në vendin e zbutësit të rrobave para çdo larjeje.
Receta te thjeshta se shpejti ne www.farmaceutika.org